BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Opinion / Editorial

"Porta'halizmi i lajmit" i shërben lali Erit më mirë se propaganda e tij!

"Porta'halizmi i lajmit" i shërben lali Erit më

Lajmi i përhapur nga shumë e shumë portale se Erion Veliaj ishte nisur për t’u kuruar në Turqi sepse ishte rënduar, sigurisht më bëri përshtypje. Duke ditur dhe disa raste të "big-ve" që po shkojnë të kurohen o në Turqi o Perëndim dhe dikush me çarter, të pasur dhe njerëz të "kulteve" me lekë shumë - kjo e Erionit do t’i vinte kapakun. Sigurisht si person (njeri) do më vinte keq pse rëndohej, por do t’i vinte realisht kapakun si aferë që shqiptarët i ndan ashpërsisht në kategori.  Ja vlente të përmendje disa emra dhe të akuzohej si mjekësia jonë dhe politika, por dhe njerëzit e parasë se "donin të shpëtonin" kur populli po "vdiste". Po dhe e meritonte dritën e diellit ky shkrim, sepse po i shkohej në skaj mos besimit ndaj mjekësisë dhe aftësive tona për kurim dhe luftën ndaj Covid-19. Do duhej një analizë për të vërtetuar se nuk janë të zot të bëjnë "veprime adeguate me plazmën" "intensivin" dhe sigurisht mund të hidheshin dyshime të forta se njerëz të politikës, oligarkisë financiare dhe politike nuk besonin të mjekësia shqiptare dhe shkojnë jashtë për të lënë shqiptarët në duart e mjekëve, të cilët kaq mundësi kanë dhe idesë fatkeqe që thotë: kush hyn "atje nuk del gjallë më". Po pra po deri këtu, sepse kur niset kryebashkiaku dhe kur nisen disa të tjerë dhe kur tinëzisht dalin ca tipa dhe kur po tinëzisht ka disa spitale etj etj. Mu duk e përshtatshme koha për të shkruajtur - boll me një delir të tillë që lë popullin të vdesë dhe shpëton by..ën e vet pjesa më arrogante dhe idiote e të pasurve dhe politikës. Por gjithsesi po më bënte përshtypje se e kishin lajmin e "lalit Erit që ishte rënduar" dhe kishte shkuar në Turqi shumë portale, por jo disa që ja vlen ti besosh. E padyshim që u referova aty ku duhej dhe sidomos te SOT, e u kuptua se Erion Veliaj sëpaku me fakte që e konfirmojnë largimin në Turqi - nuk kishte shkuar pikërisht në Turqi. Tani ja vlen të kthehet opinioni sigurisht kundër "port'hale-zimit" të shumtë të Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare. E para për lajmin e shpifur apo shpikur dhe që pa profesionalizëm dhe pa e verifikuar e botojnë gjithfarë portalesh që i ngjanë nevojtoreve mediatike, por "alla turka"?! E dyta, sa do që të kesh inat lali Erin, për bëmat e tij, ose bie fjala teatrin dhe ca të tjera, nuk i shpiket rëndimi i gjendjes shëndetësore vetëm se e ke inat. Dhe pse? Sepse i ngjan si dy pika uji PD-së së Lulzim Bashës. E kthyer me lajmet dhe të vërtetat e saj të qelbura nga e pavërteta "solemne" në një shërbëtore të Edi Ramës dhe sigurisht dhe Erion Veliajt. Të tilla mashtrime mediatike, të pavërteta lajmesh dhe fake neës nga më idiotet që nuk janë me faktin real dhe mundësisht fotografinë e Erion Veliajt në Rinas, apo në Turqi mundësisht në spital - përbëjnë një ndihmë të madhe pikërisht për lali Erin. Të tilla lajme, janë më të dobishme se sa propaganda idiote orë, minutë e sekondë të makinerisë po idiote të Erion Veliajt për punët e tij në Bashkinë e Tiranës. Një makineri që kërcënon deri të vërtetën e punës, ose e zmadhon atë në proporcione ciklopike ose e shëmton lajmin në çdo media me interesat e propagandës "interesaxhie" nga çdo media me Bashkinë e Tiranës drejtuar nga lali Eri. Një dembel si Lulzim Basha si kryebashkiak i Tiranës, nuk mund të kapet me një "punëtor dhe stakanovist dhe lejfenist" si Veliaj, por që përfiton shumë më tepër në sajë të punës se sa një gjumash i pispillosur si Basha. Sepse Erioni i fiqve, ka kuptuar një diçka të rëndësishme. Ai mund të bëhet influent dhe i pasur si vetë, por dhe tarikati i tij kur punon. Sepse ka kuptuar dhe lexuar shumë mirë teoritë që thonë: lavdërohet ai që punon dhe pasurohet ai që vjedh, mundësisht duke punuar. Basha kishte vetëm eksperiencën e grabitjes së rrugës së Kombit, ku të tjerët nuk lanë gjë pa bërë dhe nuk bënë rrugën, por që Basha ishte ministër. Kurse lali Eri i fiqve sigurisht që është për t’u sulmuar drejtësisht me fakte për bëmat e tij grabitqare ekonomiko financiare, por nuk është e nevojshme të mashtrosh duke thënë se - është nisur për Turqi. Sepse kur gënjen, njerëzit të barazojnë me atë që vjedh. Të bëjnë shokun e tij dhe në shërbim të tij. Kur mashtron padrejtësisht për një kryebashkiak që e ke akuzuar si mashtrues dhe grabitës, njerëzit menjëherë e besojnë se - nuk ke dallim prej tij. Ose se i shërben pikërisht atij, duke e nxjerrë viktimë dhe dalë vetë mashtrues. Të tillë ordinerë të lajmit të rremë dhe të qëllimshëm për disinformim, mashtrim dhe keqdashës, janë më të suksesshëm se sa propaganda e lali Erit për fitoret dhe investimet apo dhe punët e tija. "Port'hale" të tillë i shërbejnë lali Erit më shumë se sa njerëzit që ai paguan për propagandën e tipit "Levçenko Muhanov". Sepse lali Eri dhe pse i vogël në moshë, si lëvizjen Stahkanoviste dhe heronjtë e saj, Levçenko Muhanov i përdor sot pothuaj njësoj si në kohën e stalinizmit idiot dhe në Shqipëri. Po e njëjta propagandë e mërzitshme e zhurmshme dhe shurdhuese që i shërbente dje ideologjisë - kurse sot parave dhe fitimeve të tarikatit të lali Erit. "Port'halet" e tilla që e bëjnë "stakhanovistin” lali Eri të sëmurë rëndë dhe për Turqi - po një shërbim të tillë propagandë po bëjnë. Po po, direkt për të dhe në favor të tij. Ai prandaj nuk i akuzon dhe nuk i merr me të keq, sepse e di se lejfenit të pasur i bëjnë mirë të tilla propaganda kundër tij që t’i japin më shumë vlerë. "Port'halizmi" i tillë është një stendë e madhe e vendosur jo vetëm në Tiranë, por në çdo celular të shqiptarëve. Ata lexojnë se lali është sëmurë dhe pastaj dikush shan dhe dikush qesh dhe dikujt i vjen keq, kurse në fund del se nuk është e vërtetë dhe pasoja e mashtrimit i shkon PD-së ngaqë sigurisht është zakoni që të dalin profka të tilla, kur në fakt mund të përgatiten dhe te Bashkia e Tiranës për të bërë efektin e duhur. "Stakahnovisti (modern) më i madh i shqiptarëve ose lali Eri" ja ka kaluar dhe "Levçenko - Mohanov-ëve" dhe padyshim ai është heroi i "kapitalizmit" tonë, që fillon me fiq dhe vazhdon me heroizma që "port'halizmi" i ditëve tona trumbeton. Në mes dikur ishin flet nderimet dhe lavdërimet kurse sot - paratë.