Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Politikë e çmendur

Postuar: 26/05/2019 - 07:37

E gjithë shoqëria shqiptare sot është e shqetësuar për situatën politike tej të tensionuar në Shqipëri. Çdo njeri e konsideron këtë situatë plot tension dhe krizë të thellë politike, si një politikë të çmendur e të papërgjegjshme. Opozita si kudo, edhe në Shqipëri ka disa muaj që ka ngritur zërin për mjaft probleme, që sot ka qeverisje socialiste. Opozita, e cila ka rolin e saj të bëjë rojtarin për gabimet që bën qeverisja e vendit, është stacionuar dhe është organizuar në protesta të fuqishme për një mori skandalesh. Kriza e besimit është shumë e ulët tek kjo mazhorancë, e cila akuzohet rëndë për vjedhje dhe manipulim në zgjedhjet e fundit parlamentare, për korrupsionin më të rëndë ndër 30 vite, për krimin e organizuar, i cili është kërcënues për shoqërinë, për koncesionet korruptive të PPP e për të tjera probleme, që e ngarkojnë këtë qeverisje me shumë përgjegjësi. Opozita e bashkuar ka ngritur një kauzë për largimin e Ramës si kryeministër, për një qeveri tranzitore dhe për zgjedhje të ndershme, transparente dhe të rregullta. Një element shume i rëndësishëm sikur i mungon kërkesave të opozitës, ndryshimet në sistemin zgjedhor, të cilin e përmendin rrallë, gjë që i penalizon partitë e vogla, por është shumë e rëndësishme që liderët e partive të eliminojnë një herë e mirë listat e mbyllura të kandidatëve, gjë që i bën shumë të fuqishëm kryetarët e partive të mëdha.

Nga ana tjetër kemi një mazhorancë, e cila e konsideron shumë normale situatën politike në vend, ku opozita e bashkuar është jashtë parlamentit dhe nuk garojnë për zgjedhjet e dekretuara më 30 Qershor. Kryeministri del gati çdo ditë në konferenca për shtyp, ku deklaron se zgjedhjet do të bëhen më 30 Qershor, vjen apo nuk vjen në zgjedhje opozita e bashkuar. Kryeministri dhe mazhoranca qeverisëse e konsiderojnë si normale që në parlament opozita na u përfaqësona me deputetët e rinj, që kanë hyrë nga listat e PD dhe të LSI. A është normale kjo përplasje politike që po shqetëson mbarë shqiptarët se, mos ndoshta siguria kombëtare po kërcënohet seriozisht?! A është normale që njerëzit shprehen të frikësuar se po na kërcënon një tjetër 1997? Nëse kjo mazhorancë dhe kryeministri Rama e konsideron PS të fortë dhe triumfuese në zgjedhjen e shqiptarëve, përse nuk bën një hap mbrapa për t’i dalë përpara një katrahure politike dhe civile? Si mund të zhvillohen zgjedhjet, kur opozita e bashkuar nuk është aktore dhe faktore në zgjedhje? Faktori ndërkombëtarë po bën thirrje çdo ditë për dialog pozitë-opozitë, a është në nderin dhe në modelin europian që mazhoranca duhet të japë hapësirë dhe barazi për opozitën, me qëllimin që opozita të organizohet për zgjedhje dhe garim në zgjedhje, por ama në zgjedhje të ndershme e të rregullta?

Në optikën time si gazetar me përvojë çerek shekullore, vërej se politika shqiptare i ngjason një roboti të çmendur dhe të dalë nga sistemi komandues, sepse sipas kësaj mazhorance vetëm një gjë ka mbetur, përballja votues dhe kundra votues me 30 Qershor. Kjo është shumë e rrezikshme të dashur motra e vëllezër, ky qëndrim është katastrofik, kjo marrëdhënie me opozitën është krizë e thellë dhe shumë e rrezikshme politike dhe shoqërore. Ndaj mbarë shoqëria kërkon që politika të largohet nga qëndrime të çmendura dhe të papërgjegjshme, sepse në fund të fundit janë shqiptarët që e pësojnë një katrahurë dhe përplasje civile midis tyre, dikush i përfaqësuar me opozitën e dikush me mazhorancën. Kjo politikë nuk i shërben askujt, aq më pak shqiptarëve të vuajtur 50 vjet nga regjimi komunist, dhe në 30 vjet orvatje dhe nën pushtetin e korrupsionit e të krimit të organizuar. Sot, Shqipëria është e parafundit në integrimin europian dhe pse, pikërisht nga kjo politikë e çmendur.

Sa nuk është vonë, mazhoranca qeverisëse duhet të bëjë një hap mbrapa, kryeministri meqenëse e ndjen veten të votuar në shumicë në krahasim me opozitën, me kurajo dhe përgjegjshmëri qytetare duhet të largohet nga posti i kryeministrit dhe të futet në garë si i barabartë, pastaj nëse ai votohet, është e drejta e tij legjitime të qeverisë si i votuar. Vetëm dhe vetëm kështu Shqipëria mund t’i shmanget një kaosi politiko-civil, i cili rrezikon ta kthejë vendin 20 vite mbrapa dhe ta lërë jashtë dyerve të BE për shumë e shumë vite të tjera.

Nga Zenel CELIKU

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd