Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Por ja që Enveri nuk ngrihet dot!

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për të kërkuar numrin e deputetëve dhe deklarata e tij se “Nuk më shkarkojnë dot, sepse nuk më ka zgjedhur ky Parlament” është një lojë tinëzare, provokative dhe e rrezikshme, sepse po e çon vendin drejt kaosit duke mbajtur kështu mbi supe një përgjegjësi të madhe që i kalon kufijtë e tij individualë.

Natyrisht, që Presidenti ka detyrat dhe të drejtat e tij të cilat ja jep Kushtetuta, por si Ai, ashtu dhe Kushtetuta e Republikës janë produkte të vendim marrjes së Kuvendit, pra të deputetëve.
Të deklarosh se nuk më shkarkojnë dot, se kanë qenë të tjerë ata që më kanë votuar, as më shumë e as më pak i ngjan tashmë “argumentit të rafinuar grek” të mos heqjes së “Ligjit të Luftës” me Shqipërinë, sepse atë, dikur kur u sulmua Greqia nga Italia fashiste (Greqia: Jooo na sulmoi Shqipëria) e ka miratuar Mbreti me dekret mbretëror, të vjeshtës së vitit 1940 dhe për rrjedhojë, do të duhej një tjetër dekret mbretëror, për ta shfuqizuar! Shkurt dekreti, apo ligji i luftës ngelet i përjetshëm, sepse Greqia nuk e ka më sistemin politik mbretëri. Kështu dhe puna e Metës. Meqenëse ata që e votuan, i dogjën mandatet e nuk janë më, Meta bën pirueta politike dhe luan me sofizma konstitucionale. Me këtë rast, Presidenti fërkon duart sepse, në këto situata të reja e të krijuara , që ta shkarkojnë atë, ose duhet të përjashtohen këta që erdhën dhe të rivijnë ata që u vunë flakën dhe dogjën mandatet... ose Meta, të ngelet në karrigen e Presidentit të përjetshëm.

Hahahahahahhah me të vërtetë sa humor i bukur dhe për të qeshur!
Loja dhe lëvizjet tij sipas udhëzimeve të orakullit “Berishë”dhe bandës së partive frymore, që po u ikën fryma, përkundrejt rivalëve aktualë të pushtetit i ngjan më tepër një loje shahu, ku secila palë përllogarit lëvizjet e veta, por dhe në të njejtën kohë studion dhe lëvizjet e mundshme të kundërshtarit e mbi këtë bazë, përgatitet ta mposhtë atë për të siguruar fitoren përfundimtare.
Por në këto zgjedhje (nëse ato me të vërtetë do zhvillohen), ka një karakteristikë të veçantë dhe dalluese nga të gjitha të tjerat, sepse Rama përdorur dhe vazhdon ta përdorë kartën e “luftës anti korrupsion” dhe vendosjen para përgjegjësisë, të gjithë atyre të cilët janë implikuar keq në këtë veprimtari. Shumë kush nga politika, por dhe nga ish strukturat shtetërore, apo dhe presidenciale, heqin kësulën për të parë a u ka ikur miza nga kësula e kokës, apo e kanë ende?! Disa e dinë mirë që e kanë disa të tjerë, nuk janë të sigurt për këtë gjë, sepse vërtetë u ka zënë shtegun Amerika, por ama nuk i ka penguar Evropa! Rama kërcënon se kush prish zgjedhjet nuk do shkojë në Amerikë! E bukur logjikë! Plasën kriminelët dhe po u digjet barku, pse s’do shkojnë në USA kur mund t’ja shtrojnë si u do qejfi bile të ngrenë dolli dhe për Ramën në kryeqytetet e BE-së! Bile jo vetëm kaq, por ata duke përfituar nga bërjet publike të bisedave sekrete të prokurorisë (E ku ka sekrete në vendin tonë?!) nëpër kulisat e fshehta dhe lokalet verore të hapura, kanë shpërthyer në sulm me “Bild-gate” sipas modelit amerikan të viteve 1972 brenda Shtëpisë së Bardhë që për hir të së vërtetës mbas viteve ‘90-të është aplikuar me sukses të plotë e të jashtëzakonshëm dhe në Shqipëri.
Në djall Amerika, bile dhe me gjithë pjesën latine pse jo bashkë me ta dhe Kina me Evropën! Këtu për ata është hall koke dhe jo vizash apo pasaportash! Në djall dhe vizat me gjithë pasaportat diplomatike! O Zoti i madh e mëshirë plotë, shpëtona të paktën dhe këtë herë, sikurse na shpëtove me 1997-tën, pa dimë vetë në të pastajmen! - qajnë e vajtojnë nën zë, ata që kruajnë kokën nga miza që kanë nën kësulë. Po pse, vetëm opozita është në këtë hall, vetëm ajo ka miza? Mos kapitalizmin në Shqipëri e solli e djathta? A nuk ishte vet kreu shpirtëror i tyre Ramiz Alia, i cili mbasi priste me akth të madh të vdiste Enver Hoxha, dhe mbasi u bind mirë e mirë që ai kish vdekur deklaroi në Byronë Politike se kapitalistët e ardhshëm do të jemi ne ish komunistët (nënkupto të degjeneruarit dhe tradhtarët e komunizmit) dhe se pushtetin, nuk do t’jua u lëshojmë atyre që përmbysëm!? Pra, në vazhdim të idesë së tij e majta socialiste mos është e pastër duke u katapultuar menjëherë në borgjezë? Unë e kam mendimin dhe e them me siguri të plotë se ajo është me të vërtetë e bardhë dhe e pastër bile shumë e pastër... veçse - si çarçafët e një prifti, nga ku në qilarët e fshehtë të vendit të shenjtë, mëkatojnë më shumë se kudo dhe kushdo tjetër!
Situatat e nxehta e të pështjelluara, ashtu si rezistencat e korentit elektrik me reostat, sa vijnë e bëhen më inkadeshente dhe temperaturat janë në rritje. Të dyja palët kërcënojnë dhe asnjëra nuk lëshon. Doemos janë shqiptarë dhe krenarë pa krye !
Me të vërtetë të mos ketë ky Atdheu ynë, burra të urtë e të mençur, njerëz të ndershëm për ta kuptuar kaq gjë, se Shqipëria po shkon drejt gremine? Tërheqja nga taktikat dhe strategjitë e gabuara të cilat e çojnë popullin drejt konfrontimi,t është shansi i fundit për të dyja partitë e mëdha dhe aleatët e tyre. Borgjezë të të gjitha Partive bëni kujdes dhe Shqipërinë mos ktheni në shesh lufte si Sirinë!
Le të mendojmë për një moment se ajo që s’duhet të ndodhë- do të ndodhë. Si do të justifikohen para popullit “Banditokracia”për bijtë tanë të vrarë? Mos vallë dhe këtë herë do përdoret varianti i “çadrave” dhe “stilolapsave pistoletë”? (Dhe ne tuhafët do t’i gëlltitim!)
Po ky populli im, do të vazhdojë të bëhet mish për top dhe të sakrifikojë bijtë e vet për interesat e borgjezisë shqiptare, që këto tre dekada e ka ngritur lumturinë e vet mbi gjakun mundin djersën dhe fatkeqësitë tona? Apo përsëri Rama, do ti krahasojë dhe anatemojë me mallkimin e“çetat enveriste” (sikurse bëri në një fjalim me filxhan në dorë që mbajti para dy-tre ditësh diku andej nga Korça) ... identike kjo, me të çjerrat këtu e dy dekada më parë, nga homologu i tij i shfronëzuar prej popullit, i cili me klithmat e “rebelimit komunist”, u bë gati t’i hypte anijes ashtu sikurse bënë dhe ballisto-zogistët, por që dhe sot ngelet enigmë që kush e bindi për sigurinë e jetës së tij?! (Ndaj si duket ai si një kalë varvat vazhdon dhe hedh vicka se s’ka renë në zot!)
Jo Ramë jo, as ti dhe as ai ujku plak e fytyrë gjak, nuk do të mundni dot! Dhe nëse do të ndodhte kjo gjë, atëhere me të vërtetë koha do të kërkonte në skenë Enverin! Por ja që ai nuk ngrihet dot.
Ju, Lil Kryekomandanti, Sali Sadami etj., a i kini menduar mirë këto gjëra deri në fund? E di pse ju pyes?! Jo pa qëllim, sepse nëse e futni popullin në vëllavrasje, në të pastajmen e afërt, nuk i dihet se kush do të jetë ai që do të japë llogari!

Nga Ylli MEÇE

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/07/2019 - 07:20

Voltana Ademi i kërkoi ndihmë disa ambasadorëve të huaj për të hetuar e vendosur drejtësinë në lidhje me votimet e 30 qershorit dhe për vazhdimësinë e mëtejshme ligjore të pushtetit lokal në Shkodër.

Postuar: 23/07/2019 - 07:18

Pasi u dergj rrugëve, mbushi burgjet me huliganët, shkatërroi dhe u shkatërrua vetë, opozita na q

Postuar: 23/07/2019 - 07:16

Propozimi i Presidentit Ilir Meta për zgjedhje të trefishta në 13 tetor është njëherësh edhe para

Postuar: 23/07/2019 - 07:15

Isha i sigurt që Lulzim Basha do të shpikte një marrëzi tjetër që të bënte ballë si reputacionit

Postuar: 21/07/2019 - 07:48

Prej javësh qëndroj orëve të pasditeve në fshat.

Postuar: 21/07/2019 - 07:36

Dorëheqja e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u përcoll në kohë reale në tërë mjediset

Postuar: 21/07/2019 - 07:35

Dje Departamenti Amerikan i Shtetit (ministria e Jashtme e SHBA-ve) kumtoi vlerësimin dhe mbështe