BREAKING NEWS

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i Lulzim Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë

Përfundon takimi 1 orësh ‘kokë më kokë’ i
x

Opinion / Editorial

Praktikat e totalirizmit?

Praktikat e totalirizmit?

Të gjithë ata që të cilët nuk e luajnë lojën sipas rregullave pushtetarë, edhe nëse e ngrinin zërin apo bëjnë zhurmë të madhe, kurrgjë askujt, të gjitha po i merre era. E gjithë ajo që na ka mbetur janë frustrimet individuale deri të frustrimet e përgjithshme. Ata të cilët këtyre poshtërsive nuk ju përballojnë, po detyrohen të largohen nga Kosova. Dhe, gjithnjë po bëhen edhe më shumë. Është shkruar ne media bukur shumë për një fenomen të tillë të theksuar të largimeve masovike, por pushteteve te deri tashme kjo nuk po ju ka bërë përshtypje. Kjo edhe është porosia e tyre, së nuk dëshirojnë ndonjë zgjedhje tjetër ! Po bombardohemi më shtrembërime të realitetit,e me licemerizëm të llojit të vet. Për këtë klasë politike është problem shumë I vogël mos funksionimi I sistemeve për shumicën. Nuk ju intereson së kemi shkelur në shekullin 21, dhe kemi mbetur mbrapa jo në shekullin e kaluar, por edhe më mbrapa! Pa perspektiva që e krijuan në Kosovë po ndikon edhe në natalitet, që është problem serioz për çdo shtet. Po na promovojnë shunde dhe stereotipe, në vend të promovimit të vlerave. Mos të flasim për interesimin e tyre për hapjen e vendeve të reja të punës. !Po na krijojnë çdo ditë e më shumë situata politike, ekonomike dhe morale pa rrugëdalje. Nuk interesohet kush që të formojmë mekanizma përkatëse, të daljes nga kriza e përgjithshme! Qytetarëve ju ka mbetur hapësirë e vogël, që të bëhen të lumtur ?! Kjo qasje dhe këto keqpërdorime, gjithçka kanë shndërruar në utopi.

Ata që në zgjedhjet e fundit dolën fitues, edhe filluan më qasje reale karshi zgjedhjes së problemeve te grumbulluara, për të ndërtuar institucione dhe shoqëri si duhet. Por këto i stopuan forcat regresive, të posa sa rëna nga pushteti. Dhe, për të qenë poshtërsia e shekullit, e zgjodhën kohën e pandemisë vdekjeprurëse që ta rrezojnë qeverinë ! Sigurisht,së kjo do të mbetet unike, në historikun e shteteve demokratike, madje edhe të shtetet ku sundojnë diktaturat! Janë duke I këputur një nga një hallkat më popullin e vet!

Këta po na lënë pa frymë kur po shohim edhe angazhimin e praktikave totalitare, kur bëhet fjalë për deliktet verbale. Të tjerët s’kanë të drejtë më qelë gojën për njerëzit e pushtetit, kurse këta kanë çdo të drejtë. Liria e shprehjes për shumicën është e kufizuar, kurse për këta nuk ekzistojnë kufijtë e tillë. Ideologjia e tyre karshi medieve dhe në përgjithësi, që nuk janë në krahun e tyre, është rrënuse, është ndjekëse, duke i vu këto medie nën kontroll të rreptë. Këto janë praktika të totalirizmit?!Çfarë shteti është ai kur cungohen liritë dhe të drejtat elementare të shprehjes? Kanë zgjedhur dhe po e preferojnë formatin medial propagandisitik. Këto janë idiotizma! Si të kuptohet ndryshe, rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie, dhe idiotizmi së në gjendje pandemia nuk bënë të mbetet Kosova pa qeveri! Dhe, marrëzia e radhës, së situata në veri ka dalë nga kontrolli I qeverisë në dorëheqje, kur këtë situatë jashtë kontrollit e kemi plotë që 20 vite. . !