
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Politikani i mirë vetëlargohet kur e shikon se largimi i tij bëhet i pashmangshëm

Shkruar nga Skënder Kapiti 25 Shtator 2023

Duke parë zhvillimet politike të këtyre dy viteve të fundit,kryesisht ato në Partinë Demokratike, sidomos pas shpalljes së Berishës non grata nga SHBA , dhe pas përjashtimit të merituar të tij nga grupi parlamentar i PD-së, kam arritur në konkluzionin se për një politikan dhe shtetar të mirë , që ta shënojë atë të mirë edhe historia, është mirë për politikanin , por edhe për Partinë e tij , për anëtarësinë e saj si dhe është në të mirë edhe të publikut e interesit të përgjithshëm , që politikani i mirë e shtetari i mirë të vetëlargohet e të vetëpensionohet në politikë kur koha e bën të pashmangshme largimin e tij. Egoizmi dhe miopia politike e tij duke shmangur të pashmangshmen kthehet në fatkeqësi dhe në humbje e madhe jo vetëm për atë e partinë e tij, por edhe për demokracinë dhe për të mirën demokratike e publike. Nëse Berisha do të ishte larguar sinqerisht dhe plotësisht nga politika, është e sigurtë se Edi Rama ndoshta edhe në vitin 2017 do të ishte larguar e ndëshkuar nga vota popullore. Dhe nuk diskutohet se me 25 Prill 2021 po se po , dhe me shumë siguri PD do ishte sot në pushtet. Këtë unë Skënder KAPITI , demokrati i viteve ’90 dhe ish-kundërshtar i komunizmit e kam pasur të qartë dhe e kam kërkuar që në vitin 2013, pra që atëhere që PD duhej të shkundej e të ndahej nga e vjetra, korrupsioni , nepotizmi dhe berishizmi që PD të mund të rikthehet në pushtet. Dhe kjo tashmë po duket për ditë e më shumë se kjo është e vërteta e madhe së përse PD është në opozitë prej 10 vitesh. Dhe këtë të vërtetë e thanë dhe po e thonë SHBA-të. Berisha , fatkeqësisht për PD-në dhe për Opozitën jo vetëm se nuk u largua në kohë kur largimi i tij duhej dhe ishte domosdoshmëri për PD-në, por ai nuk u largua as kur atë e shpallën non grata SHBA, Britania e Madhe dhe as kur tashmë është i izoluar nga gjithë bota demokratike. Pse PD është në opozitë ,këtu nuk është faji vetëm i Berishës ,por është faji i të gjithë atyre të cilët e mbështetën atë dhe Foltoren e tij , si dhe ata të cilët iu bashkëngjitën hapur atij edhe këto kohët e fundit. Nuk kishte pse PD të ndëshkohej prej kapriçove, egoizmit dhe inateve të ish-kryetarit, nuk kishte dhe nuk ka pse një pjesë e PD-së të qëndrojë akoma peng e së shkuarës dhe e interesave të një grupi politik interesi , nuk ka pse PD të mbahet peng e interesave të shume deputetëve të saj të cilëve u intereson vetëm interesi personal , ai i mandatit të deputetit.
Më të lexuarat


Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Demokracia për popullin, apo anarshi për përfaqësuesit e tij

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit
