BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Poshtë dy maskave që kanë, është surrati politik i tyre!

Poshtë dy maskave që kanë, është surrati politik i

Sigurisht që duhet maska. Kur nuk kanë asgjë tjetër për të thënë, apo për të krijuar si masë mbrojtëse kundër Covid, maska duhet e shkreta. U sollën dhe u përcollën, mbyllën dhe izoluan, dështuan në zvogëlimin e vdekjeve të shumta kudo në botë dhe tani atë që paraqesin si të vetmen alternativë anti Covid, konsiderojnë maskën. Padyshim që në mjedis të mbyllur ajo duhet. Dështuan me distancimin social si term idiot sigurisht, i cili ishte kundër lirisë dhe kundër familjes, por dhe kundër ndërveprimit në punë, art dhe sport, por dhe kudo ku njerëzit kanë mënyrën e tyre të jetës komunitare dhe ekonomike. Deshën ta shpërlajnë trurin për një efekt të dyshueshëm me "distancimin social" në vend që të sqaronin se duhej - distancimi fizik. Po pra një distancë mbrojtëse jetike në epidemiologji që është mbajtja e distancës fizike. Por jo - deshën të provonin ndarjen e padrejtë shoqërore, e cila nuk mund të zgjasë më tepër se sa mban jeta, liria dhe puna pa hyrë në kolaps. Sepse ndryshe nuk mund të jetosh dhe nuk mund të përballësh asgjë përfshi dhe një epidemi. Tashmë sidomos në politikën botërore dhe atë tonën është vendosur maska. E sigurisht unë e kam fjalën te ne. Ne kemi politikën më me maskë në botë. Atë maskën natyrore, të vet fytyrës së politikanit shqiptar. Fytyrës e them për pudër dhe "fjalë të mirë" sepse shpesh herë është thjesht surrat. Atë maskë që nuk tregon të vërtetën. Maskën që politikanët tanë kanë gjithmonë në fytyrën e tyre çdo minutë të daljes në ballafaqim të tyrin në publik. Maska e "Covid-19" në fytyrën e tyre, po vendoset mbi atë të maskës së zakonshme politike. Jo vetëm te ne sigurisht, sepse dhe jashtë nesh, në Europë dhe Botë maska e Covid, por mbulon shpesh herë atë maskën e gënjeshtër dhe cinike, por dhe groteske të fytyrës së politikanëve. Megjithatë te ne është një diçka e plotë, por e jashtëzakonshme në të vërtetën e saj, sepse të gjithë kanë nevojë për të për të ndryshuar atë pamje, ose për të vendosur një "new politic luk" kaq shumë të nevojshëm për t’u bërë të besueshëm. Fytyrat e tyre duan të tregojnë ndershmërinë politike, por ajo është thjesht një maskë. Tani mbi të është dhe ajo e Covid-19. Maska jetike apo fizike e tyre përditë është e njeriut "për popullin" dhe padyshim është një nga maskat më të rrejshme në shumicën e tyre si pozitarë dhe opozitarë. Kjo maskë groteske tani ka sipër dhe atë të "koronës". Maskë tjetër e politikanëve shqiptarë është ajo e "njeriut të urtë". E kam fjalë "urtësi" ose mençuri, kur në fakt janë shumë shumë pak të tillë dhe më mirë do të duken me maskën e covid. Maska njerëzore e tyre, ajo që përdorin çdo ditë është ajo e "të kulturuarit" dhe ne të gjithë e dimë se në këtë kuvend apo qeveri apo klasë politike, kjo maskë është një nga më të fëlliqurat. Mirëpo sot këtë pa pastërti kulturore e mbulojnë me maskën Covid. Maska e rëndësishme e tyre është ajo e shtetarëve, njerëzve që mbajnë shtetin dhe administrojnë atë. Në fakt, kjo maskë është më e pa denja dhe sigurisht maska Covid e largon disi, për të mos u dalluar kaq shumë kjo maskë mashtruese në fytyrën e tyre të qartë si njerëz të shkatërrimit të administrimit dhe mos ndërtimit kurrë të shtetit me ligje të zbatuara. Maskat e shumta të politikanëve shqiptarë ja kalojnë dhe karnavaleve të Venecias. Mbas tyre janë veset e mëdha që kanë dhe që demonstrojnë. E kjo ka vite që simbolizon dhe tranzicionin fatkeq tonin nga diktatura në demokraci. Sot sëpaku ti shikojmë si mbi këtë maskë vendosin atë higjieniken anti koronë. Të largojmë atë fytyrën e tyre "maskë", e cila është e rrejshme dhe pse dikush është realisht një person maskë që nuk kuptohet ku fillon dhe mbaron fytyra e tyre tragjikisht si një maskë. Prandaj duhet të vendosin dhe për disa muaj një maskë normale anti covid. Për të qënë krejtësisht të qetë se nuk do të shikojmë me maska fytyrash në politikë, por do të shikojmë një maskë të vërtetë për t’u mbrojtur nga Covid-i! Është si të thuash një maskë që mbulon jo fytyrën, por maskën e saj, që kanë njerëzit e shumtë të tillë në politikën shqiptare. Nuk mund të them më qartë dhe më tepër se sa maska e socialistëve të komisionit "anti Meta", e cila tashmë është shëmtuar sa nuk ka ku të shkojë më. E gjitha ajo marrëzi politike e futur në maskën e shëmtuar të një politike po aq të pandershme dhe që mundohet ta fshehë të vërtetën mbas maskës, e cila kërkon sipër pikërisht atë të Covidit që të duket pak sa më e ndershme. Komisioni socialist është turpëruar me një maskë të tillë që kurrë nuk do të bëhet më e shëmtuar se sa kaq! Po ashtu sikundër ka rënë tashmë maska e opozitës dhe sidomos PD-së së Lulzim Bashës për të bërë gjënë më normale që kërkon e gjithë shoqëria dhe që është jo kaq shumë prekja e "Kushtetutës", të cilën ata e kanë shkelur që kur kanë prishur betimin në emër të saj, kur kanë dalë nga kuvendi, por që të hapin listat dhe të bëjnë gjënë më të ndershme të mundshme në pandershmërinë e tyre tragjike prej vite e vitesh. Kjo maskë e tyre është bërë "zhyl" me papastërtitë e politikës së tyre perverse në kurriz të demokracisë. Bashkë me maskën e Ramës, i cili mbasi mori çfarë kishte për të marrë nga sistemi i listave të mbyllura, tanimë kërkon lirinë pjesore të tyre (atë të grave si listë e ka model shfrytëzimi akoma më keq se burrat me lista të mbyllura) për të qënë më afër "popullit" për t’i kërkuar mandatin e tretë. Të gjitha këto janë maska. PD ka maskën e shëmtuar të "së përndjekurës" ose partisë që "lufton për drejtësi dhe Kushtetutë, por dhe për “integrim" kur dihet qartë se është partia që ka vite që saboton demokracinë si brenda saj dhe jashtë në institucione. Kjo maskë është përballë asaj të PS (Rilindja), e cila duket sikur po "bën shtet" kur në fakt po bën "deep state" ose shtetin brenda shtetit në Shqipëri. Pikërisht atë shtetin kryesor mbas shtetit të madh dhe që është një mrekulli pabesie në raport me demokracinë. Maskë dhe vendimi gjykatës si gjithmonë nën ndikim politik për "lobimin rus" të Bashës dhe maskë e Bashës në Kosovë me largimin e taksës Rama për rrugën që Basha jo vetëm e grabiti, por dhe nuk e përfundoi e për më tepër e kreu dobët në mënyrë të paskrupullt. Janë fytyra maskë që shiten për burra të mirë. Por kanë maskë dhe sipër tyre tashmë është ajo e Covidit që mund të shërbejë për të mos ju parë jo fytyrën, por surratin e vërtetë poshtë dy maskave që kanë!