BREAKING NEWS

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është kryebashkiaku që mund të “digjet” nga Rama

Dosja e bujshme në SPAK, e zbulon gazetarja e njohur: Ky është
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën

Monika Kryemadhi përfundon në SPAK, ja pse e thirrën
x
BREAKING NEWS

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që mund të përmbysë rezultatin në Shkodër

"Prapaskenat" e forta nga gazetarja e njohur, zbulohet faktori që
x
BREAKING NEWS

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti që lë mandatin për t’u bërë kryebashkiak (Emri)

Zbulohet lëvizja e Ramës! Gazetarja zbardh detajet: Ja deputeti
x
BREAKING NEWS

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”, ish-deputeti plas deklaratën e fortë dhe bën denoncimin e bujshëm

“Si u vu në lëvizje SHBA nga korrupsioni i Ramës”,
x
BREAKING NEWS

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të policisë: Operacion i gabuar, ja çfarë duhej bërë

Heqja e kamerave, eksperti Karamuço zbulon gabimin e madh të
x
BREAKING NEWS

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh detajet e forta nga atentati i Ylli Brahimit: Atentatorët bllokuan valët e kamerave

"Ishte njeriu i afërt i Vis Martinajt"/ Artan Hoxha zbardh
x
BREAKING NEWS

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa
x

Opinion / Editorial

Portofoli, tani është kot, një pallat e bleni me një votë!

Portofoli, tani është kot, një pallat e bleni me një

Për të blerë një shtëpi të duhet një jetë dhe përsëri mund të mos e arrish, pasi vlera e një apartamenti është e kripur për xhepat e hollë të qytetarit shqiptar. Bëhet fjalë për një banesë për të jetuar në kushte normale, jo luksi. Për vilat, veçanërisht ato buzë detit, janë mollë e ndaluar dhe e pamundur për t’u arritur nga njerëzit e zakonshëm me paga mujore dhe të ardhura minimale. Familjet e zakonshme e kanë ëndërr të sigurojnë një apartament edhe pse punojnë një jetë. Në këto rrethana, mijëra familje jetojnë në banesa me qira që të bien në kokë. Deri tani, cilido që ka kërkuar të sigurojë një banesë, është rropatur e dërrmuar, duke bërë dy e tri punë dhe shtrënguar fort rrypin për të mbledhur shumën e nevojshme për ta blerë shtëpinë. Kush ka blerë një banesë e njeh mirë vuajtjen dhe përpjekjet mbinjerëzore për t’ia mbërritur deri në finishin e lumtur për të marrë çelësat dhe tapinë e shtëpisë. Sigurisht kjo është rruga normale, ajo e ndershmërisë dhe djersës. Po më në fund u gjet çelësi magjik që, që nga sot e tutje, portofoli nuk do ketë më vlerë se mjafton një votë një pallat për ta blerë. E dëgjuam të gjithë mekanizmin, një pallat, një votë, e tha vet kryefoltoristi me gojën plotë se një pallat mund ta sigurosh me një votë. Për të sqaruar mekanizmin që po përdoret nga Edi Rama për t’i blerë kandidatët për kryetar bashkie nga Enkejled Alibeaj në 14 maj 2023 duhet futur në detaje. Duke akuzuar rivalin brenda Partisë Demokratike pas deklarimit se PD zyrtare me Alibeajn kryetar do kandidojë me kandidatët e vet në zgjedhjet e pritshme të pushtetit lokal,  i akuzon ata se po shiten për një pallat për të dhënë një votë dhe kuptohet kjo është strategjia e Ramës,  i cili e përdor Alibeajn për t’i hequr nga duart fitoren në 14 maj “Rithemelimit” dhe “Kualicionit të Lirisë”. Ndryshe, - thotë Berisha, nuk mund të ndodhte që përballë tij të ketë kandidatë të tjerë që nuk janë në rresht  me “Rithemelimin”. Kandidatë të dalë jashtë primareve  të ideuara nga opozita e Berishës, konsiderohen të vetmit. Në realitet, kjo është një akuzë, e cila nuk ka asnjë të vërtetë pasi pjesa e opozitës përballë Berishës është po aq e ashpër, e egër dhe kundërshtare me mazhorancën, për mos të thënë edhe më shumë se “Rithemelimi” për faktin se nuk mund të pranojë të akuzohet si ortake e mazhorancës apo oksigjendhënse për Ramën. Në këto rrethana, akuza se Alibeaj i shërben Ramës, duke marrë pjesë veçmas në zgjedhjet në pushtetin lokal, duke mos iu bashkuar “Rithemelimit”, është sipas tij, atentat ndaj vet PD. Për ta luftuar me efikasitet kundërshtarin brenda partisë së tij, për t’i hequr mbështetjen, për ta bërë të parrezikshëm dhe për t’i minimizuar shanset për të fituar kandidatët e Alibeajt. E akuzon atë për flirte me Ramën, për skenara të pavërteta, që edhe vet nuk i beson, po i hedh si tymnajë dhe kush do le ta jajë e besojë cili nuk do le ta kundërshtojë. Për Berishën nuk ka rëndësi se e besojnë apo jo, si të tijët edhe kundërshtarët, qëllimi është t’i paraqesë të gjithë ata që nuk qëndrojnë në vathën e tij si të ndëshkuarit e zotit,  si individë që i duan të keqen partisë dhe vet prijësit,  i cili i ka shpallur kandidatët e Alibeajt të gjithë si individë, bukëshkalë, tradhtarë që i shërbejnë vetëm socialistëve përderisa nuk u bashkohen foltoristëve. Sipas Berishës, kundërshtarët e tij të ndarët nga pjesa që ai drejton, janë judët, tradhëtarët, që nuk luftojnë armikun e “Rethemelimit”, po i shërbejnë atij, Ramës me gjithëçka dhe mbi të gjitha, duke u vendosur përballë tij në zgjedhjet e ardhshme çka rrezikon humbjen në shumicën e bashkive dhe fitoren e kundërshtarëve nga shpërndarja e votave të mbështetësve, të cilët do votojnë të përçarë dhe jo të bashkuar. Në këtë mënyrë, llogaria është e bërë: “Armiqtë” janë të favorizuar nga përçarja e demokratëve. Pikërisht për këtë shërbim, shpërblimi i të gjithë atyre që i vihen përballë Berishës, duke i rrëmbyer votat në zgjedhjet për kryetarë bashkie. Dhe shpërblimi është: Secili prej kandidatëve që do dalë në zgjedhjet për pushtetin vendor më vete, si përfaqësues i PD-së zyrtare do të shpërblehet me një pallat, jo thjesht me një banesë me sipërfaqe minimale. Kështu vlera e një pallati paska rënë kaq shumë sa një votë jashtë llogarive të Berishës, nuk është thjesht një votë, pra më në fund, u gjet formula magjike e shpëtimit dhe u zgjidh edhe halli i strehimit dhe portofoli tani e tutje nuk ka më asnjë vlerë, se një votë do të mjaftonte një pallat për ta blerë. Për ta konkretizuar skenarin, një pallat,  një votë, Berisha i referohet, kandidatit, Agron Kapllanaj, i cili ka shfaqur ambicjen për të garuar në Bashkinë e Mallakstrës me qendër në Ballsh. Është pikërisht mbështetja që gëzon Kapllanaj në një zonë e cila ka qënë një nga bastionet e socialistëve vite më parë, që  ka votuar djathtas, duke shprehur pakënaqësi të thella ndaj të majtëve, duke i dhënë Kapllanajt, kurorën e kryebashkiakut nga të majtët, ashtu sikundër ka ndodhur edhe në bashkinë e Përmetit, ku për mosmbajtjen e premtimrve dhe kandidatura të imponuara dhe të pamiratuara nga opinioni i gjerë shoqëror, socialistët kanë shijuar humbje të hidhura pikërisht atje ku më parë kanë qënë me koeficient garancie dhjetë. Pikërisht, kjo frikë e detyron kryefoltoristin të sulmojë, jo thjesht Kapllanajn si I mundshëm për të fituar, por edhe kryetarin e komanduar Alibeaj se i shërben Edi Ramës sepse është jo në politikë po në një biznes, një pallat, një votë,duke akuzuar pa asnjë provë se ka përfituar dhjetëra projekte. Për t’i dhënë kuptim sloganit, një kandidat, një pallat, një votë e shtrinë akuzën edhe më tej, duke iu referuar shitblerjes së Lulzim Bashës, një njeri i dobët, i pangopur me para sipas tij. Këtë shfrytzoi Edi Rama, lakminë e Bashës për të shtuar pasurinë në kurriz të partisë.Akuzat për shitjen e kandidatëve nga Alibeaj, si të ishte, jo kryetar i partisë, por biznesmen i babëzisë. Akuzat për shitjen e kandidatëve, kanë vetëm një qëllim: Diskreditimin e PD zyrtare. Etiketimet e tyre si individ pa personalitet dhe shtyllë kurrizore. Të shitshëm vetëm se nuk qëndrojnë nën armë të komandantit, shpallen armiq të bashkëpunimit që për interesa të pasurimit personal e familjar janë kthyer si bagëti si në pazarin e gjësë së gjallë dhe morali e personaliteti i tyre është: Një kandidat, një pallat për një votë. Kështu nga sot, të gjithë ju shqiptarë vraponi nën siglën e PD - së të Alibeajt se portofoli  nga sot e tutje është fare kotë se një pallat konvertohet me një votë! Këtë ta besoni e tha vet, Ai nga podiumi i Kryethemelimit!