BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Opinion / Editorial

Politikanët shqiptarë nuk e duan shtetin ligjor, duan atë të rrumpallës

Politikanët shqiptarë nuk e duan shtetin ligjor, duan atë të

Nuk ka njësi matëse midis së thënës dhe të bërës, por po të kishte, ajo për prakticitetin e politikanëve shqiptarë në këto 30 vitet e fundit do të ishte e palimit. Sa të ëmbël dhe të dashur kur janë në prag të zgjedhjes dhe sa të largët bëhen sapo rrëmbejnë kolltukun e pushtetit. Distancohen të detyruar nga fakti se kanë premtuar një listë të mirash për individin dhe komunitetin dhe e ndjejnë pamundësinë për t’i realizuar. Kur e ka perifrazuar populli i zgjuar atë se “nga e thëna në të bërë shkon në mes një lumë i tërë” nuk ishte shpikur ende trapi, si mjeti më i thjeshtë për kalimin e lumit dhe ky dukej i pakaluar. Sot që janë në përdorim tragetet madhështore dhe të shpejtë e superavionët, as distanca e oqeanit nuk do të ishte e vlefshme. Sepse mufkat që tregojnë politikanët pa u konfirmuar të tillë dhe ajo që bëjnë realisht është e paimagjinueshme. Kjo sepse ata, por edhe votuesit ende nuk janë me këmbë në tokë. Politikanët janë mjeshtra të gënjeshtrës dhe mashtrimit, por edhe ne votuesit sikur kemi qejf t’i hamë këto mashtrime. Kur them politikan nuk kam ndarje krahu. Ata janë të njëjtë, pjellë të një “nëne”. Për “ti dhënë Çezarit atë që është e Çezarit” duhet vënë në dukje se një hap më para pozitivitetit është Rama me shpurën e tij. E them këtë larg dashamirësisë vetjake politike, por edhe marrë shkasë nga ngjarja e fundit, arrestimi i një kopeje të korruptuarish në Lushnje. Sapo lajmi u bë publik, vetë Rama deklaroi se “PS nuk do të jetë mburojë me flamurin e saj për asnjë politikan të korruptuar sepse përpara ligjit të gjithë janë të barabartë dhe secili të përgjigjet vetë për atë që ka bërë”. Po ç’ka ndodhur në skenën tjetër të teatrit politik? Kemi qenë dëshmitarë të skenave nga më të paimagjinueshmet kur në pushtet kanë qenë Sali Berisha e Lulzim Basha, madje edhe kur ky nuk ka qenë në pushtet. Kush guxonte nga sistemi i drejtësisë të bënte akuza edhe të bazuara ndaj një pushtetari të Sali Berishës, pa dhënë ai “imzanë”? Jo që nuk guxonte ta bënte realitet një gjë të tillë, por edhe ta mendonte e kishte të ndaluar. Më thoni një, vetëm një emër pushtetari të çdo niveli që është dënuar gjatë kësaj periudhe. Presion kishte plot, siç ishte rasti ndaj Gjergj Rulit dhe Artan Hoxhës që iu bë për të hapur rrugën njerëzve më të besuar të pushtetit, por në asnjë rast dënimi me burg. Më flagrant ka qenë ajo që ndodhi më 21 janar. Pas vrasjes publike të 4 njerëzve duhej dikush të mbante përgjegjësi, por Sali Berisha jo vetëm që nuk dha viston që autorët të viheshin përpara përgjegjësisë ligjore, por bëri të kundërtën, ata i mbajti nën sqetull në Kryeministri dhe si një rrugaç ordiner dhe jo si një politikan race, shante presidentin në detyrë dhe Kryeprokuroren. Ose vasali i tij jo vetëm në detyrë Lulzim Basha. Na kujtohen skena të shumta, më e dukshmja ajo me “politikanin nga më të suksesshmit në këtë demokraci” Xhelal Mziu që kur ndodhej në zyrat e Policisë së Shtetit organizonte protesta popullore për mbështetje ndërkohë që normalisht duhej të linte drejtësinë të bënte punën e tyre. Një fakt tjetër që të bën të bindur se politikanët shqiptarë janë gati të njëjtë dhe duan vetëm veten dhe aspak Shqipërinë është ai që ndodh këtu dhe në asnjë vend tjetër: këtu nuk bëhen milionerë për të mos thënë miliarderë vetëm ata që janë në pushtet dhe futin duart në pasurinë shtetërore, por edhe ata që janë në opozitë, për të mos thënë se ka nga këta që janë ende në opozitë dhe kanë llogari bankare më të mëdha se ministrat aktualë. Nëpër prapaskenat politike mëson se ka politikanë opozite që përmes firmave fantazma apo me emrat e të afërmve të tyre rrëmbejnë tendera shtetërorë me shifra të stërmëdha. Njëra dorë lan tjetrën dhe të dyja fytyrën dhe këtë aksiomë e kanë mësuar mirë politikanët e të dy krahëve që përkundër asaj të dukshmes që bëjnë nëpër daljet televizive, e lënë njëri-tjetrin të mbushin xhepat plot pa u hyrë gjemb në këmbë. Këtë e kam të vërtetuar me një ngjarje që më ka ndodhur shumë vite më parë. Kisha një makinë tip fiorino që rreth e rreth ishte e mbushur me emrin e televizionit ku punoja. Një shef i Policisë Rrugore në një qark si me të qeshur më akuzojë se këtë e bëja për presion ndaj uniformave blu, por unë ndjehesha mirë sepse më kishte ndodhur shumë herë që kur isha në largësi shikoja të bëhej gati të ngrihej tabela e policit rrugor, por kur shikonin emblemat e ulnin dhe madje edhe më nderonin. Mirëpo më ndodhi në një qytet të kategorisë së tretë, madje ku njihesha jo pak që një polic nuk e uli tabelën dhe më bëri shenjë të ndaloja. Hapa xhamin siç bëjnë të gjithë shoferët dhe po prisja për ndonjë pyetje që mund të më bëhej, por polici ishte fjalëpakë. Nxori bllokun dhe u bë gati të shkruante gjobën. E pyeta se ç’kisha bërë që po më priste gjobën dhe ma preu shkurt se e dinte ai. U mundova ta merrja me të mirë duke i thënë se s’mund t’i vinte gjobë një kolegu, ç’ka e bëri të më shikonte mirë në sy. U lagua disi nga makina, aq sa të lexonte mirë se ç’shkruhej në anësoret e saj dhe më thotë duke qeshur e duke mbyllur bllokun se “kishte kujtuar se isha ndonjë firmë çumçakizësh dhe mendonte të më merrte ndonjë lekë”. Dhe meqë më kishte rënë më qafë më ftoi ta parkoja mirë makinën dhe të më jepte një kafe në lokalin aty afër. Më tregoi pastaj qetë e qetë se edhe dëftesën e maturës edhe diplomën e shkollës së lartë ia kishin çuar në shtëpi të kushërinjtë. Pastaj e kishin veshur polic rrugor. Pas disa vjetësh përvojë e kishin bërë edhe shef. Por vetëm në qytetet e kategorisë së tretë se ata të kategorisë së dytë nuk i hante dot. Dhe siç vetë ma pohoi, sapo vijnë demokratët në pushtet paraqitet në Ministrinë e Brendshme dhe merr emërimin si shef qarkullimi në ndonjë rreth të kategorisë së tretë. Gjatë viteve të punës mundohej që veç rrogës të siguronte edhe ndonjë të ardhur tjetër që do t’i duhej kur të mos ishte në punë.

“Sepse sapo vijnë socialistët në pushtet shkoj vetë në komisariat dhe bëj dorëheqje të parevokueshme nga detyra”, më tregonte me ndershmëri. Të ishte rast i shkëputur dhe i vetëm nuk do të kishte asgjë për t’u habitur, por jeta shqiptare është e mbushur me kaq shumë shembuj të tillë sa ndonjëherë të vështiroset të jesh pjesë e këtij komuniteti. Edhe në Tiranë po më shumë nëpër qytetet e vendit mëson lista emrash që në këto 30 vjet demokracie kanë bërë vetëm “rokadë” drejtimi dhe si gjahtarët që rrinë në pritë me durim dhe presin gjahun, presin ndërrimin e pushtetit për t’u graduar. A thua se vetëm këta kanë aftësi drejtuese? Se të ndodhte të drejtonin me kompetencë do ia bënim hallall, por të gjithë jemi dëshmitarë se dështimi në përgjithësi ka qenë prezent në gjithë këto vite. Kjo ndodh se politikanët shqiptarë as që e vrasin mendjen dhe as që punojnë për të patur një shtet me themelet e një shteti të vërtetë, por si ujku kanë kërkuar vetëm mjegull. Por duket mjegulla është larguar përfundimisht dhe me ndërhyrjen e të tjerëve (si nuk doli një burrë me rr të fortë që të drejtonte këtë popull me 2-3 milionë njerëz) të korruptuarit do të shkojnë në vendin që u takon. Asnjë mëshirë për ata që nuk i vunë shpatullën Shqipërisë, por menduan vetëm për mermerin e shtëpisë së tyre. Kjo që sapo ka nisur të mos jetë vetëm një iluzion me jetëgjatësi të shkurtër, por të jetë vazhdimësi që shteti ynë të mos jetë më rrumpallë, por si gjithë të tjerët në Europë ku duam shumë të shkojmë.