BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Postriba nuk ka nevojë për tutorë as për karagjozë që bëjnë antikomunistin

Postriba nuk ka nevojë për tutorë as për karagjozë

Qysh pre vitit 1990, “Lëvizja e Postribës” është përkujtuar si një tragjedi njerëzore e diktaturës sapo instaluar në Shqipëri. Nuk ishte ngjarja e vetme që pasoi me pushkatime dhe viktima të shumta. Një vlerësim objektiv për çfarë ndodhi dy vite pas çlirimit kërkon trajtimin e kësaj ngjarjeje me objektivitet, jo thjesht siç është trajtuar nga historia e shkruar në mënyrë subjektive apo sipas interpretimit të njerës palë, komunistëve. Nën dritën e fakteve i takon historianëve të pavarur të analizojnë objektivisht me prova dhe fakte gjithçka ndodhi. Sido që të ketë ndodhur pas kësaj lëvizje anti regjimit, u pushkatuan njerëz, u internuan dhe burgosën fshatarë e qytetarë të pafajshëm. Kryengritja e Postribës është njohur si lëvizja e parë anti komuniste në Shqipëri, e cila sapo ishte vendosur nën rregjimin e komunist. Ajo zgjati shumë pak dhe u shtyp shpejt nga forcat komuniste të shumta në numër në qytetin e Shkodrës dhe rrethinat , por, siç thotë Sami Repishti, më shumë viktima krijoi më pas me persekutimin e qindra personave. Sami Repishti, ka shkruar: Më 9 shtator 1946: Mbas mesit të natës, gjumi i qytetit të Shkodrës u prish nga nji breshni qitjesh me armë që më erdhi e papritun. Ishin katundarët e Postribës që mbrojshin tokën e tyne, me gjithë shpirt. “Pushteti” i ri komunist kërcënonte me kolektivizim. Nji grup i madh afër 200 vetash, i guximshëm por i paorganizuem, sulmoi qytetin, kazermat ushtarake e ndërtesat qeveritare, por pa sukses. Përleshja me “forcat e Sigurimit” vazhdoi deri në mëngjez, kur sulmuesët u tërhoqën. Rrjedhimet e këtij akti vetëmohues u treguen katastrofale. “Lëvizja e Postribës”, ashtu si u quejt nga të gjithë, nuk la shumë viktima në fushën e betejës, por bani shumë viktima në ditët që vazhduen. Ditën e parë, në nji fushë afër qytetit u ekzekutuen njizetë e tetë katundarë. Batalionet e Sigurimit të Shtetit invaduen katundet e Postribës e pushkatuen pa faj, pa gjyq, shumë fshatarë që nuk u arratisen sepse nuk morën pjesë në kryengritje! Shumë shtëpi u dogjën e tymi i tyne dukej qartë nga qyteti. Arrestimet u banë në masë dhe jashtë çdo kontrolli. Ky akt guximtar u ba shkak “të pastrohej” gjithë qyteti i Shkodrës me rrethe nga elementët “armiq të popullit”. Mbrenda nji mueji, qyteti kishte dymbëdhetë burgje të përkohëshme, e ma shumë se njimijë e dy dyqind të arrestuem. Hija e randë e ekzekutimeve ishte kudo. Por natën, kur filloi pushka në rrugët e qytetit, Shkodra u elektrifikue. Ideja e rrëzimit të “pushtetit komunist” ndezi fantazitë e të gjithëve. Monstri i kuq mishngranës ishte plagosë! Nga dritarja e hapun në atë natë shtatori, krizmët e pushkëve më mbushën me shpresë. Nuk ashtë melodi e re për këte popull që ashtë “ushqye” me gjak e lotë. Nga Rozafa, sot e zymtë dhe e zemrueme, në këte natë martirizimi, zana numëron dëshmorët e ramë për liri, ndërsa në ledhet tremijëvjeçare të kështjellit, legjenda kalitë emnat e tyne për përjetësim. Historia e jote, o Shkodër, ashtë tingulli i daltës së çeliktë që pret thellë në granitin që copton, e në mermerin e lëmuet ajo kalitë pavdekësinë e atyne që dhanë jetën, flijime të ndërgjegjëshme të njerëzimit të lirë. Fjala shqipe “kryengritës” më pëlqen shumë! Sa e bukur; sa tërheqse! Fjala “kryengritje” që në gjuhët e hueja perëndimore përkthehet me “insurrectio”, (nga latinishtja), ngritje kundër nji autoriteti civil ose politik, nji seri aktesh dhe ngjarjesh që synojnë nji qellim të caktuem: ndryshimin e rendit shoqënor ekzistues, ka nji kuptim të veçantë në shqipen tonë. Ajo ka nji prejardhje ma të përcaktueme, ma “burrënore”: “të ngrejsh kokën nalt”, (“Nalto ballin, çetë luftare” e D.Ndre Zadejës) të refuzosh dhe të përbuzësh nënshtrimin, të mos përulesh, as të thehesh as të përkulesh, të kundërshtosh kamxhikun e shtypësit me nji guxim që sfidon vdekjen, dhe në përpjekjen fisnike me jetue “kryenaltë” pranohet humbja e nji jete që, pa liri dhe pa dinjitet njerëzor, nuk ka kuptim. Nderi para jetës! Kryengritësi! Kryengritje! Sa titull magjepës! Ky ashtë koncepti që unë kam formue gjatë viteve të gjata në burgjet komuniste të Shqipërisë, e në kontakt me individë të thjeshtë, të paarsimuem, besnikë të traditave tona të besës, nderit, burrënisë, mikpritjes dhe trashëgimisë që na jep trimnia e fitueme në situata të vështira, “shtigjet e ngushta”, “rruga e kryqit” e Kalvarit tonë kombëtar. Prej tri dekadash “Lëvizja e Postribës” është përkujtuar nga Partia Demokratike dhe është përdorur si karta antikomuniste. Përkujtimi i kësaj ngjarje është parë si eksluzivitet i liderëve të kësaj force politike edhe pse jo pak prej tyre vinin nga radhët e Partisë komuniste. Përdorim deri në zvetnim për interesa të politikës së ditës nuk është se i ka shtuar vlerën, përkundrazi e ka zbehur dhe e ka zvogëluar peshën reale të saj. Askush nuk i pengoi demokratët të kujtonin në tribuna dhe ta përdornin këtë ngjarje në interes të pushtetit kur ishin në pozitë, por edhe në opozitë, kur ishin opozitarë. Postriba është pjesë e bashkisë së Shkodrës. Sot Shkodra drejtohet nga socialistët me kryetar, Benet Becin, i cili për hir të së vërtetës vjen nga familja e demokratëve dhe nuk ka qënë kurrë anëtar i Partisë Socialiste. Kultura e tij politike dhe prejardhja prej familjeje intelektuale, biri i një akademiku të njohur të gjuhësisë në drejtimin e Shkodrës ka një koncept modern larg njëanshmërisë. Si përfaqësues i qytetarëve shkodranë në tërë hapësirën e territorit, qytet dhe fshatrave ka një qëllim: Politikë përbashkuese, jo ndarje dhe trajtim të diferencuar nga bindjet. Në këtë frymë, kryebashkiaku i Shkodrës i dha rëndësi edhe përkujtimit të “Lëvizjes së Postribës”. Moralisht, me qytetari, por dhe financiarisht. Deri këtu gjithçka sipas programit dhe siç i’a kërkon tradita dhe qëllimi për t’i parë qytetarët të barabartë, larg trajtimit të tyre sipas bindjeve politike apo ndarjes partiake. Për të vlerësuar Lëvizjen e Postribës në bazë të një protokolli të shkruar, veç vizitës u përgatitën edhe kurora siç e do një event i tillë. Po kjo përgatitje dhe ky interesim nuk u pëlqeu disave që nuk duan t’ia lënë meritën askujt veç vetes së tyre pasi u duket sikur ndajnë lavdinë e Postribës me palën kundërshtare. Nga fundi i dheut, si fosile e të djeshmes dalë nga seperet e relikave sikur të ishim në vitin 1990 kur sapo u përmbys sistemi si të ishim në vitin zero, u nxorr si me spirancë një individ që mbahet si i persekutuar politik dhe u mobilizua për një lëvizje kondraverse me atë të vitit 1946, i cili mori përsipër aksionin e shkatërrimit të kurorave të përgatitura nga bashkia. Në logjikën e tij nuk pranohet që një kryetar bashkie i të majtës të organizojë një përkujtimore të një ngjarje, e cila konsiderohet si monopol i të djathtës kur në të vërtetë jo pak prej tyre vijnë me tesër të Partisë Komuniste. Atyre edhe pas tri dekadave e gjysëm u ka mbetur ora tek viti 1944. Nuk kanë evoluar fare. Duket se vijnë në vitin 2023 si të jenë bartës së përçarjes thjesht si komuniste të konvertuar. I persekutuari që mori detyrën për të hedhur në erë përkujtimoren e organizuar nga bashkia edhe si detyrim ligjor e moral detyrim për qytetarët dhe së pari për pasardhësit e prekur nga kjo tragjedi për t’i vleftësuar dhe lehtësuar dhimbjen, të cilën e kanë mbajtur mbi supe, pasojat e kësaj revolte nuk kanë nevojë për shoë. Ish i persekutuari menjëherë sa shkatërroi kurorat, të cilat janë simbol i paqes dhe qetësisë në emër të kujtimit të atyre që dhanë jetën, pavarësisht si ndodhi dhe motivet që përfaqësojnë. Sapo i porosituri prej krye foltoristit prishi atmosferën masive menjëherë, Berisha, kryetari “Rithemelimit” e përgëzoi atë, duke marrë përsipër, jo thjesht veprimin e tij, po edhe autorësinë në distancë. Jo vetëm Berisha, por edhe mbështetës të tij e vlerësuan aktin si heroizëm. Po çfarë heroizmi është ky në një kohë kur distanca prej revoltes është në distancën e 80 viteve dhe kemi tri dekada në demokraci? Më e pakta veprimi i ish - të persekutuarit, është thjesht një karagjozllëk i justifikuar vetëm në se je me probleme mendore, po kurrë si veprim i një individi që mbahet si zëri i atyre që u persekutuan nga sistemi i kaluar. Përgëzimi nga Berisha i tij është, jo vetëm akt i papranueshëm, por edhe një qëndrim i dënueshëm. Postriba nuk ka nevojë për shoë të tillë. Ka nevojë për rivlerësim objektiv. Për mesazhe bashkimi dhe kurrsesi për palo pilitikë për përfitime nga ata që u pushkatuan pas Lëvizjes së Postribës. Çdo veprim përçarës dhe nxitës është rivrasje e të vrarëve të 1946-ës. Nga këto qëndrime askush nuk fiton. Aq më pak autorët dhe skenaristët e organizatorët të cilët kërkojnë të mbeten në llogoren e viteve të luftës së dytë botërore. Janë komunistët e konvertuar në anti komunistë po në thelb janë thjesht komunistët më të këqinj. Postriba ka nevojë për paqtim dhe mirëkuptim, bashkim dhe solidaritet! Benet Beci këtë mesazh dha.