BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit
x
BREAKING NEWS

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e
x
BREAKING NEWS

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon pasojat e rënda ndaj bizneseve

Rritja e menjëhershme e pagave, kreu i Konfindustrisë zbulon
x
BREAKING NEWS

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën parti je

Analisti i njohur nuk përmbahet ndaj deputetes: Ti nuk e di me cilën
x

Opinion / Editorial

Populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediantë pagash “bashkohuni”!

Populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediantë pagash

Ja, ju doli punë tashmë marrëzisht klasës politike me pagat e kuvendarëve të kuvendit të Shqipërisë dhe po ashtu qeverisë dhe sigurisht staturave të larta të shtetit si renditje funksioni. Me pagat e disbalancuara në Shqipëri, është bërë lojë e keqe, sidomos me pagat e sektorëve të drejtësisë shumë më lart se pushteti politik dhe përfaqësues i popullit, por kjo tashmë ka ndodhur dhe pse gabim, e riparimi në fakt, kushton politikisht dhe fajsisht administrativisht! Por sot me atë ligj dhe atë ngritje pagash dhe sidomos me atë të deputetëve po bëhet jo vetëm populizëm idiot, por dhe po sillen si bolshevikë, disa si menshevikë dhe shumë si komediantë pagash! Kur shteti paska aftësi që të çojë pagën mesatare 900 euro sigurisht që pagat e administratës së lartë dhe përfaqësimit politik duhet të kenë një madhësi dy apo tre herë më shumë dhe kjo nuk është për tu diskutuar se ka të bëjë me dinjitetin e shtetit dhe përfaqësuesve të popullit! Tjetër është ajo që nuk duhet të përfitojnë në kurriz të shoqërisë dhe tjetër është paga dinjitoze e tyre si model shoqëror racional. Sa ju duket këtyre populistave, komediantëve të pagave e “arsyeshme paga” e një përfaqësuesi të popullit. Që të jetojë me kushte normale në dinjitet! Sa pra? E para dhe e fundit, duhet dy elementë! Paga minimale dhe e dyta paga mesatare! Mbi këto vendoset dhe paga dinjitare e deputetit. E nuk ka nevojë për populizëm idiot nga të gjitha palët. Nuk ka nevojë të përmëndin popullin për pagat e tyre, sepse ato në fakt i kanë bërë “topin” popullit prej kohësh dhe sjellja si populistë është tashmë grotesk i shëmtuar. Nuk ka nevojë për bolshevizëm që thotë – nuk duam paga, se punojmë për popullin! Është gënjeshtër dhe mashtrim që në fillim si “autobuzi falas”! Nuk vlen dhe menshevizmi i disave që rrinë si të përkorë mes populistave dhe bolshevikëve por me mendje te paga e tyre e rritur. Për më tepër nuk ka nevojë për komediantë akademikë përrallash kote dhe marrëzive pa fund. Komandiantëve që janë pasunarë dhe bëjnë si bolshevikë dhe nuk thonë sëpaku... pagën time po ja dhuroj azilit të pleqve filan vend për një vjet! Bëjnë si komendiantë si analistët dhe komentatorët dhe si populistë ato që kanë mundësi që pagën ta dhurojnë. Dhurojeni por trima me që ju duket e padrejtë. Në fakt e padrejtë është, por shteti si ngrehinë institucionale nuk ka faj se shtetarët nuk janë mësuar të jetojnë me pagën e tyre. Se po të jetojnë me pagën e tyre ato pikërisht për atë pagë duhet të dalin të punojnë. Biles kur është paga e vogël dhe kanë nivel jetësor nuk futen fare në politikë se nuk ju del! Apo jo mor amani – thoshte Jovan Bregu i shkretë! Janë bashkuar tani populistë, bolshevikë, menshevikë dhe komediandantë pagash! Po pra sikur dikush ju ka bërë thirrje – bashkohuni!!! Ja shikoni pra bashkësia e paga rritësave shikoni se puna e pagave është kudo me “probleme” dhe italianët janë në vend të parë për distancë me mesataren e shoqërisë së tyre. Aktualisht, deputetët italianë kanë të drejtë për një kompensim neto prej 5000 euro në muaj plus mëditje prej 3503,11 dhe rimbursim të shpenzimeve të mandatit prej 3690 euro. Këtyre i shtohen 1200 euro në vit për rimbursimet telefonike dhe nga 3323.70 në 3995.10 euro çdo tre muaj për transport. Senatorët, nga ana tjetër, marrin një pagesë mujore bruto prej 11,555 euro. Neto, shifra është 5,304.89 euro, plus një mëditje prej 3,500 euro plus një rimbursim për shpenzimet e mandatit prej 4,180 euro dhe 1,650 euro në muaj si rimbursime “paushall” midis telefonave dhe transportit. Duke bërë një përllogaritje të shpejtë dhe pa marrë parasysh asnjë shtesë funksionale, anëtarët e Senatit fitojnë çdo muaj 14,634,89 euro kundrejt 13,971,35 eurove që marrin deputetët. Deputetët dhe senatorët kanë gjithashtu të drejtën e një kompensimi në fund të mandatit, i cili është i barabartë me 80% të shumës bruto mujore të dëmshpërblimit, shumëzuar me numrin e viteve të mandatit efektiv. Një studim anglez për pagat e deputetëve në Evropë llogariti se kostoja e një deputeti italian është rreth 120,500 £ në vit. Praktikisht dyfishi i kolegëve të tij britanikë që marrin 66 mijë paund, shumë më tepër se ato të politikanëve gjermanë dhe francezë dhe madje gjashtë herë më shumë se ato të Spanjës. Pozicioni i palakmueshëm i Italisë: në fakt, vendi fqinj yni shquhet jo vetëm për pagat më të larta të deputetëve në Europë, por edhe për raportin më të keq mes pagës mesatare të të zgjedhurve dhe pagës mesatare të qytetarëve. Paga bazë e një parlamentari është 125.220 euro, 4.23 herë më shumë se 29.599 euro e pagës mesatare italiane, padyshim lidhja më e largët në Europë. Greqia vijon, pavarësisht se paga e deputetëve është rreth 61 mijë euro dhe ndër pozitat e para në pagat më të pabalancuara gjejmë edhe Kroacinë (rreth 32 mijë deputetë dhe rreth 11 mijë qytetarë) dhe vetë Bullgarinë. Në fakt ky është dhe problemi! Sa është paga mesatare dhe sa ajo e deputetëve. Kishte përpjestim të mirë dhe arsyeshëm kjo, nuk ka nevojë as për fjalë, as për populizëm, as për bolshevikë dhe as me komendiantë. Ka nevojë të mbyllin gojën, marrin pagën dhe jetojnë vetëm me të. Jo me abuzime jashtë saj. Kaq asgjë më shumë se kaq.