BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit prej 9 muajsh nga SPAK në bashkëpunim me Policinë

GJKKO merr vendimin për drejtorin e Kadastrës, u arrestua pas hetimit
x

Opinion / Editorial

Portretet e Ramës, sipas këndvështrimit tim

Portretet e Ramës, sipas këndvështrimit tim

Që Rama është i specializuar në fushën e pikturës e sidomos në portrete këtë dhe e merrja me mend sepse nuk ka piktor që në shkollë madje dhe pa qenë fare i tillë, çdokush me një laps të thjeshtë e mbi një letër të bardhë ka tentuar të vizatojë një njeri, e jo më një piktor si Rama, i cili e ka gjënë më të thjeshtë. Befasia e madhe e fundvitit qëndron te fakti se ai dhe pse ka bërë me dhjetëra të tilla, të cilat i ka shitur e me to ka ngritur vilën e tij në Surrel, provon të ndërtojë portrete të liderëve shqiptarë duke filluar që prej Sali Berishës e deri te Enver Hoxha, veçse jo me penelata, por me mendimet “tij të vyera” dhe a thua se të qënurit në krye të shtetit i jep të drejtën të jetë dhe një “kryemendimtar”?! Gjithsesi të tërheq vëmendje se njeriu i cili mbasi braktisi fillimisht idealet e PPSH-së (në biografitë e fisit Rama shkruhet se rrjedhin nga një familje e varfër e lidhur me luftën Nac-Çlirimtare dhe më vonë me pushtetin popullor etj. etj.) e u bashkua me Partinë Demokratike dhe duartrokitjet e brohoritjet e tij të dikurshme për PPSH-në dhe Enver Hoxhën i shndërroi duke ecur nëpër gjurmët e Saliut me thirrjet “Liri demokraci”. Anatemimi që ai i bënte sistemit dhe entuziazmi ti tij “proeuropian”, bëri kupola PD-së do ta mbante afër, por për ironi të fatit edhe sot nuk dihen shkaqet se përse ai u largua nga ajo parti, apo mos vallë e larguan, duke i kujtuar të kaluarën e tij, e kaluar kjo që në rastin konkret i prishi punë duke u detyruar të merrte rrugët e mërgimit?! Falë momentit ku Fatos Nano e gjeti krejt rastësisht, moment ky, që do të shënonte dhe ngjitjen e tij në shkallët e hierarkisë veç jo me meritë, por falë manipulimeve si dhe gafave prej aventurieri të Fatos Nanos, i cili ishte krejtësisht e kundërta brutale e Sali Berishës. Sigurisht me ardhjen në pushtet të tij dhe uzurpimin e Partisë Socialiste, ai do ti mëshonte më shumë veprimtarisë praktike se sa asaj politike. Këtë ai e pati deklaruar kushedi sa e sa herë, se: “Unë nuk shquhem shumë në politikë”, por ja që kur gjeli hipën në majë të hurit, i duket vetja shqiponjë mali dhe po nga ajo lartësi që ka, poshtë këmbëve të tij, fillon e portretizon me fjalë ish “aleatë-kundërshtarët”, por dhe miqtë e tij më të mëdhenj, pikërisht “kundërshtarë-aleatët” pavarësisht se puna ja do që t’i ketë sa opozitarë në momente të caktuara, po dhe aq aleatë. Portretin e parë duke i dhënë “ngjyra të ngrohta” (në pikturë ngjyrat e ngrohta janë e kuqja, portokallia, e bardha, e verdha, vishnja) e bën për Sali Berishën i njohur në historinë e kombit si “Sali beg Satrapi”, ose “Salë Katrani”. Me këtë rast të zezën e Saliut e bën krejtësisht të bardhë duke u shprehur se: “është tipiku i pushtetit, por karizmatik, shumë i vendosur dhe mbi të gjitha ai është shumë i aftë për të shkuar drejt objektivit dhe për të mos u hallakatur gjatë rrugës. Pra, është shumë më tepër strategjik se sa taktik, në aspektin e natyrës së lidershipit dhe kjo e ka bërë që të jetë dominant në një periudhë të gjatë në partinë e tij, por të jetë dominant edhe në këtë periudhë të historisë e madje të ketë dominancë edhe kur nuk ka patur pushtet”. Çuditërisht Rama nuk flet asnjë fjalë kundër nga ato që ne i dëgjonim shpesh në Kuvend kur ai e cilësonte Sali Brishën si shkatërrimtar i kombit dhe i vlerave njerëzore, si një kriminel që për përfitime të vetat dhe familjes së tij ishte i gatshëm ta digjte përsëri Shqipërinë, si një vrasës, i cili për pushtetin e tij personal nuk ndalej kurrë dhe në të pastajmen duke dalë në përfundime deklaronte (madje këtë deklaratë ai ua ka bërë dhe familjarëve të viktimave të 21 Janarit) se për të gjitha këto zullume të tij, e të tjera si këto, do të ishte shumë e afërt dita qq Sali Berisha do të dilte para drejtësisë. Është për të qeshur me të madhe e për të ardhur keq kur ai na bën “zbulimin” më të madh të këtij shekulli kur na konstaton dualizmin e Ilir Metës, i cili për hir të së vërtetës nuk është dy pjesë sikurse shkruan Rama, por kushedi se në sa pjesë. Pjesë këto që as vetë Lili nuk i di se sa janë. Dhe ky tip gagareli mbasi lodhet me Saliun, Lilin, Lulin (mirë që s’paskemi dhe Loli) nis e na vlerëson figurën e Enver Hoxhës duke e konsideruar atë si një kafshë politike. Por përpara se të shkojmë te konsiderata e tij për Enverin më duhet të kujtoj një ngjarje. Aty rreth viteve 2000 të sapo fillim shekullit, në një ceremoni në nderim të dëshmorëve më 5 Maj, Fatos Nano me disa nga anëtarët e kabinetit të vet, deputetë dhe drejtues lokalë të pushtetit në Vlorë, po zbrisnin shkallët prej varrezave për të dalë te “Sheshi i Flamurit”. Se si fliste Edi Rama për Enverin ne e dinim dhe nuk çuditeshim me të. Por ja që një shoku ynë i papërmbajtur i afrohet e i thotë:

- Si e ke punën me Enverin çfarë ju ka bëri ai juve që e shani aq shumë?

- Kush e shan Enverin, kush e ka sharë?! - ia ktheu Edi jo pa shqetësim. E ke gabim unë nuk e kam sharë kurrë Enverin.

E solla këtë në kujtesë, jo për të treguar natyrën e tij hipokrite, por më shumë për të treguar se asnjëri prej drejtuesve të shtetit shqiptar që mbas viteve 90-të nuk kanë patur dinjitetin burrëror për t’u qëndruar besnik konsideratave për njëri-tjetrin. Çfarë nuk arrijnë t’i thonë njëri-tjetrit, kujtoni se ç'thoshte Saliu për Ilirin dhe ky i fundit për Salën ama së fundi Sala e bëri zëvendësin e tij. Kujtoni Lilin se si e degjeneron duke e bërë leckë Ramën e teksa ky i fundit i përmirëson aq bukur biografinë e Lilit, sa që me të vërtetë Lilua e mendonte se ia vlente dhe për president i vendit. Në të pastajmen po ky Ramë hartues biografish, na kujtohet se Lilua na qenkësh një hiç dhe se do e shkarkonte nga detyra, por në vend të tij shkarkoi Sandër Lleshajn. Qesh Iliri me të madhe duke i thënë: Provoje po ta mbajti! Sigurisht që mendja e një “drogmeni” nën efektet e tymit ngazëllues mundet dhe të fantazojë, por po i them këtij qyqari pa tru se vezën e Enver Hoxhës jo “Edush bibilushi” nuk e bën dot, por dhe as që mendohet kurrë që të mund t’i afrohen, e shumta e shumta ju dhe soji juaj “sojsëzë mund të nxirrni vetëm glasa jo vetëm nga vendi biologjik që ju ka caktuar natyra, por dhe nga goja, ndaj dhe karvani i juaj dhe sojit tuaj, duke filluar nga, Sali kasap Katrani, Nano aventura, Lil floriri, Medi Gërr-gërr-Gërdeci” e gjithë llumi tjetër jeni të të njëjtës specie. Ju harroni se Enver Hoxhën e kanë vlerësuar personalitete botërore jo për pamjen e tij që i ndriste nuri, por për atë çka bëri ai në interes të Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Juve dhe sojin tuaj ju ka damkosur historia me bojën dhe njollën e zezë dhe kjo bojë bën pjesë në grupin e ngjyrave të ftohta, sepse të tillë jeni ju, më të ftohtë se vetë akulli që mbartni në shpirtin tuaj të pashpirt dhe që këto i vuan vetëm populli fukara. Te ju nuk ka ngelur më asgjë njerëzore, madje as veshjen nuk e kini më të tillë, sepse shpirtin tuaj e kini të fashuar nga plagët gjithë qelb e erë me shkallë të lartë rrezikshmërie nga infeksionet që mund të përhapni. Ju kujtoj, se në kulmin e “ demokracisë” tuaj të menderosur, në sondazhin që bëri ai botuesi i parë i shtypit të pavarur në “Koha Jonë” Nikollë Lesi, të cilit ti i thoshe se çdo gjë e kupton, por Lesin jo, pra në atë sondazh në vendin e parë rezultonte Enver Hoxha. Këtë vlerësim mbajeni mend për të mos e harruar kurrë t’i plangëprishësi me gjithë karvanin tënd të llumit që përfaqësoni, se në vendin e nderit që i takon nuk e nxorët ju por populli. Populli dhe sot i këndon atij. Provojeni dhe një herë para gjithë kombit shqiptar dhe organizoni përsëri një sondazh vlerësimi dhe kini për ta parë se piedestalin që i ngre e do i ngrejë populli, madje do të jetë dhe më i lartë se ai që rrëzuat ju sëbashku me tradhtinë që ndodhet thellë në zemrat tuaja. Mos harroni se është vlerësim i popullit... apo "sovranit" sikurse kini dëshirë ta shprehni ju dhe faqja tjetër e juaja, apo më saktë gjithë faqezinjtë e këtij populli. Është fatkeqësi e madhe që ju përfaqësoni elektoratin e majtë. Aspak nuk e meritoni atë elektorat përderisa jini më ballist se sa vetë Mithati i frashërllinjve, më Agron se Tufa e Gonëve dhe më “instit-muten” se sa gjithë kriminelët e luftës. Veçse mos u merakosni shumë, dialektika e historisë dhe e zhvillimit e ka përcaktuar drejt se do të vijë një ditë që historia do ju ndërtojë dhe ju skulpturën në sheshin e veçantë të cilin populli do ta quajë me të drejtë “Sheshi Tradhtia”. Aty në atë shesh ju do grindeni përsëri me njëri-tjetrin, veçse në këtë rast, jo kush të dalë i pari, për pushtet, por kush e kush ta fshehë më shumë kokën te bytha shokut që të mos ju shikojnë.