Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

P&P ose “Protestë dhe Prokurorë, si model demokracie”!

Postuar: 21/10/2017 - 07:29

Është shfaqje e dobët, direktja e një komisioni në Kuvendin e Shqipërisë! Shfaqje e dobët, për dy elementë. I pari është elementi politik dhe i dyti, që e shoqëron, “grindja për rregulloren” ose më mirë kotësia e zbatimit të ligjit në komision! Tipikisht “alla shqiptarçe! Ku ligji është i friksuar, është i kotë, por dhe në mungesë! Pse? Po sepse, janë komisione që tërhiqen zvarrë si dikur – mbledhjet e kolektivit ose organizatave të partisë, Bashkimeve Profesionale dhe grave, pikërisht individin shqiptar! Mungesa e madhe e profesionalizmit është mënyrë jetese e “Komisioneve Parlamentare” të shëmtuara, të cilat asnjëherë nuk kanë bërë punë – por politikë! Akoma më tepër kur do ti hiqet imuniteti një deputeti! Sado që aty janë dy apo tre veta, që duan rregullore dhe që nuk shkojnë drejt politizimit – është kotë, sepse fara e mbjellë këto pothuaj tre dekada në politizimin absolut të komisioneve dhe bisedës parlamentare, jep frute dhe ka zënë sipërfaqet e mëdha të kuvendit!? Akuzat politike shkojnë sa nga një anë te tjetra, dhe është e kotë pastaj të gjesh momente profesionale të dekursit, pikërisht të komisionit kushdo qoftë ai!

Por mua më bëri përshtypje diçka e “mrekullueshme” jashtë dhe brenda kuvendit dhe komisionit për ish ministrin Tahiri! Jashtë ishin simpatizantë të deputetit socialist dhe ai ishte në sallën e komisionit me në krah prokurorët, të cilët “nuk binin aspak në sy” që ishin ngarkuar nga segmentët e PD-së dhe familjes së liderit maximus ose SB! Po pra, doktorit të madh, të partisë opozitare me kryetar Lulzim Bashën?! Drejtësia, akuza dhe protesta, si pjesë të “demokracisë” në Shqipëri! Simpatizantë të Saimir Tahirit jashtë dhe në sallën e kuvendit ku ishte Saimir Tahiri, Prokurorë të Krimeve të Rënda, miq të familjes së madhe dhe të ditur botërisht dhe në anën e tyre deputetët e Partisë Demokratike e përballë tyre - deputetët e partisë së Saimir Tahirit! Ëooooë, çfarë demokracie! Ata jashtë që presin të mos arrestohet Tahiri, prokurorët që kërkojnë arrestimin e tij, deputetët demokratë që mbrojnë në sallë, prokurorët “nga sulmi i anës tjetër dhe Saimirit” dhe deputetët e Partisë Socialiste, që tentojnë të zbërthejnë “prokurorët e partisë demokratike” (mund të quhen apo jo) në tentativën e tyre, për të kopsitur me letra dhe nene, arsyen e mundshme për të hequr imunitetin e Tahirit! Kjo që po rreshtoj ose kjo lloj “narrative” është mjaftësisht e kuptueshme nga njerëzit që nuk marrin vesh nga ligjet, nenet, jurisprudenca dhe imuniteti i një deputeti apo rregulloret e komisioneve – por është diçka e qartë! Nuk dinë kaq mirë njerëzit rregulloren, por kuptojnë se “Prokurorët që duan të arrestojnë Tahirin” nuk e kanë gdhendur mirë akuzën, as nuk kanë pasur kohë të plotë të lexojnë akuzën e pangritur për Tahirin nga italianët! Them se po ta kishin lexuar vërtetë mirë – mbase dhe kopsitjen ligjore të akuzës dhe arrestimit apo jo si kërkesë - do ta kishin bërë më mirë! Kurse protestuesit “si në periferi të ligjeve” kanë vetëm një ligj që i lejon dhe i kap – e drejta për protestë në saj të demokracisë dhe ajo me leje. Megjithëse “spontania” mbase dhe nuk ka shumë nevojë për leje - sipas meje dhe dikur partisë në pushtet të doktorit të zemrës! Si mund ti besosh për rregullore deputetëve të një pale, kur “kërkojnë të zbatojnë rregulloren sipas tyre” të cilën e “ka thyer e është lejuar, por që në të vërtetë nuk e ka thyer” kryetari i tyre i sotëm i partisë, në një komision si ky i djeshmi te ne! Nuk ke se çfarë ju beson dhe se çfarë mund të besosh për rregulla të qarta në këtë pikë zbatimi të ligjit dhe politizimi absurd. Nuk mund të besosh as te prokurorë që bëjnë propagandë me “kanabizim të të gjithë Shqipërisë” dhe mendim të arritur në zbulime mediatike! Në fakt, është kot të flasësh se si të jetë Tahiri me faj, si pa faj – komisioni është një çast politik, dhe që nuk është i besueshëm, sepse nuk ka ndryshim në qëndrim dhe besueshmëri më tepër se sa ata që protestojnë në mbrojtje të zotit Tahiri! Mor po aspak, sepse kështu sillen në mos më keq - si simpatizantët! Kur e bëjnë profesionistë si juristë dhe prokurorë në komision – pse mos ta bëjnë si protestues në të drejtë të lirisë së tyre në rrugë?! Janë vetëm modele “demokracie”, por nuk janë modele drejtësie, as zbatimi të ligjit! Kjo është më e rënda dhe më e keqja dhe të vjen keq për orët e humbura - në komisionet e kuvendit!

Gjithsesi, pa mbrojtur Tahirin, por dhe pa i rënë në qafë Tahirit – ajo që duket qartë është se gjithçka është e paragjykuar sidomos në modelin tragjik të politikës që sundon ligjin në vend që të largohet dhe sundimtari i drejtësisë të jetë vetëm ligji! “Dyshimi i Arsyeshëm” ishte modeli tjetër si terminologji, e cila pastaj përdoret po politikisht, kur je “arsyeshëm” i bindur, për të akuzuar edhe rrotull ligjit dhe jo me ligj të kopsitur!

E vetmja gjë që kishte lidhje me demokracinë, ishte shfaqja nga jashtë brenda dhe nga brenda jashtë! Po pra si demokraci – por vetëm politikisht! E ajo që më bën të mos jem optimist është se dikur ishim të indoktrinuar ideologjikisht – sot jemi të sunduar dhe përdorur politikisht! Mirë bënë që mbyllën dyert, sepse po ti linin hapur pikërisht dyert dhe të vazhdonim të dëgjonim akoma më e shëmtuar do të ishte shfaqja, dhe pse rregulli në saj të Ruçit, sigurisht ishte më i mirë se komisionet e tjera!

Tashmë shtetet paralele, shteti i prokurorisë së Llallës, ai i pushtetit politik, “shteti i doktorit kudo në shtet”, shteti mediatik, shteti i gjykatave lart, shteti i qytetarëve poshtë dhe shteti i protestuesve – janë një demokraci! Po po, së paku këtë e kemi, por në se mungon shteti i qytetarëve si sundues me ligjin – gjithçka është një lojë që luhet keq pikërisht në demokraci! 

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 07:26

Sigurisht që është përmendur shpesh (në këto tre dekada) herë “cleptocracy-a” e cila në fakt, është hajdutëria e pushtetit, ose qeveria e vjedhjeve, por dikush akoma më shumë, ka përmendur dhe “plutocracy-në” apo më mirë – pushteti të pasurve në sundim të shtetit!

Postuar: 21/11/2017 - 07:25

Njoftimi nga ana e repartit komando mbi dezertimin apo arratisjen e 4 ushtarëve që po trajnoheshin në një qendër stërvitore në Angli na befasoi, na çuditi dhe revoltoi së tepërm

Postuar: 21/11/2017 - 07:15

Partia Demokratike lëshoi tullumbacen e radhës.

Postuar: 19/11/2017 - 07:07

Ndër veçoritë e spikatura të diskursit politik në Shqipëri është ngjyrimi i fortë emocional.

Postuar: 19/11/2017 - 07:05

Onufri (Piktor i shekullit XV)

Postuar: 19/11/2017 - 07:00

Shqiptarët nuk çuditen më për asgjë, në këtë vend ku çudirat janë bërë të zakonshme, ku edhe më budallai thotë: unë jam më i mençuri.

Postuar: 18/11/2017 - 07:20

Shqiptarët janë shquar ndër shekuj për mirënjohjen që kanë treguar ndaj gjithë atyre personaliteteve të fushave të ndryshme, politikanë, studiues, artistë, arkeologë, etnografë,