BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Portat e BE-së i “hap” vetëm Lulzim Basha kryeministër?!

Portat e BE-së i “hap” vetëm Lulzim Basha

Është për t`u habitur kur në kulmin e diskutimeve për çeljen e negociatave të Shqipërisë në Këshillin e Europës, ku nuk përplasen shqiptarët, po krerët e shteteve dhe kancelarive që komandojnë Europën dhe na kanë ushqyer shpresa e iluzione për një botë plotë ëndrra, ka nga ata që e duartrokasin Jo–në dhe e minimizojnë gjithçka në ndërrimin e kuajve të karrocës. U ushqyem me ëndrrën se mjaftonte të braktisnim sistemin që mbeti pas, që shqiptarët këtë detyrë e kryen, duke zgjedhur demokracinë dhe rrugëtimin drejtë Perëndimit. Në këtë situatë, Lulzim Basha nga ekrani i emisionit “Euroaktiv”, gjeti rastin për të bërë deklaratën më të papërgjegjshme dhe gati shokuese për mbarë opinionin vendas pse jo edhe atë ndërkombëtar. BE-në e siguron vetëm lidershipi i ri, baras Lulzim Basha, kryeministër. Të ishte kaq e thjeshtë, do kërkonim rokadë të menjëhershme, pa zgjedhje fare, alla pushtet Basha, vetëm disa ditë para vendimit final të BE-së: Rama në opozitë, Basha të kalëronte kolltukun kryeministror. Shqipëria e para, siç thotë Basha. Të tjerat vijnë pas. Të fitojnë qytetarët dhe le të dalin në opozitë mazhoritarët. Një hapje portash kaq shpejt, vetëm me një lëvizje të udhëheqësve dhe zëvendësimin e të vjetërve me lidership të ri të kryesuar nga Basha, do ishte zgjidhje si në përralla. Ta quash megalomani, mbivlerësim dhe se i ka hyrë vetja në qejf, kjo do ishte më e pakta. Por edhe qëndrimi më subjektiv i një lideri që i duket sikur përfaqëson Mesian në tokë. Po cilat janë garancitë e Bashës për fjalën që thotë? Thjeshtë ca iluzione, ëndërrime, shaka opozitare që më shumë i deklaron për ata që dëgjojnë. Ai e ka të qartë se ku qëndron çelësi i bllokimit të negociatave. Gjermanët dhe 26 shtete të tjera nuk janë më pak të mençur e pa peshë se Basha, që i vetëm do ta detyronte Macron t`i thoshte po Shqipërisë. Pikërisht këtë psikologji është duke injektuar presidenti francez, ata që mezi presin të kalërojnë një kauzë që ua fali Franca me bujari. Jo më kot u duartrokit nga doktor Berisha. Të gjithë me idenë të kapim ç`të mundemi, duke injoruar tërë gjykimet objektive e dashamirëse për Shqipërinë. Siç jemi njohur në kohë reale nga deklaratat e shumë personaliteteve që i kanë dhënë tonin unionit, nga Hahn, Fajon,Tusk, kancelarja e hekurt Merkel, kryetarja e KE, kryeministri italian Conte, ai bullgar, grek, ish-kryeministri Cipras, ish-ministri i Jashtëm Kotzias, kryeqeveritari kroat, kancelari austriak e radhazi dhjetëra liderë europianë në ballafaqim me Macron, e kanë vënë theksin te përpjekjet e jashtëzakonshme që ka bërë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në rrugën drejt integrimit. Kanë vlerësuar arritjet, kanë deklaruar se mospranimi në BE nuk është për faj të Shqipërisë. Gabim historik të presidentit Macron e cilësoi Conte. Shqiptarët nuk kanë asgjë me Francën dhe francezët. Nuk e dimë opinionin francez! Përkundrazi kur është plagosur Franca, kanë qenë shqiptarët që kanë marshuar në rrugët e Parisit, si përfaqësues të tri besimeve fetare në një solidaritet të duartrokitur nga të gjithë. Në nuk kemi urrejtje për askënd. Po natyrisht që jemi thellësisht të zhgënjyer, që shteti ku kanë lindur dhe marrë jetë revolucionet, ku është derdhur gjak, për liri, barazi, demokraci, vendi, ku qindra shqiptarë të shquar kanë studiuar e kanë jetuar në këtë shtet. Ndihemi të dëshpëruar. Ne popull jemi. Edhe nëse nuk i themi të gjitha nuk duam, po i mendojmë. Ata që na dëgjojnë mund të thonë: Epo ç`fitoni duke folur?! Më shumë për mos t’u qurravitur se sa për sedër të sëmurë në realitet. Tek e fundit askush nuk mund të kalojë përmes dyerve të blinduara kur ato nuk i hap i zoti i shtëpisë. Askush nuk mund të kapërcejë një veto përvëluese. Po nëse Franca sot mbylli një portë që e kishte në dorë, nuk e dimë nesër si mund të blindojë mijëra dritare për të penguar hyrjen në këtë shtet të atyre që iu është mbushur mendja për të shkuar atje? Ata që vendosin për të emigruar nuk është se u marrin dorën shtetarëve të këtushëm. Ajo që nuk bëhet zyrtare bëhet jo ligjore. Në këto raste, nuk besojmë se i lind e drejta askujt të ngrejë zërin e të anatemojë nëse shqiptarë apo maqedonas, të veçantë do duan të shkojnë atje edhe pse jo zyrtarisht, si europianë. Këta emigrantë të padëshiruar, të trajtuar si macja e zezë, që shihen e maten si mallkim edhe pse i kthejnë përditë do gjejnë shtigje të tjera dhe Jo-ja franceze nuk është se do i kufizojë mysafirët e paftuar të shkojnë në Francë dhe vendet e tjera të BE-së. Janë jo të paktë qytetarët që gjykojnë:- Kur nuk na hapin portën, a nuk duhet të gjejmë deriçka ku të kalojmë?Jo si europianë, se këtë emërtim nuk e meritojmë, po klandestinë, siç ndodh me shumicën e atyre që ikin nga vendet e tyre për një milionë arsye. Dhe kështu Europa nuk vjen këtu me marrëveshje, si strategji zgjerimi, po tanët shkojnë atje edhe pse jo si qytetarë normalë. Me këtë anormalitet do ndeshet Shqipëria në betejën për të kufizuar lëvizjen e atyre që u është mbushur mendja për të shkuar pa pasaportë europiane në vendet e unionit, duke mos përjashtuar as atdheun e Macron. Këtë nuk është se do e bëjnë si kundërpeshë të Jo-së, as për t`i dalë përballë presidentit, po se kështu i bien shkurt deri sa etërit e këtushëm dhe të atjeshëm, të kujtohen se edhe shqiptarëve mund t`u rezervohet një vend në sofrën që kanë ideuar dhe formuar baballarët e hershëm të Unionit, gjermanë, francezë, italianë që në themelim të tij. Në debatet e shumta dhe në ndjeshmërinë e qytetarëve, kryetema e ditës në rrugë, zyra, mjedise biznese është trajtimi i Shqipërisë në BE. Të gjitha shigjetat drejtohen nga zëri më agresiv kundër pranimit të Shqipërisë, zotit Macron. Natyrisht, janë shigjeta dëshpërimi dhe mosbesimi. Jo urrejtjeje. Asnjëri nuk fyen as etiketon askënd. Po ca gjëra i emërtojnë me emrin e tyre. Disa shikojnë si pengesë përkatësinë fetare. Kjo nuk është reale. Të tjerë se këtu në Shqipëri ka problem politike. Dikush me varfërinë, emigrantët. Se nuk kemi ç`ti ofrojmë Francës. Dikush rivalitetin Macron-Le Pen për nacionalizmin!Të tjerë se Europa nuk ka vend se u gllabërojmë lirinë. Shërbejmë si tharm për të shkatërruar Francën, Holandën apo Danimarkën e largët! Në realitet nuk janë kështu shqiptarët. Nuk mund të barazohen, njëmijë apo dymijë keqbërës me një popull. Popuj të tjerë që u hapën dyert emigrantëve tanë, grekët, italianët, amerikanët, ku gjenden me mijëra shqiptarë i kanë mes tyre. Popuj dhe qeveri bujare. Shtetarë altruistë! Të këqija ka në tërë botën. Edhe në vendet që kryesojnë Jo-në. Jo më larg se tridhjetë vite shqiptarët mallkonin Lindjen. Dhe ndiheshin të frustuar për rreshtimin në një sistem, duke e vlerësuar si një aventurë. Ishin të mërzitur natyrisht. Po janë jo ta paktë ata që i bien shkurt dhe thonë: A duhet të shpresojmë pas një udhëtimi kaq sfilitës dhe një jo-je të prerë? Kritikojnë qëndrimet e ngurta dhe veshjen e një kostumi të vetëm. Qytetarët janë pragmatistë. Ata shfaqin ide të ndryshme. Pse duhet të ngurtësohemi, thjesht tek një orientim kur nuk na duan? Kuptohet, është dëshpërimi që i shtyn në këto ngasje. Pse duhet të jemi kaq europianë kur nuk na llogarisin? Sidoqoftë qytetarët janë realistë dhe kërkojnë të jetojnë. Për shumicën, investimet nuk kanë ngjyrë. Mjafton të zhvillohet ekonomia dhe të rritet mirëqenia. Portat duhen mbajtur hapur edhe për ata që i akuzojnë si vende në pritje. Edhe ngjyrat e natyrës janë të ndryshme. Të gjitha duhen respektuar. Kjo nuk do të thotë ndryshim kursi. Po pranim realiteti global. Politikat e mëdha le t`i bëjnë politikanët e mëdhenj! Popujt janë të orientuar drejt përparimit. Po kur ai mungon dhe nuk iu ofrohet, si duhet të arsyetojmë? Apo të brohorasim: Viva la France!? Po nëse shqiptarët, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi e shohin reagimin e Macron si një politikë që i kufizon për të ecur drejtë Perëndimit dhe për t`u ulur në tavolinën e unionit, një njeri i vetëm në këtë ditë që duhet të jetë reflektim i thellë për tërë klasën tonë politike, mbështetur nga disa që e ndjekin në etjen e shfrenuar drejt pushtetit, shqiptari Lulzim Basha deklaron se: “Vendimi i Këshillit Europian nuk është ai që dëshironim dhe shpresonim. Tani e gjithë energjia dhe fokusi ynë duhet të jetë tek kryerja e detyrave të shtëpisë. Gjermania ka shtruar 9 kushte, që përbëjnë udhërrëfyesin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ne duhet gjithashtu të luftojmë me efektivitet krimin dhe korrupsionin dhe të krijojmë mundësi për qytetarët tanë, që do të ndihmojë për të reduktuar emigracionin. Unë kam besim se vendi im e ka potencialin për të përmbushur këto kritere. Tani kemi nevojë për lidershipin që do ta realizojë potencialin e plotë të Shqipërisë”. I thotë të gjitha. E katranos në fund. Po ky është edhe qëllimi i një fjalie kaq të gjatë. Hidhni vështrimin tek unë! Të gjithë i patëm sytë e veshët te debatet mes të mëdhenjve të Europës, deri sa njohëm veton Makron. Në Shqipëri qëndruam me zemrat peshë e gjak të ngrirë, se nuk jemi indiferentë me atë që vendos Europa. Është ëndrra jonë shekullore. Do donim një Po të madhe. I vetmi në këtë zallamahi dhe betejë të mosçeljes së negociatave, Lulzim Basha shpalos hallin e tij. Përgjegjësinë ia lë në derë qeverisë. Dhe qeveria le ta mbajë. Po zgjidhje e vetme që u ofron shqiptarëve është: “Unë kryeministër”! Vetëm kaq kërkonte Europa dhe menjëherë do na çelej porta?!

Nga Bardhyl BEJKO