
Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth


Pasi i mbajtëm sytë nga qielli në pritje të shiut të munguar prej gjashtë muajsh, dhjetëditëshi i tretë i nëntorit nisi me reshje të shumta, të cilat vërshuan në kaskadën e Drinit me prurje mbi 4000 metërkub në sekondë. Të gjithë u ndjenë të lehtësuar. Më të relaksuar u ndjenë qytetarët që kërcënoheshin nga tejkalimi i fashës prej 800 Kë përtej të cilës çmimi do ishte i kripur për portofolin e një shtrese jo të vogël konsumatorësh të energjisë. E lehtësuar mori frymë, Ministrja e Financave, Delina Brahimaj, të cilës portofoli i shtetit po i zbrazej me shpejtësi nga çmimet e dhjetëfishuara të energjisë elektrike në tregun e jashtëm, ku detyroheshim të blinim për të shmangur kolapsin kombëtar. Të çliruar nga makthet e zbrazjes së baseneve ujëmbledhëse u ndjenë edhe KESH dhe OSHEE. Të vetmit që u ndjenë të pezmatuar ishin operatorët turistikë, pronarët e hoteleve dhe turistët e vjeshtës së vonë që deri në fund dhjetë ditshin e dytë të nëntorit shijonin detin dhe rërën, duke u thekur në diellin që digjte si të ishte mes gushti. Po ja që shiu nuk qëndroi mbi re dhe u derdh rrëmbyeshëm mbi tokën buzëçarë dhe tharë si të ishte eshkë. Reshjet e shumta u shoqëruan me përmbytje gati një cikël periodik në vendin tonë, ku fatkeqësisht një pjesë jo e vogël e zonave të Nën Shkodrës, po edhe në Lezhë, Durrës, Fushë Krujë e zona të thella u mbuluan nga uji. Sipërfaqe të gjera të mbjella u mbuluan nga uji dhe llumi, duke u kthyer në liqene, poshtë të cilave gjallesat, bimët, po edhe banorët në katet e dyta të shtëpive u kërcënuan nga përmbytjet dhe jeta pothuaj ngeci nën ujë. Veç fatkeqësive të shumta dhe dëmeve materiale në bujqësi e blegtori pati edhe humbje jete tragjikisht të një familjeje, babë e bir, humbje që shkaktoi dhimbje të thellë dhe keqardhje për tragjedinë që ndodhi, pavarësisht se ku ngjau pasi një plagë në trupin e Shqipërisë, shkakton dhimbje tek të gjithë. Pas përmbytjeve nga reshjet e shumta, radha i erdhi politikës. U ndezën motorët, prozhektorët ndriçuan atmosferën gri, nisën të ulërinë sirenat e propagandës dhe u vunë në funksion radarët e politikës për ta paraqitur situatën nga njëra palë si apokaliptike, të pazakontë, si fatkeqësi kombëtare, shkaktuar nga papërgjegjshmëria dhe mungesa e menaxhimit nga shteti dhe së pari qeveria, e cila u vu në shënjestër të opozitave. Ekranet u përmbytën më shumë se Nën Shkodra apo lagjja në kënetën e Durrësit me lajme bombastike, duke akuzuar qeverinë se e krijoi ajo përmbytjen me hapjen e portave të shkarkimit të rezervuarëve të hidrocentraleve. Qeveria u mbrojte me krahasimin e viteve më parë, duke iu referuar deklaratave të Berishës . Që pas viteve nëntëdhjetë, zonat përreth Shkodrës, janë përmbytur, fatkeqësisht në mënyrë ciklike, gjë që ka shkaktuar dëmtime të pallogaritshme në ekonominë e banorëve të këtyre zonave. Tanimë, kjo fatkeqësi, është bërë e zakonshme dhe ritual që përsëritet sa herë bien shira të rrëmbyeshëm. Pamjet apokaliptike të viteve me radhë janë memorizuar tek çdo shqiptar dhe më së shumti tek ata që i kanë përjetuar realisht këto tragjedi, të cilat janë vërtetë efekte natyrore, por edhe të krijuara nga dora e papërgjegjshme e njeriut, duke mos mbajtur nën kontroll kanalet ujitëse e ato kulluese aq më keq nga ndërtimet pa kriter, atje ku është e sigurt përmbytja nga reshjet dhe prurjet e lumenjve tanë të rrëmbyeshëm. Jo për të vendosur ekuilibër, as për të treguar në cilën kohë përmbytjet kanë qenë më tragjike, po për të nënvizuar një fakt që duhet të bëhet mësim për ndryshime rrënjësore dhe reforma të thella për rrjetin e kanalizimeve, për kullim për mbajtjen në gatishmëri të hidroforëve, ndërtimin e argjinaturave, pritave malore dhe mbajtjen në lartësinë e duhur të pajisjeve emergjente dhe përgatitjen e forcave për ndërhyrje radikale për përballimin e përmbytjeve duhet të heqë dorë nga propaganda dhe zhurma politike dhe në radhë të parë liderët e pushtetit të djeshëm sot në opozitë, por edhe ata që sot qeverisin. Fatkeqësitë natyrore nuk përballohen me beteja debatesh dhe deklarata aq më pak me shpifje dhe intriga apo akuza sikur këta që sot janë në qeverisje qëllimisht duan ta mbytin popullin dhe ta fundosin ekonominë, të shkatërrojnë shtëpitë e qytetarëve ta dëmtojnë blegtorinë, të falimentojnë fermerët me gjithçka kanë. Kjo është politikë dritëshkurtër, tendencioze dhe ka brenda ligësinë dhe etjen për përfitim politik, shkatërrimin e kundërshtarit politik. Po të dëgjosh Berishën dhe Ilir Metën, kryetarin e komanduar Alibeaj apo cilindo nga deputetët që kanë mbathur çizmet dhe kanë hedhur mbi supe pelerinat ushtarake, përballesh me çudira dhe tronditesh nga të pavërtetat që gjëmojnë nga ekranet sikur tek ne qeveria është duke mbytur njerëzit e vet. Deri atje arrin propaganda që fatkeqësinë e familjes që i mori përroi, u bë fajtor Kryeministri Rama. Kjo është vërtetë kulmi që të bësh fajtor qeverinë se rryma e ujit mori përpara një automjet brenda të cilës gjendej një familje. Kjo është të bësh politikë me vdekjen, e cila është ritual dhe avaz i vjetër tek ne. Po politika e këtyre ditëve po hyn vërtetë në ujë! Kudo që këto ditë gjenden deputetë, ministrat dhe kryeministri apo kryetari i “ Rithemelimit”, Sali Berisha apo i PL, Ilir Meta, vërshojnë më shumë se ujërat që zbresin nga malet përmes lumenjve të rrëmbyeshëm, has xhevahire, që tronditin psikikën dhe vrasin ndërgjegjen e tërë atyre që i dëgjojnë. Si është e mundur që ish - qeveritarë të djeshëm, të cilët janë gjendur në këto rrethana kur kanë qenë në pushtet,brohorasin nga cepat e urave, dritaret e makinave apo togjet e zhavorreve se qeveria u mbyti, se duhet urgjent gjendja e jashtëzakonshme! Dhe këtu, liderët flasin sikur rubinetat e shiut të komandohen në kryeministri dhe po të dojë qeveria nuk përmbytet Shqipëria. A nuk kanë ndodhur këto përmbytje disa herë më të rënda në kohën kur qeveriste, Iliri me Saliun? Sigurisht kanë ndodhur dhe të gjithë këta pushtetarë justifikoheshin se këto janë punë të perëndisë, janë fatkeqësi mbinjerëzoren, se përmbytjet janë pasoja e reshjeve të shirave që nuk kanë ndodhur për vite me radhë. Kjo ka qenë filozofia për të dalë pa lagur, edhe pse në ujë, pa folur për mos zhdëmtimin e dëmeve materiale të përsëritura vit pas viti nga veriu në jug të Shqipërisë. Këto ditë qytetarët shqiptarë, gjenden nën shumë përmbytje. Sa ç`është efekti i përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm, fenomen që ndodh, jo vetëm tek ne, po kudo, është edhe përmbytja apokaliptike nga propaganda politike, e cila synon të përfitojë maksimumin nga përmbytjet dhe dëmet e krijuara. Përmbytja nga rrebeshet e politikës, është në progresion gjeometrik krahasuar edhe me përmbytjet nga lumenjtë e rrëmbyeshëm. Madje kjo është vërtetë përmbytje në rrjedhën gjigande të akuzave, shpifjeve, sharjeve, betejës për përfitime nga fatkeqësitë natyrore. Si qeveria, që ka barrën të shpëtojë qytetarët dhe të mbrojë ekonominë nga dëmtimet e përmbytjeve, përmes masave radikale dhe mobilizimin e tërë resurseve që zotëron, po ashtu edhe propaganda populiste e akuzatorëve është politika e përmbytur nga shiu. E tërë politika ngjanë sikur ngado gjëmojnë daullet e shiut. Është politika dhe politikanët tanë që bëjnë politikë nën rrebeshin e shiut dhe natyrisht e tërë politika që ushqen orekset për pushtet dhe nuk është në interes të zgjidhjes së shqetësimeve të popullit, politika që përçan dhe nuk bashkon, demoralizon dhe nuk ngjallë shpresë dhe nuk mobilizon, është politika e politikanëve të vetëpërmbytur në vorbullën e propagandës! Megjithatë, institucionet shqiptare duhet ti bëjnë llogaritë mirë që fenomeni i përmbytjeve të ketë një fund. Dhe kjo kërkon plane dhe programe afatgjata. Kërkon impenjim dhe financime. Vetë politikanët e politikës nën rrebeshet e shiut kanë hyrë në ujë, janë squllur në kënetën e mashtrimit dhe akuzave pafund.
Më të lexuarat


Viktimizuesit që bëjnë viktimën

Turbulencat politike në periudhën e tranzicionit kanë qenë negative për elektoratin

Pse pagat ja marrin qeverisë “armike” bashkia “demokratike” e Shkodrës!?

Të gjithë të gëzuar, pagat pas fitores të Berishës kanë për t’u trefishuar

Nesër Albin Kurti do kërkojë falje në Tiranë, që u mbyll me “Ballkanin e Hapur” dhe u hap me “Serbinë e mbyllur”

Pse nuk doni ta përcaktoni minimumin jetik zyrtar?

A do tё arijmё tё zbulojmё ndonjё “arsenal” librash “tё vjedhura”?

Nxijnë shqiptarët të acaruarit në GB dhe “resortet tona”, por bota nuk është kaq!

Lufta e Kosovës 1999 dhe Kosova sot

Atraksioni i luginës së Vjosës, në valët e programit “La Regina Blu”
