BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Politikisht, ngjashmëri e dyshimtë mes dy shteteve ballkanikë "miq"!

Politikisht, ngjashmëri e dyshimtë mes dy shteteve ballkanikë

Sigurisht që ishte një farsë e jashtëzakonshme mbajtja e zgjedhjeve "fill" mbas pandemisë në Serbi. Nuk është se na intereson kaq shumë neve këtu, por sigurisht për shqiptarët e Preshevës dhe të gjithë të tjerëve në tokat e tyre, por në territorin e Serbisë - na bën të ndjeshëm. Ishte farsë sepse nuk mori pjesë opozita e tyre në zgjedhje. Nuk kam asnjë analizë (nuk më intereson) pse dhe si shkoi "meseleja" e tyre, por fakti është se u realizuan një palë zgjedhje pa opozitë. Të bën të jesh shumë i "mrekulluar" nga kjo ngjashmëri politike me ne. Dikur në organizimet opozitare të protestave (tona) kishte përputhje datash mes nesh dhe atyre. Sigurisht kjo të bënte atëherë dhe bën edhe tani, një lajm për ngjashmërinë e çuditshme. Praktikisht me këto zgjedhje të reja në Ballkan, kemi dy shtete që nuk kanë praktikisht opozita reale në kuvendet respektive. Çfarë demokracie është kjo, çfarë mazhorancash janë këto dhe çfarë opozitash janë pikërisht këto? Janë pyetje jo kaq shumë retorike, se sa logjike. Nuk dua të fus Kosovën brenda kësaj retorike dhe kësaj logjike, e cila është nyja "gordiane" që sot përbën dhe momentin politik të brendshëm e të jashtëm, por gjithsesi në këto kushte, kjo ngjashmëri bëhet akoma dhe më e dyshimtë dhe njëkohësisht interesante. E dyshimtë nëse ka një skenar të lartë politik nga jashtë, apo se ka një moment të trishtë dhe sidomos të nëndheshëm për një lloj "demokracie të re" ballkanike! Pse duhej të imitonin datat e njëri-tjetrit opozitat dikur dhe pse duhej të imitonte kryeministri i një shteti sllav atë të një shteti shqiptar në timonin kaq shumë vetëm, në ditë të qarta vështirësie politike si jashtë dhe brenda? Kjo për të pasur një "zgjidhje" madhore pa opozitë brenda, apo sepse ky është dhe momenti për të bërë "demokracitë" e reja të Ballkanit në post pandemi dhe sidomos kohë krizash të mëdha si nga ana e Atlantikut Perëndimor dhe në Europë. Duhej të kishte një fitues të plotfuqishëm para datës 27 qershor në Serbi, apo duhej që ky fitues të kishte plotfuqishmërinë e tij mbas paradës së Rusëve (post pandemisë) në Sheshin e Kuq?! Apo të gjitha bashkë? Imitimi i pothuaj politikës në Tiranë nga Beogradi me zgjedhje (për më tepër politike), të cilat kanë vetëm një parti që bëhet (kthehet dhe po të mos dojë) tiranokrate, nuk është pëlqyer kaq shumë në Bruksel! Grupi Social Demokrat është shumë i pakënaqur dhe në përgjithësi është një ngjarje, e cila mbas asaj tonës e toleruar prej tyre dhe prej "marrinave" të largimit nga Kuvendi të opozitës tonë, po bëhet "sport ballkanik"! Sipas gazetës “SOT” - Tanja Fajon, eurodeputetja e S&D dhe kryetari i delegacionit të PE për marrëdhëniet me Serbinë, shtoi se “Niveli i demokracisë pas zgjedhjeve në Serbi është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme”, e lëre më situatën e lirisë së mediave. Ne nuk kemi më një opozitë parlamentare, e cila vë në dyshim legjitimitetin e tërë punës së Parlamentit të ri. As e majta europiane nuk ka qënë dakord për bojkot dhe për këtë zëdhënësit dhe grupi thotë se: Asnjëherë nuk jemi në favor të një bojkoti dhe mendojmë se debati politik duhet të ndodhë në Parlament. Sidoqoftë, me këtë bojkot nga partitë kryesore të opozitës dhe dështimin e ndonjë opozite për të hyrë në Parlament, megjithë uljen e pragut në 3% pak para zgjedhjeve, Parlamenti në Serbi ka humbur rolin e tij si një organ legjislativ që përfaqëson tërë Serbinë. Ajo që mbetet është se edhe në Serbi si në Shqipëri, kemi një Parlament një ngjyrësh dhe opozitën reale jashtë tij! Për të mirën e kujt mund të jetë kjo? Kush kjo? Po kjo pra, që kemi dy shtetet e famshëm kundërshtarë shekullorë me perspektivën europiane dhe me Kosovën si moment të vështirë për zgjidhje, që kanë një ngjashmëri të çuditshme në pluralizmin dhe demokracinë e tyre të goditur në institucionin më të lartë që është Kuvendi dhe përfaqësimi politik demokratik. Ne mbas datës 27 qershor, do të marrim vesh nëse Serbia ka më të qartë Europën dhe me sytë e Amerikës apo paradën e Rusëve mbas pandemisë. Në fakt, ajo do të zbulonte nëse është ngjashmëri opozitare apo pozitare kjo e jona, mes dy shteteve "miq" në Ballkan, por që ndryshimet i kanë kaq të mëdha dhe kaq shumë histori gjaku të derdhur e tokash të zaptuara nga sllavët, saqë realisht dhe me mungesa të demokracisë të bëhet "gjaku ujë". Zakonisht nuk të pëlqen, as t’i ngjash dhe as të të ngjajë një komshi që gjithmonë është sjellë keq, është mik me dreqin dhe që nuk do të marrë vesh për të jetuar normalisht çdo kush në shtëpinë e tij dhe oborrin e tij pa frikën se do sulmohet, vidhet dhe përgjaket natën dhe ditën. Të gjithë shpresojnë se këto janë kohë të larguara, por sigurinë për të mos u përsëritur e bën demokracia. Nëqoftëse dikush mbase do të marrë vendime për demokracinë, sepse kështu është më mirë, këtë do ta shohim, por nëqoftëse dikush do t’i zgjidhë me ide stepash dhe kohë të dogmave nacionale dhe religjionare të fshehura duke mos pasur as reflektim demokratik, kjo do të ishte skandaloze! Tani për tani kjo ngjashmëri është e dyshimtë! E dyshimtë si "siguria" që te jep modeli "bjellorus i Lukashenkos dhe ai rus i Putinit"! Po të jetë se ka një zhvillim filozofik dhe politik që diku (shumë lart) e dinë që zgjidhet më shpejt dhe më qartë pa opozitë, kjo duhet parë në ditët që vijnë. Por gjithsesi shija e hidhur e një ngjashmërie të tillë, të bën të mos ndihesh mirë.