
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA

Shkruar nga Nga Pirro Prifti 2 Qershor 2023

Ngjarjet në Kosovë nuk janë gjë tjetër përveçse zbatim i politikave të politikanëve kosovare të cilët nuk janë në akord me këshillat e Departamentit të shtetit amerikan dhe pikërisht përfaqësuesit amerikan Blinken. Deklarata e Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken shkruan: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën. i bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”. Është e vërtetë se për shkak të problemeve të pazgjidhura të veriut të Kosovës qoftë nga ana e pa-aftësisë së qeverisë së Kosovës, e cila padashje apo me dashje nuk zbaton rekomandimet e miqve amerikanë dhe të BE, por edhe për shkak të presioneve të qeverisë serbe e cila vazhdon të mendojë se Kosova është territor i tyre duke mbajtur gjallë dëshirat e të kaluarës së errët kur Serbia mbante të pushtuar Kosovën pas Konferencës famëkeqe të Ambasadorëve në 1913 e deri më 1999 kur UÇK dhe forcat e NATO-s çliruan Kosovën duke ndërprerë masakrat e Millosheviçit nga popullatës autoktone. Dëshira e ç’frenuar e politikës serbe që ka indoktrinuar Serbinë mund të shprehet me deklaratën e tenistit Novak Gjokoviç i cili dje ri-përsëri në mënyrë reflektive dëshirën e politikës serbe dhe ka shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës” në objektivin e kamerës pas ndeshjes së tij të raundit të parë në Roland Garros të hënën, dhe më pas u mbrojt duke thënë: “Kosova është djepi ynë, kalaja jonë, qendra e gjërave më të rëndësishme për vendin tonë”. Me këto mendësi të politikëve serbë të cilët kanë sugjestionuar veten se Kosova është territor i tyre vazhdon të jetë edhe një pjesë e popullatës serbe kryesisht brezi i vjetër. Realizimi i çlirimit të Kosovës nga NATO dhe UÇK NË 1999 dhe shpallja Republikë në 2007 i dha fund varësisë nga Serbia. Nëse Kosova dhe politikanët e saj do të bashkëpunonin ngushtë me Shqipërinë atëhere Republika e Kosovës do të pranonte shumë më lehtë rekomandimet e Departamentit të shtetit Amerikan dhe ato të BE. Mesa duket një pjesë e politikanëve të Kosovës janë ndarë në dy rryma `kondrapedale` : rryma proamerikane & proeuropiane dhe rryma `radikaliste`, e cila priret të krijojë një shtet kriptomysliman, dhe ti qëndrojë larg BE por edhe Shqipërisë mëmë. Dihet se sipas një sondazh të Euronews Albania Barometrit në vitin 2021 tregoi se 79.2% e shqiptarëve në Shqipëri mbështesin bashkimin me Kosovën. Sipas një sondazhi të dhjetorit 2022 nga UBO Consulting, 60% e qytetarëve kosovarë ishin pro bashkimit me Shqipërinë . Që këtu fillon në politikën kosovare kundërshtimi ndaj rekomandimeve të SHBA dhe BE si dhe ndaj këshillave miqësore të Shqipërisë e cila edhe ajo ka të drejtën e vet për të konsideruar Kosovën si pjesë të vetën të ndarë me dhunë para 110 vitesh nga Konferenca e Ambasadorëve dhe ato ë erdhën më pas deri në vitin 1925, kur u sanksionua kufiri i Shqipërisë, me Mbretërinë Serbo-Kroate dhe me Greqinë. Arsyeja e dytë është se Marrëveshja 1224 e Ahtisarit është miratuar në OKB edhe nga pala shqiptare dhe jo më kot, ndërkombëtarët përfshinë Shqipërinë në kërkesën për një Kosovë të Pavarur, po ashtu dhe në Marrëveshjen e Rambujesë ku nënshkruan Thaçi, Rugova, V. Surroi dhe R. Qosja në 1999. Politika kosovare asnjëherë nuk e ka marrë seriozisht jo vetëm profesionalitetin dhe besnikërinë e politikës shqiptare ndaj SHBA dhe BE por edhe interesat që ka Shqipëria si një shtet e cila u copëtua me pa të drejtë 100 vite më parë nga Konferenca e Ambasadorëve. Problemi kryesor në ditët e sotme dhe në ngjarjet e freskëta në veri të Kosovës qëndron tek respektimi nga ana e qeverisë kosovare të rekomandimeve amerikane nëpërmjet Blinkenit dhe rekomandimet me dy kuptime të BE e cila akoma nuk po kupton se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE qoftë nëpërmjet realizimit të Procesit të Berlinit qoftë nëpërmjet iniciativave të tjera të rekomanduara nga SHBA, do të ishte një mënyrë më e lehtë zgjidhje për të fashitur armiqësitë shekullore që ekzistojnë për shkak të padrejtësive ndaj shqiptarëve të Kosovës nga ana e shteteve të favorizuara dikur po nga ato shtete Europiane perëndimore që ndihmuan Serbinë të gllabëronte Kosovën.
Më të lexuarat


Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e ndërtimit dhe veçanërisht për Institutin e Ndërtimit...

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg, i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

Lëvizjet sociale drejt qeverisjes

Shoqëria shpiptare, jeta dhe politika në periudhën e zgjatur të tranzicionit

Kreshnik Spahiu: Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
