BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politikanët shqiptarë dhe Bashkimi Kombëtar

Politikanët shqiptarë dhe Bashkimi Kombëtar

Tjetër gjë është populli shqiptar dhe Shqipëria dhe tjetër gjë është treguar, ka punuar dhe ka vepruar politika dhe politikanët e Shqipërisë prej 100 vitesh si dhe politikanët e Kosovës pas Shpalljes së Pavarësisë së saj. Politika dhe politikanët në Shqipëri, atyre më shumë u ka interesuar interesi personal, akrabaja nepotiko-fisnore, pra nepotizmi, krahinizmi, egoizmi dhe etja për pushtet dhe për përfitime dhe interesa personale dhe shumë pak u ka interesuar populli, shteti dhe zhvillimi e konsolidimi i Shqipërisë dhe akoma shumë më pak interesimi për bashkëkombësit e tyre në trojet etnike jashtë Shqipërisë dhe kurrë politika e Tiranës as nuk e pati kërkuar dhe as nuk e kërkon akoma as sot bashkimin e trojeve shqiptare dhe as nuk ka zhvilluar as luftë për të marrë Kosovën e trojet e tjera nën ish-Jugosllavi, Serbi e Greqi. Por tjetër gjë është shteti shqiptar, populli shqiptar dhe Shqipëria, ku Shqipëria si shtet ka pasur dhe ka rolin e madh jetik mbarëshqiptar, ku Shqipëria dhe Tirana kanë qenë dhe janë epiqendra politike, diplomatike, akademike dhe kombëtare për të gjithë shqiptarët. Politikanët shqiptarë vetëm sa spekulojnë me retorikën kombëtare, patriotike dhe për bashkimin kombëtar thjesht dhe vetëm për interesa personale pushteti dhe kjo sidomos gjatë fushatave elektorale. Kështu ka vepruar pothuajse gjithmonë politika e Tiranës. Por edhe politikanët dhe kryetarët e partive politike në Kosovë ata të atyre partive politike të cilët e kanë keqqeverisur Kosovën prej 20 vitesh e që tashmë njihet si establishmenti apo politika e vjetër në Kosovë, ata janë paraqitur me dukje dhe me retorika patriotike, atyre u janë dashur fotografitë politike dhe vizitat e shpeshta në Shqipëri dhe sidomos marrja e dekoratave dhe e lëvdatave nga mediat e Tiranës, por sidomos nga pushteti, Presidenca dhe pushteti lokal në Shqipëri për t’u vetëreklamuar dhe për t’ua paraqitur ato si pikë politike e trofe opinionit kosovar sa për t’ua marrë votën atyre, pasi më pastaj pushtetarët, deputetët dhe shtetarët e Kosovës e harrojnë patriotizmin dhe e “duan” Shqipërinë sa për pushime plazhi dhe për shlodhje turistike, apo për ndonjë truall për të ndërtuar vila luksoze për familjet e tyre. Ata politikanë që në Kosovë kujtohen në kohë fushate elektorale që të mbahet referendum për Bashkimin Kombëtar, duhet të mos “nguten” e të bëjnë sikur janë patriotë të mëdhenj, por duhet ta llogarisin e të mendohen mirë, se cili është mendimi i atyre shteteve prej të cilëve erdhi Pavarësia dhe shtetësia e Kosovës, pra të maten mirë se a mund të bëhet dhe si do të bëhet Bashkimi Kombëtar pa miratimin dhe mbështetjen vendimtare të SHBA-ve. Këta politikanë që duan të marrin flamurin e “patriotit” duhet së pari të ndërtojnë shtetin modern ligjor në Kosovë, të luftojnë krimin, hajninë, korrupsionin dhe ta konsolidojnë shtetin e Kosovës, të integrohet e të anëtarësohet Kosova në BE, OKB dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Dhe jo pasi të kenë dështuar vijnë e kujtohen si patriotë të Bashkimit Kombëtar. Aktualisht këto janë emergjenca dhe duhuri jetike sot për sot për Kosovën: ndërtimi dhe funksionimi i shtetit, ligjit, drejtësisë, demokracisë, integrimi shqiptaro-shqiptar në të gjitha lëmenjtë dhe sferat ekonomike, tregtare, doganore, biznesore, juridike, kulturore, akademike, arsimore, shëndetësore, diplomatike e politike, të cilat i hapin rrugën zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit e të pavarësisë së Kosovës, integrimit të saj të brendshëm dhe të jashtëm, forcimit të autoritetit, reciprocitetit e të prestigjit ndërkombëtar të Kosovës dhe gradualisht Bashkimit Kombëtar; objektiva këto të cilat i ka premtuar dhe i promovon Vetëvendosja dhe Albin Kurti. Pra, këta patriotët e tjerë kanë dhënë prova se kanë dështuar në këto aspekte. Nuk duhet të spekulohet me aspiratën e Bashkimit Kombëtar sa për interesa personale e partizane, momentale dhe elektorale. Është shteti i Shqipërisë ai i cili së pari duhet ta kërkojë që Kosova t’i bashkohet Shqipërisë, pasi Kosova është pjesë e saj. Shqiptarët kanë luftuar e sakrifikuar për Shqipërinë e bashkuar, për Shqipërinë me të gjitha trojet shqiptare përfshirë brenda saj dhe shqiptarët të gjithë e duan Bashkimin Kombëtar dhe nuk e duan vetëm ata të cilët politika ua mundëson që të deklarohen për Bashkimin Kombëtar, të cilët më së shumti e përdorin si retorikë dhe për interesa pushteti personal si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.

Rëndësia jetike e Shqipërisë për Kosovën

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 është ngjarja më e madhe kombëtare e shqiptarëve, e cila mundësoi krijimin e shtetit shqiptar të Shqipërisë. Pavarësisht se shteti shqiptar i Shqipërisë, jashtë tij mbetën gjysma e trojeve dhe popullsisë shqiptare, Shqipëria gjatë 100 viteve shtet pati rëndësinë dhe rolin jetik në mbështetje të Kosovës, popullit shqiptar të saj si dhe në trojet e tjera shqiptare që mbetën jashtë Shqipërisë. Shtetin e Shqipërisë e shikonin me besim dhe Shqipëria ishte shpresë dhe frymëzim për qëndresën dhe rezistencën kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Armiqtë e shqiptarëve, Greqia e Serbia dhe aleanca sllavo-ortodokse dhe qarqe europiane agjenturore të tyre, duke e ditur rëndësinë dhe rolin jetik për mbijetesë kombëtare të shqiptarëve në trojet e tyre etnike në Kosovë gjithmonë kanë punuar në maksimum dhe kanë pasur si synim asgjësimin edhe të shtetit shqiptar të Shqipërisë. Ata kanë përdorur të gjitha metodat agjenturore, fetaro-shtetërore, shoviniste, mjete e metoda diversionizmi, ushtarake e financiare për ta fshirë dhe zhdukur Shqipërinë si shtet, apo edhe për ta mbajtur Shqipërinë në paqëndrueshmëri politike, të dobët politikisht, ekonomikisht dhe të pazhvilluar si dhe kanë lobuar fuqishëm në përpjekjet antishqiptare të tyre që Shqipëria të mos kishte miq dhe aleatë ndërkombëtarë. Dhe deri diku armiqtë e Shqipërisë ia kanë arritur qëllimit të tyre, pasi Shqipëria mbeti e fundit në Europë në rrugën e zhvillimit, progresit, demokracisë dhe të forcimit si shtet dhe në atë të integrimit europian. Kjo ka bërë të mundur që politika e Tiranës duke patur gjithmonë probleme ndër vete, politika e Shqipërisë nuk ka mundur që ta luajë rolin e duhur në mbështetje të Kosovës. Por pavarësisht kësaj, ekzistenca e shtetit shqiptar të Shqipërisë ka rëndësinë dhe rolin e madh jetik kombëtar për Kosovën, pasi Shqipëria si shtet ishte prapavijë mbrojtjeje dhe mbështetëse për Kosovën; Kosova kishte Shqipërinë si përkrahëse dhe mbrojtëse në institucionet ndërkombëtare, në Europë dhe në Botë; Shqipëria ishte frymëzim dhe inkurajim për qëndresën shqiptare në Kosovë dhe për mbrojtjen e lirive e të drejtave njerëzore e kombëtare të tyre. Shqiptarët e Kosovës krenoheshin me shtetin amë dhe serbët e grekët frikësoheshin dhe ia kishin gjithmonë frikën Shqipërisë dhe prandaj ata asnjëherë nuk hoqën dorë për ta destabilizuar dhe copëtuar Shqipërinë. Shqipëria ka rëndësinë dhe rolin jetik për Kosovën dhe ky rol u tregua edhe gjatë luftës së Kosovës së vitit 1999, ku Shqipëria pavarësisht se ajo ishte vetë në krizë, mundësoi dhe priti rreth 800 mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga regjimi kriminal dhe gjenocidist serb, si dhe nëpërmjet Shqipërisë u bë e mundur që edhe nga diaspora të vinin me mijëra vullnetarë të UÇK-së që shkonin në luftë për çlirimin e Kosovës. Edhe tani që Kosova ka shtetin e saj, marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë për Kosovën janë parësore dhe jetike, pasi Shqipëria ka potenciale të mëdha ekonomike, energjitike hidrokarburore, ujore, pasurore, si dhe strategjike pasi ka dalje të gjerë në Adriatik gjë e cila për Kosovën e vogël dhe të varfër kanë rëndësi jetike. Pra Shqipëria ka rëndësi dhe rol jetik për Kosovën pasi Kosova është e rrethuar gjeografikisht nga anët e tjera me shtete sllave. Prandaj është me rëndësi që Kosova duhet t’i bashkangjitet dhe t’i bashkohet Shqipërisë se vetëm kështu është e mira më e madhe dhe ajo jetike për të dhe për të gjithë shqiptarët. Pa marrdhënie të fuqishme, të forta dhe vëllazërore të Kosovës me Shqipërinë dhe pa bashkimin e saj në të ardhmen me Shqipërinë, Kosova do ta kishte të vështirë mbijetesën si shtet.