BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politikënxirja te ndërkombëtarët përkëdhel një ide të vjetër antishqiptare!

Politikënxirja te ndërkombëtarët përkëdhel

Kanë vite e vite që krahët politikë duke u alternuar në pushtet e tyre, prej më shumë se 25-së vitesh, kanë bërë shpesh herë një marrëzi politike dhe diplomatike, që përkon me tezat antishqiptare të armiqve të vjetër shekullorë! Nuk dua t’ju bëj as analizë, as ti përmend tezat antishqiptare që vijnë nga dikur Serbia mbi "pamundësinë e shqiptarëve për tu vetëqeverisur dhe për të bërë shtet"?! Janë tezat e super nacionalizmit pansllav dhe sidomos serb, mbi "paaftësinë" sipas tyre të shqiptarëve për tu vetëqeverisur dhe për të bërë shtet! Kjo tezë shoviniste anti shqiptare ka luajtur rol vrastar në shekullin e 19-të, ka bërë përpjekje të mëdha në shekullin e njëzet dhe irracionalisht ka mbetur jo vetëm në mendjet e krimbura të nacionalistëve sllav dhe serb, por dhe "akademizmin" antishqiptar sllav jugorë, aty këtu! Kanë qenë dhe janë dhe sot të fshehura dhe pse të plagosura, por janë. "Paaftësia e shqiptarëve për të shtetëruar dhe si "mbeturina turke" janë me "Naçertanian". "Naçertania" u realizua në një pjesë të konsiderueshme gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) kur Serbia, në bazë të vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-13) aneksoi Kosovën dhe viset e tjera lindore të Shqipërisë me një politikë shkombëtarizuese. Por kulmi është me një tjetër rampol të antishqiptarizmit. Ai që e vazhdoi politikën e “Naçertanies” ishte Vasa Çubriloviçi (1897-1990). Në memorandumin e tij “Iseljavanje Arnauta” (Dëbimi i shqiptarëve), që ai e hartoi për qeverinë e Stojadinoviçit (Milan Stojadinoviç (Çaçak, Serbi 1888 – Buenos Aires, 1961); jurist dhe ekonomist, kryeministër i Mbretërisë së Jugosllavisë në vitet 1935-1939), ai propozoi metodat, por edhe mënyrat e zgjidhjes së “problemit shqiptar”. Kanë pasur akademikë, nobelistë, diktatorë dhe shkrimtarë të shquar serbët po me këtë teori, e cila ju paraprin pastaj pastrimit etnik. Janë Ivo Andriç me Spastrimi i shqiptarëve ose Dobrica Çosiç: Shqiptarët, barrë për Ballkanin e deri te Sllobodan Millosheviçi me "Spastrimi final"?! Dakord dhe këto janë fakte të gjalla historike edhe sot.

Çfarë bëjmë ne politikisht përballë një antishqiptarizmi që ka nobelistë, politikanë, shkrimtarë, politikanë kudo?! E pra, nuk kemi këto 25 vite një pakt politik mbi arsyen e madhe dhe të fortë, për të qenë të bashkuar në çështjen kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve!? Për ballë të huajve dhe kancelarive të mëdha! Më vjen keq ta them, por nga të dy anët e politikës kemi pasur njerëz të dyzuar, arrivistë dhe injorantë të plotë të çështjes kombëtare, të cilët kanë demostruar ndarje dhe akuza të mëdha nga shqiptarët te shqiptarët!?! Sigurisht nuk janë të gjithë ato që kanë pasur rastin të jenë në PE, BE, Bruksel dhe Strasburg të tillë, por delegacionet e partive dhe përfaqësuesit e tyre në këto instanca, janë (militantët) armiq të jashtëzakonshëm politik që kanë mbrojtur partinë dhe ndërkohë kanë turpëruar Shqipërinë! Kanë vite e vite dhe sidomos në raste të mëdha anëtarësimi! Apo në ditë e mëdha të ngjitjes në statuse të rëndësishëm europian dhe ndërkombëtar! Të tillë partiakë të pa mëshirshëm për vendin, ju është hapur goja në mënyrë groteske kundër njëri tjetrit për të dhënë të qartë mesazhin pro serb dhe pro sllavojugorë se shqiptarët, nuk bashkohen dhe nuk vetëqeverisen! Demaskimet, "politikënxirja" janë mënyrat e vetme, që dëgjojmë të trumbetohen kur kthehen nga atje! Niveli përfaqësues është i mbushur "me përjashtime të vogla" - aspak nga njerëz të akademizmit në politikë, të qetësisë njerëzore dhe të largpamësisë partiake dhe politike, në përgjithësi"! Përfaqësimi është i mbushur me "militantët e nivelit të lartë politik"?! Jo me figura, që në biografinë e tyre kanë dhe "studimin, arritjen e madhe filozofike profesionale dhe kulturore"?! Përfaqësues të partisë që "mbrojnë partinë" dhe nuk kanë shumë parasysh Shqipërinë! Që ju binden urdhrave të shkurta të lidershipit ekstremist politik në Tiranë?! Përfaqësues që akuzojnë "simotrën e vetë politike" për kriminele dhe mafioze dhe që pastaj ulen të flasin me të për pushtet!?! Po dhe aty për aty krijojnë bindjen në kancelaritë e mëdha që "shqiptarët kaq kanë" ose duan vetëm pushtetin dhe asgjë tjetër! Elementë që nuk respektojnë kryesoren dhe që është kombi dhe shoqëria shqiptare! Ndërrojnë vendet dhe pastaj fillon iracionaliteti, duke u sjellë si njerëz që luftojnë pa kompromis kundër njëri tjetrit dhe që shteti dhe shoqëria, janë një bisht i dobët i sjelljes së tyre gati antishqiptare në Europë! Biles dikush-dikush ka shkuar deri në antishqiptarizëm duke përfolur dhe kancelaritë ndërkombëtare në Tiranë, të cilat kur nuk ju pëlqejnë i bëjnë në "shërbim të pushtetit aktual ose kush të jetë në pushtet"?! Këto nuk janë thjesht marrëzi! Jo, janë keqdashje! Janë gati-gati, poshtërsi që ju bëjnë qejfin tezave antishqiptare serbe dhe të nacionalizmit antishqiptar pansllav! Ai është duke vdekur - këto e ringjallin me marrëzitë e tyre!

Dëshira e madhe për të qëlluar me fjalë dhe sharje shqiptarin tënd në pushtet, apo atë që është sot dhe ai dje, për atë që kanë qenë dje në opozitë - përbën një antishqiptarizëm sa idiot dhe të poshtër!

Kështu do të bëjnë dhe sot! Këtë gjë do të bëjnë dhe në afërsi të qershorit! Këtë gjë kanë bërë dhe dje. Do ta bëjnë dhe nesër, sepse nuk kanë lidhje me kombëtaren e përbashkët në politikë! Kanë politikën e nxirjes së gjithçkaje dhe të mos bashkimit për atë që në fund të fundit Europa na kërkon të jemi të gjithë bashkë! Po pra - integrimin! Të ndarjes me parti, por të qënies bashkë për Shqipëri! Për çështjen madhore kombëtare sot! Emrat e mbiemrat janë për t’u dyshuar dhe sot! Dikush, tepër zbardh dhe tjetri tepër nxin! Sigurisht në luftë pa principe me njëri tjetrin! E aty (në Bruksel, Strasburg, PE, KE) pastaj disa kujtohen për tezat e trumbetuara nga antishqiptarët se - shqiptarët nuk bëjnë shtet dhe nuk vetëqeverisen! Janë armiq për vdekje të njëri tjetrit! E ky është një turp! 

Nga Besi BEKTESHI