
Shkëlzen Berisha drejt burgut, ortaku i Diverolit zbardh detaje nga pazaret që bënë me djalin e ish-kryeministrit për trafikun e armëve në Gërdec, ja si u manipulua stema kineze në fishekët dhe kush merrej me paketimin municionit

21 janari, SPAK shpall moskompetencë për kallëzimet, zbardhet lëvizja e minutave të fundit

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Politikanë, repriza e një krize në rininë shqiptare!

Shkruar nga Gjon Neçaj 6 Dhjetor 2022

Të rinjtë shqiptarë të shkolluar brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase politike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Ky obsesion me frikën e rënies i vë shoqëritë në një kurs përplasjeje me projektin europian. Në Hungari, për shembull, perceptimi i një krize të dyfishtë, emigracioni dhe ulja e nivelit të lindjeve, u shndërrua politikisht nga Viktor Orban, në një refuzim të politikës evropiane të migracionit. Montaigne dhe Terra Nova kërkojnë një qasje më të kthjelltë ndaj realitetit migrator në Europë, e cila mund të përqendrohet në dimensionin e rrjeteve sociale. Një mënyrë për të ç’dramatizuar një temë gjithnjë e më shpërthyese. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të japë ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e vendit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshimeve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane, është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në post-diktaturë, e vazhdon ende aktualisht. Shembulli më tipik është janë partitë opozita, të cilat me projektoren e shablloneve shterpe të stigmatizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në Parlament ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit, etj. Në sistemet demokratike grupet e caktuar shoqërore e kryesisht ato të përcaktuara politike, programet që shpalosin në zgjedhjet elektorale, përcaktojnë ndryshimet pozitive të elektoratit, e ata sigurisht i besojnë katërcipërisht se fushatat zhvillohen në kahjen pozitive të mirëqenies së sovranit, për të qenë një shoqëri e civilizuar po se po, por veçanërisht në nivelet ekonomike të Europës, ku synojmë të arrijmë. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Mendojmë se koha e ndryshimeve të lidershipit politik, duhet të jetë në kohezion me përshtatshmërinë e ndryshimeve social-politike. Sovrani kërkon që në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit të ardhshëm t’i kenë vëth në vesh të metat dhe gabimet e së kaluarës. Ato po u përsëritën, ndëshkimi do jetë i patjetërsueshëm. Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë me zor e Maqedonisë së sotme, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë.
Më të lexuarat


Autonomia Spitalore, një goditje kundër kujdesit mjekësor cilësor në spitalet publike

Albanofobia ballkanike

Në çmendinën e çmendurive...

Morali i politikës dhe morali i shqiptarit duhen kuptuar mirë nga ju, politikanë !

“Superpuna”, superfshesa dhe pastrimi i Kosovës!

Drejtësia e sotme e dështuar, duhet referendumi i Berishës për të korrigjuar!

Tashmë, shpresat e ardhjes në pushtet janë tek e dashura e zhgënjyer e McGonigal!

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Kur përpiqen të të kryqëzojnë...

Basha, McGonigal, ish-Sigurimi i Shtetit dhe “tollovia” 32-vjeçare!
