BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Populli mbase voton më të “dobëtin”, por ndërkombëtarët asnjëherë!

Populli mbase voton më të “dobëtin”, por

-Ku shkuan përbetimet e Bashës, Kryemadhit, opozitës, se “nuk do të preken votat”? -

Historia e shtetit shqiptar është ndërtuar në përgjithësi në një sintezë mes popullit shqiptar dhe ndërkombëtarëve, si përkrahje të më të fortit si drejtues, apo në variantin më të keq sundimtar të shtetit të vogël, por gjeostrategjikisht të rëndësishëm shqiptar. Po jap disa raste. Komisioni Ndërkombëtar nuk njohu qeverinë e Ismail Qemalit dhe projektoi një principatë monarkike me princ Vidin, por pastaj e lanë në baltë, sepse realisht ishte i “dobët” dhe se nisi Lufta e Parë Botërore. Shqiptarët merrnin pak vesh nga Kongresi i Lushnjës, por ky moment i rëndësishëm i historisë shqiptare tregoi forcë me të gjithë pjesëmarrësit përfshi Nolin dhe Zogun brenda dhe ndërkombëtarët pranuan në dy vite të njohin realitetin e shtetit shqiptar. Qeveria shqiptare e krijuar në Lushnjën e janarit 1920, i tregoi forcë dhe Esat Pashës apo italianëve, grekëve dhe malazezëve dhe të tjerëve përreth, duke pasur pastaj respektin e popullit dhe ndërkombëtarëve. Ndërkombëtarët treguan respekt (mbase dhe kundra popullit) për forcën e Zogut dhe përballjen e tij me revolucionet dhe kryengritjet, duke e lejuar të shpallej mbret dhe trendin e thyer monarkik mbas luftës së parë botërore që shkatërroi pothuaj të gjitha monarkitë. Por Zogun e njohën menjëherë fuqitë më të mëdha të kohës. Populli dhe politika ishte përgjysmë, por të huajt jo – deshën njeriun që sundonte dhe përmbante shqiptarët të pamësuar me shtet formim dhe rregulla të ligjeve në shtet. Vetëm fashizmi dhe pushtimi prishën monarkinë dhe nuk është se kanë bërë mirë në shkatërrimin të shtetit shqiptar - mirë apo keq, me të meta apo të mirat e kohës. Fashizmi italian bëri një të keqe të madhe, e cila paguhet dhe sot e kësaj dite në Shqipëri. Ndërpreu shtetin shqiptar, çoi kurorën e Kastriotit një xhuxhmaxhuxhi antishqiptar, mbret i Italisë dhe forcoi komunistët me qyrkun e nacionalistëve. Si populli shqiptar dhe ndërkombëtarët përkrahën partizanët komunistë në Luftën Nacionalçlirimtare. Misionet britanike dhe amerikane ishin më të organizuara dhe të shumta në shtabin e Enver Hoxhës dhe misionet e tyre vepronin në përkrahje e dyshim sigurisht të Enverit, kur në Shqipëri nuk kishte asnjë mision sovjetik, por vetëm përfaqësues jugosllavë. Kështu pretenduan ta bënin pro jugosllavi ndërkombëtarët, por Enveri i nxori jashtë duke thirrur Stalinin. Po, por ata njohën për të fortë Enverin sepse realisht ishin komunistët më të fortë dhe popullit duhet thënë se ishte në një shumicë të çuditshme me të. Perëndimorët lejuan sundimin e Enverit, sepse ai u prish me sovjetikët dhe i nxori jashtë nga vendi shqipeve dhe Pashalimani dhe pastaj se denoncoi “Traktatin e Varshavës”. Shqipëria ishte shtet i vogël që bënte të fortin (më i armatosuri i bunkerizuar në Ballkan) duke pasur barkun bosh, kthyer në burg të madh sidomos mbas prishjes me Kinën, të cilën e bëri motër kur u prish me sovjetikët. Perëndimorët (ndërkombëtarët) e dinin se diktatori dhe klika e kriminelëve ideologjikë në Shqipëri, ishin më të fortët. E padyshim nuk e luajtën pothuaj fare deri sa iu erdhi “vdekja politike mbas bllokut lindor komunist”. Mbas viteve 1990 i dhanë mbështetje një ish-komunisti si Sali Berisha, që iu tregoi forcë komunistëve të PPSH-së. E kritikuan për bolshevizmat e tij dhe e pastaj kur e teproi mbështetën PS-në, e cila praktikisht e rrëzoi mbasi Berisha bëri marrëzinë e piramidave dhe shtetit personal të tij. Ndërkombëtarët pranuan më të fortët e asaj kohe (PS), të cilët i pranoi dhe populli shqiptar ose socialistët. Po, por nuk kishin një të fortë sipër. Kishin disa, por Nano nuk ishte burri i fortë që rrinte në zyrë dhe duronte sulmet e Berishës. Prandaj e pranuan ardhjen e tij (doktorit) sërish në 2005-n sëbashku me shqiptarët. Si populli dhe të huajt ishin me PD. E bëri baltë sërish Berisha dhe si populli edhe ndërkombëtarët pranuan një akoma jo kaq shumë “tiranosaur” si doktori, por që po tregonte sidomos në Bashkinë e Tiranës që kishte të dhënat e të fortit të Shqipërisë. E mori në 2013-n (piktori) dhe nuk do ta lëshojë më, deri sa ndërkombëtarët dhe shqiptarët të nxjerrin në sintezë me njëri-tjetrin, një të fortë tjetër, që t’iu mbushë mendjen se Rama nuk duhet më. Sot beteja e të fortëve për shqiptarët dhe ndërkombëtarët është mes Ramës dhe Bashës. E kjo betejë apo ky duel është e kotë të bëhet, sepse pothuaj shumica e shqiptarëve dhe të gjithë ndërkombëtarëve e dinë se fitohet nga Rama. Biles populli mbase dhe gabon në këtë drejtim kurse ndërkombëtarët kurrë nuk gabojnë të pranojnë më të dobëtin si kryeministër të Shqipërisë. Ata nuk duan një që tërhiqet nga kauzat, nuk duan një që zbutet si marmelatë me pakte idiote dhe nuk duan një që thotë para zgjedhjeve – nuk do të lejojmë prekjen e votave dhe pastaj mbas zgjedhjeve ankohet “se më kanë grabitur apo vjedhur, blerë apo devijuar votat”. Jo këtë lloj njeriu askush nuk e do. Basha dhe Kryemadhi premtuan se do të mbrojnë votën dhe askush nuk do vjedhë votën tonë (thoshin) apo blejë atë, kurse sot një dorë adoleshentësh që kanë zënë padrejtësisht pushtetin e opozitës, hanë fjalët dhe deklarojnë aksione të reja për votat e grabitura dhe të blera. Po pra duke akuzuar “demokratët” se kanë shitur votat. Kaq të dobët janë sa akuzojnë demokratët e tyre se kanë shitur vota te socialistët. Sepse socialistët sigurisht nuk ka nevojë kush t’iu blejë votat nga krahu i tyre ose Rilindja. Kaq në faj janë, sa një ndërkombëtare si Urszula Gacek thotë: Ne kemi pasur një shqetësim më të madh sesa shit-blerja e votës: keqpërdorimin e burimeve të administratës shtetërore, qëndrimin e turbullt ndaj kufirit mes partisë dhe shtetit. Lidhur me shitblerjen e votës, është një dukuri për të cilën në zgjedhjet e mëparshme janë bërë rekomandime sesi të trajtohet. Duhet vënë në dukje që shitblerja e votës nuk i përket një partie të veçantë. Pra ndërkombëtarët e emisarët e tyre në Shqipëri dënojnë më shumë përdorimin e administratës së Ramës se sa blerje dhe shitje vote. Perëndimorët dhe ndërkombëtarët miq tanë edhe pse unë kam vërejtje për burokracitë dhe shpesh kuadratimin e sëmurë e tyre të kotë, duan një folklorik mundësisht modern dhe të fortë mbi shqiptarët. Nuk duan individë të dobët dhe të katapultuar me hije pas tij të një të forti të dikurshëm tashmë pothuaj 80 vjeç si Berisha. Dyzimi i pushtetit të Bashës në PD për perëndimorët është i papranueshëm, sepse e dinë se është një njeri i dobët, pa merita force dhe lidershipi të qëndrueshëm në parti. E sa të jetë kështu, pushteti do të mbetet në dorë të Ramës, i cili ndërkombëtarëve iu thotë se do të rregullojë dhe PD. Po pra po, e kushedi populli mbase voton më të dobëtin, por ndërkombëtarët kurrë, asnjëherë nuk do ta bëjnë këtë aprovim në Shqipëri. Asnjëherë, sepse duan stabilitetin më shumë se prosperitetin e një lirie dhe demokracie pa rregulla loje dhe anarki. E dinë qartë se ajo që quhet demokraci do vite akoma të gjata të vijë në Shqipëri.