Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politikanët shqiptarë janë tragjedia e popullit të tyre!

Postuar: 20/09/2019 - 07:16

Edhe pas dy dekadave, ende nuk mundemi, apo nuk duam që t’i zgjidhim problemet politike, ekonomike, veçmas ato ndëretnike, për të cilat dëshmojnë rastet e fundit në Maqedoni të Veriut. Ky nacionalizëm ballkanik u keqkuptua me të vërtetë dhe u ngatërrua me shovinizmin dhe e prishi konceptin e nacionalizmit real. Në emër të nacionalizmit primitiv, ata kaluan në politikë shoviniste dhe krijuan albanofobinë. Ky lloj nacionalizmi nëpër shekuj mbeti një interpretim i keq, një keqpërdorim spekulativ, i cili ka sjellë lindjen dhe thellimin e albanofobisë ballkanike. Pastaj kjo politikë antishqiptare krijoi dorën e gjatë njëshekullore, e cila ka detyruar politikën zyrtare të shtetit shqiptar herë pas here të reagojë kundër politikës aktuale antishqiptare ballkanase dhe ka kërkuar që të heqin dorë nga ky antishqiptarizëm, sepse përmes kësaj albanofobie rrezikohet paqja në rajon. Deklaratat e publicistit Spahiu për kombin kosovar, tashmë të njohura dhe të diskutuara, kanë nxitur reagime. Kjo ngase hedh aty idenë e kombit kosovar, apo edhe se rasti i Kosovës do të “ndihmojë zhvillimin e teorisë së kombit”. Spahiu mendon se kombi është një konstrukt politik dhe se ai nuk duhet ngatërruar me etninë. Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë, në veçanti. Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete ballkanike, por më e keqja është se kjo ndarje, jo vetëm që solli dobësimin e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi, por depërtuan edhe politika dhe interesa të ndryshme, që çuan drejt lodhjes së madhe shekullore, sepse shqiptarët mbetën të panënshtruar. Albanofobia e fqinjëve tanë është një reagim “instiktiv “, i krijuar për rreth një shekull, por tashmë kohët kanë ndryshuar. Evropa po “rirreshtohet”, dhe gabimet perëndimi ka filluar t’i përmirësojë. Ndonëse disa shtete të ish-Jugosllavisë po rimëkëmben, Maqedonia e Veriut, e panjohur plotësisht si shtet, duke diskutuar edhe emrin e saj, po përballet me vetveten, duke arritur deri në konfrontime e luftë civile, siç ishte rasti i Kumanovës. Mendojmë se ky realitet vjen edhe nga mbajtja në këmbë “me zor” e Maqedonisë së sotme, shtet që u krijua dhe mbahet në këmbë me paterica. Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më “të mëdhenj”, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët. Ne kemi ende probleme me identitetin tonë. E politika mendojmë se duhet t’u paraprijë të këqijave të akumuluara mes veti dhe fqinjëve. Politikanët shqiptarë në Maqedoni janë tragjedia e popullit të tyre, tërësisht në shërbim të politikës sllave. Me një fjalë shqiptarët jetojnë jashtë realitetit të sotëm kohor, para se të fajësojë qeverinë e Tiranës, e ta quajë qelbësirë, të fajësojë vetveten. E fjala është për liderët e tjerë shqiptarë, deputetët dhe shtetarët në qeverisje të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj, duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politik e të jenë të barasvlershëm me shoqërinë, se ajo është tepër përpara, shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve. Por e vërteta në mes të gënjeshtrave është krejt ndryshe.

Nga Gjon Neçaj

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 07:20

Për opozitën tonë jashtëparlamentare si në tërë këto vite, gjithçka që ndodh në këtë vend individualizohet e pykëzohet në një emër të vetëm.

Postuar: 23/10/2019 - 07:18

Në raportin e zbatimit të buxhetit faktik të shtetit për vitin 2018, institucioni i auditimit më

Postuar: 23/10/2019 - 07:16

Me siguri na erdhi shumë keq të gjithëve për lojën që luhet si përherë në kurrizin e ne shqiptarë

Postuar: 23/10/2019 - 07:14

Marrëzia jonë, ka shkuar deri aty sa shumë kush të "zemërohet" me Francën!

Postuar: 22/10/2019 - 07:21

Ka tronditje të madhe në politikë për fundin e formimit të SPAK apo fillimin e punës së tij!

Postuar: 22/10/2019 - 07:14

Dihet që Këshilli Europian nuk arriti të marrë një vendim pozitiv për çeljen e negociatave me Shq

Postuar: 22/10/2019 - 07:13

Të trishtuar dhe humbës real nga vetoja e francezëve në Këshillin e Europës, ku presidenti Macron