BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politikanë sharlatanë dhe opinionistë pehlivanë

Politikanë sharlatanë dhe opinionistë pehlivanë

Në sofrën shqiptare në këto 30 vjet gjullurdi, që shumëkush e quan “demokraci”, kemi parë e dëgjuar parodistët politikanë, sharlatanë dhe opinionistë pehlivanë, që s’na janë shqitur, i shohim, të ngjitur si rrodhe çdo ditë në shtypin e shkruar dhe në ekran. Janë këto dy komunitete, që kanë pushtuar median e shkruar dhe atë televizive, dy vemje që i janë ngjitur popullit në qafë për gati 30 vjet dhe s’po i shqiten nga trupi i rraskapitur, grabitur, plaçkitur, sfilitur dhe tronditur, deri në gen. Gdhihemi e ngrysemi, me ato fytyra dhe me gjestikulacionet e tyre të pështira, saqë popullit i ka ndryshuar zëri dhe ngjyra. Populli, nxin dhe psherëtin, por në horizont nuk sheh shpëtim. Politikanët dhe opinionistët, këto qenie “simpatike”, luajnë role komike, për të siguruar karrige. Akuzojnë e shajnë njëri-tjetrin, si të rinjtë dhe të vjetrit, firmosin në të njëjtën letër. Emrat i kanë PS, PD, LSI, e të tjera turli, që mos t’i hanë me sy, bëjnë sikur ndryshojnë si parti, por dhe pse falen në kishë e xhami, besojnë tek e njëjta “perëndi”: te paraja; qoftë letër, monedhë apo flori, varet çfarë çojnë në shtëpi dhe flasin për ndershmëri. Të gjithë janë të korruptuar, në vite njëri-tjetrin duke akuzuar, por asnjëri nuk është dënuar, kjo specie e mallkuar. Kanë vjedhur apo s’kanë vjedhur, për t’i vërtetuar s’ka nevojë, kush dyshon, luksin e tyre të shikojë, në dashtë t’i besojë apo mos t’i besojë, këtu flasin faktet, jo fjalët gojë më gojë. Janë mbytur deri në grykë me prona, para e pasuri, me toka, me vila e me shtëpi, që fundin askush nuk ja di. Fëmijët e tyre dhe pse janë të mbuluar me vese, studiojnë në shkolla të huaja e kanë biznese. Kanë vjedhur a s’kanë vjedhur, kanë mbledhur, a kanë derdhur, shqiptarët s’janë të rrjedhur, drejtësia duhej t’i kishte “tredhur”, se Shqipërinë e kanë pjerdhur. Deri dje kanë ngrënë bukë me domate, sot ngrysen të varfër e gdhihen me vila e pallate, pasurohen brenda një nate. Të gjithë kanë vjedhur, kush më shumë e kush më pak, këtë e di mirë dhe i shenjti “SPAK”, por mjafton të hetojë e mos t’i verë kapak. Populli, gjithë horrllëqet politikanëve jua di, flet për ditë në rrugë, në media në shtëpi, por se dëgjon njeri, beson vetëm te Amerika, se do verë drejtësi. Gjatë, shumë gjatë po lëngon Shqipëria, ka humbur besimi, ka humbur drejtësia. Të katër pushtetet janë korruptuar, asnjërit s’është më për t’i besuar, se këto 30 vjet e kanë vërtetuar, se janë zhytur me këmbë e me duar, dje të varfër, sot të pasuruar. Janë pasuruar të majtë e të djathtë, bëjnë shou, sikur njëri-tjetrit i hedhin baltë. Ditën në Parlament e në media lozin ping-pong, nata të dy palët në një sofër i bashkon, edhe pse populli flet, kurrkush se beson, s’duan të dinë, nuk u bëhet vonë. Të dy palët njëri-tjetrin akuzojnë, për afera që të turbullojnë dhe opinionistët sipas përkatësisë partiake i komentojnë, me dy porta luajnë, që t’i justifikojnë dhe dalin hapur në krah të partisë që do mbrojnë. Edhe pse janë bërë në sytë e popullit qesharak, nuk kanë moral, s’u bën përshtypje aspak, hanë së bashku në një çanak. Shumë krime numërohen, për çdo ditë pa pritur shtohen, kriminelët nuk dënohen, gjykohen dhe lëshohen, kështu s’ka si të frenohen. Gjykatës e prokurorë, janë bërë si desh përçorë, kanë varur këtë këmborë, e i thonë këmbës dorë, njëri hajdut e tjetri horr. S’doli një burrë shteti t’i dalë zot vatanit, por dhe sot janë të freskëta vargjet e Ali Asllanit, “hani pini dhe rrëmbeni”, por popullin pse e gënjeni, me thërrime e me premtime, bëni zgjedhje, bëni votime dhe nga krundet dalin hime, pillni korrupsion e krime, kini shpëtuar për qime. E ka thënë bukur Aliu: “Hani pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepa mbushni arka, të pa brekë ju gjeti dreka, milionerë ju gjeti darka”, dhe pse është mbushur barka, me euro, dollar e marka, s’po vete te i zoti haka. Të pabrekët shqiptarë, dje të varfër e pa bukë, sot janë bërë pronarë, ca kopukë e dallkaukë, që vjedhja s'ju ka duk. Deputet e pushtetarë, juristë edhe gazetarë, ca të mençur e ca të marrë, ca të larë ca të pa larë, nuk di nga ç’strofkë kanë dalë, popullin në qafë e kanë marrë, kush e mbolli këtë farë? Mallkimin e ka në varr. Ca delenxhinj deputetë, që kanë vënë shumë shëndet, ndërgjegjja ata si vret, po kush do i bëjë synet? Se drejtësia ka tret. Parlamenti është i madh, s’mund t’i fusim në një vath, se ka deputet të aftë e të zgjuar, idealistë e të përkushtuar, por në një mjedis të kontaminuar, ata ndihen të dështuar. Urojmë që në Parlamentin e ri, të kemi një deputet për çdo shtëpi, çdo fshat nga një ministri, që të mos na hanë me sy, urojmë që në ministri, të ketë ministër çdo parti, çoban me dhen e me dhi, që të kalojë 101. Ne vuajmë për mentë e kokës, jemi bërë gazi i botës, duke sharë njëri-tjetrin, si të riun dhe të vjetrin dhe kur vijnë në pushtet, njëri pret e tjetri vret. Shqipëria për ibret, drejt humnerës po rrëshqet, kockë e lëkurë është tret, duam bota të na ndreq, punët venë keq e më keq, më për zi e më për dreq, i ziu popull ç'po heq, mallkojnë të rinj e pleq. Çuditen dhe ndërkombëtarët, se si sillen shqiptarët, pozitë edhe opozitë, njëri fol e tjetri pritë,  njëri-tjetrit i nxjerrin sytë, tregohen shumë të liq, sikur të jenë armiq. Dalin ca opozitarë, batakçinj e kokë tharë, rërën na e shesin për farë, na shfaqen si shpëtimtarë. U njohim o të marrë, këtu keni qenë dhe më parë, pushtetin kur keni marrë, siç keni hyrë keni dalë, s’dini të lidhni gomarë dhe kur ishit kryetarë. Rregullat e kësaj demokracie, ku njëri ngrihet e tjetri bije, politikanët s’kanë ditur të bëjnë hije. I ëmbël është pushteti, se të pasuron i shkreti, pasuria si ujë deti, ryshfetin e ha dhe mbreti, por për popullin çfarë mbeti? Kjo klasë politike, është prezantuar komike, e pasinqertë, diabolike. Popullit në palcë i ka vajtur frika, sytë i ka nga Amerika. Po u zhgënjyem dhe këtë herë, tërmeti prapë le të bjerë, se nuk kemi më qederë, varfëria derë më derë, më keq se kaq, ku do na shpjerë, mallkojmë veten pse kemi lerë. Megjithëse prapë shpresojmë, nuk duam më të dështojmë, se s’dimë ku vemi e ku do shkojmë. Në popull ka humbur besimi, nuk shohim ku është shpëtimi, të rrojë “demokracia”, po u boshatisë shtëpia, iku jashtë e gjithë rinia, po plaket Shqipëria.