BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Popullata çame, protagonistët e parë të çështjes çame

Popullata çame, protagonistët e parë të

Kur popullata çame erdhi e detyruar në Shqipëri për t’i shpëtuar vrasjeve dhe masakrave të bandave greke të ushqyera nga qarqet ultrashoviniste të Athinës, nuk ua kish marrë mendja adhapin (mundime me shumë të këqija) që kanë kaluar në këtë vend. Jo nga popullsia shqiptare vendase, por nga qeverisja e kohës, veçanërisht pas vitit 1960. Pas këtij viti u krijua përfytyrimi me tendencat ekstreme të luftës së klasave, se ekzistenca e komunitetit çam do të merrte fund për shkak të një persekutimi ekstra dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Kur dëgjojmë sot se një ministër i jashtëm apo kryeministri i Greqisë kërkojnë në mënyrë alergjike me shumë prepotencë dhe agresivitet respektimin e të drejtave të minoritetit, bëj çudi se në kohën e diktaturës ata ishin të privilegjuar, kur çamët duhet edhe të mos e thoshin origjinën nga ishin vetëm e vetëm që të mos shiheshin me sy të keq apo të përbuzeshin, siç edhe ndodhi rëndomtë në Shqipëri. Po kjo ka qenë e vërtetë dhe më e keqja ishte se kjo u bëhej nga vetë vëllezërit e tyre, ndërkohë që minoriteti grek kishte deri anëtarë të byrosë Politike të PPSH dhe në institucionet e larta të shtetit. Enver Hoxha shkruante “Dy popuj miq”, ndërkohë që miqësinë me shqiptarët e Çamërisë e tradhtoi, e shkeli, sepse ishte dhe mbeti një stalinist i bindur në idetë dhe praktikat e qeverisjes së tij.

E kujtoj tim atë, kur në vitin e fundit të jetës së tij kishte një mërzitje të madhe kur dëgjonte lajmet dhe merrte vesh fragmente të të shprehurit rëndë ndaj çamëve si një ritual i qëllimshëm dhe i udhëzuar nga lart udhëheqjes. Kur e shihja në këtë gjendje, e pyeta një ditë dhe mu shpreh se “më mirë të kisha thyer këmbën se sa erdha këtu kur shpëtova nga internimi i Gjermanisë. Nuk më lejuan të shkoja në Filat dhe do kisha bërë mirë të shkoja tek nëna ime në Stamboll. Por ja që nuk e mendoja që nuk do më linin më të dilja”. Nuk e ka thënë vetëm ai këtë fjalë, por shumë e shumë pleq e plaka që gjithashtu panë mënxyrë në Shqipëri, edhe pse popullata vendase kishte respektin e trashëguar edhe historikisht për çamët dhe Çamërinë.

Dhe sot, pas 27 vjetësh jemi në një pikë nevralgjike të rëndësishme për zgjidhjen e çështjes çame. Them nevralgjike sepse momentet historike dhe realiteti shqiptar janë në një krizë të rëndë në lidhje me çështjen kombëtare dhe veçanërisht me problemin çam. Jo thjesht se qeveritarëve u duhet kujdes në prononcimet e tyre për raportet me fqinjët dhe pothuajse nuk e zënë në gojë as emrin çam apo Çamëri, pale më të diskutojnë për çështjen çame, por edhe sepse pjesa akademike ka një heshtje totale, përjashto disa historianë dinjitozë që flasin e shkruajnë.

Më shumë se kaq kemi të bëjmë me një situatë të paqartë dhe aspak të dëshirueshme mes vetë komunitetit çam. Politika krijoi pështjellime të tilla sa sot nuk e dimë ku e kemi pozicionin tonë në marrëdhëniet me krahët e politikës. Mund të thotë dhe të flasë Shpëtim Idrizi si pjesë e politikës dhe kryetar i PDIU, por flet edhe Vangjel Dule si përfaqësues i grekëve, edhe pse në raportet mes nesh dhe minoritarëve është shumë larg. Ne jemi shumica, ndërsa ata janë pakica, por e privilegjuar dhe me mbështetje si nga ana shpirtërore përmes Janullatosit si kumbar, por edhe nga ana e qeverisë greke si pjesëtare dhe bashkëpunëtore e qeverisjes shqiptare që i imponon në çdo gjë kushtet e veta.

Pyetja që shtrojmë sot është: Ku jemi ne çamët, ku jemi ne të interesuarit e komunitetit çam dhe të çështjes sonë? Se gjithçka po bëhet në politikën shqiptare dhe në marrëdhëniet me grekët, por veç një gjë nuk po bëhet: bashkimi i të gjithë çamëve rreth një stërmullari për t’u bërë faktor ndikues potencial, këtë nuk po e bëjmë. Jo vetëm dritëshkurtësia e momenteve të politikës përfaqësuese të PDIU në disa raste, por edhe hipokrizia e diplomacisë shqiptare dhe vetë krerëve të shtetit, kanë krijuar një çoroditje të palejueshme dhe të padëshirueshme.

Mosgjetja e vetes, mos lidhja e çamëve mes tyre dhe institucioneve të Shoqatës Çamëria dhe PDIU si përfaqësuese politike, janë një dëm i pallogaritshëm që i bëjmë vetes. Shprehja e nënës sime, që ma përsëriste shpesh se “ç’i bën vetja vetes, gjithë bota nuk ta bëjnë, qoftë për mirë e qoftë për keq”, më tingëllon aktuale dhe si një mesazh i rëndësishëm që duhet t’i themi njëri-tjetrit këndej e tutje. Ka shumë qejfmbetje, ka shumë marramendje, ka shumë fyerje dhe sharje apo edhe sjellje si ato të deputetëve që kanë mandate deputeti në emër të PDIU dhe nuk janë me PDIU, por mendoj se mirëkuptimi, organizimi i strukturave, gjetja e gjuhës, janë elemente që do të kenë ndikime ekskluzive në fatet e popullatës çame. Ndërsa mospërkrahja e njerëzve që kanë kontribute dhe kanë qenë protagonist të çështjes çame që në vitin 1991, por edhe mendjemadhësitë e shprehura herë pas here të atyre që mendojnë se kanë shumë merita për çështjen çame, kanë ndikim jo të mirë në mikroklimën e politikës sonë.

Është shumë e rëndësishme që të lajmë zemrat para Zotit për kauzën tonë për të krijuar atë bërthamën strategjike dhe gjetjen rrugëve për të bërë taktika në shërbim të kauzës. Është e rëndësishme të kuptohet kjo gjë se vetëm me një shpirtëzim të çështjes, do mund të kemi sukses dhe ndërkombëtarizim të kësaj çështjeje me tërë forcat dhe me të gjitha bateritë për të vënë në lëvizjen makinerinë e propagandës së të vërtetave, që do të jenë një çelës i artë për futjen në hulli të mirë të problemit.

Shembulli i Ibrahim Rugovës me Kosovën, por edhe praktikat botërore na japin shansin e një ndryshimi të madh në rrugën tonë, nëse vërtet duam të bëjmë faktor çështjen çame jo thjesht me një Rezolutë të mbetur në letër, por me një “rezolutë” pjesëmarrëse me lobingje dhe iniciativa që janë efikase. Si intelektual dhe i angazhuar në çështjen çame do të doja të isha i pranishëm kur mblidhen historianët e çështjes kombëtare dhe asaj çame në një tavolinë dhe të flasin. Do të doja të shikoja biznesmenët çamë dhe të tjerë që të bashkojnë kapitalet për të kontribuar në ecurinë e do të doja të shikoja gazetarët dhe publicistët në një tryezë që të merrnin ngarkesat e tyre për trajtimin e çështjes çame. Po aq sa do të doja të shikoja grupet e të rinjve dhe grupet e interesit, pa harruar veteranët e Çamërisë që të flasin për problemin tonë se janë ata që mbajtën ndezur vatrën e Çamërisë dhe rrëfyen masakrat dhe hoqën të zitë e ullirit për të mos u shuar zjarri në vatër.

Kemi shumë e shumë për të thënë, por më shumë kemi për të bërë dhe kjo kërkon edhe zgjuarsi, se njihemi për të tillë, kjo kërkon edhe prakticitet se e kemi provuar atë, por kërkon mbi të gjitha bashkim mendimesh dhe idesh me zemra të lara para nënës sonë Çamëri.

Tavolinave të lokaleve dhe në takime të ndryshme miqsh dhe të afërmish çamë nuk ka se si të mos vejë gjuha ku dhemb dhëmbi, të flitet për shoqatën dhe për partinë, për Shpëtim Idrizin apo Tahir Muhedinin dhe për të tjerë. Të gjitha janë konstatime. Sot kemi nevojë për këto konstatime, por më shumë se për to kemi nevojë të gjejmë fjalën mes nesh, kemi nevojë për sinqeritetin dhe besueshmërinë e atyre që janë drejtues të strukturave të Çamërisë. Çdo aleancë apo marrëveshje para së gjithash duhet të bëhet mes nesh si një konsensus i madh, se po nuk gjetëm gjuhën mes vetes, nuk kemi për të gjetur gjuhë me të tjerë. Ne nuk jetojmë dhe ekzistojmë fizikisht vetëm pse kemi lindur prej nënave çame. Kjo është çështje e Zotit. Ne sot jetojmë dhe mendojmë edhe për kauzën tonë, duan apo s’duan grekët, u vjen mirë apo nuk u vjen mirë pushtetarëve apo akademikëve që sillen privatisht me çështjet kombëtare. 

Nga Hyqmet ZANE