BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Prandaj reforma duhet të largojë dhe “tik tok-un” e drejtësisë!

Prandaj reforma duhet të largojë dhe “tik tok-un” e

Mbas viteve 1920-të me formimin e shtetit modern shqiptar, në qarkoret e atëhershme të ministrit të brendshëm Ahmet Zogolli, kishte dhe urdhëra, ku dënoheshin dhe jepeshin udhëzime për sjelljen e zyrtarëve të shtetit me zyrën, si ta kishin mejhanen e tyre. Kishin dalë nga një marrëzi administrative e dikurshme dhe normalisht silleshin si pasojë e saj, pikërisht si të ishin pronarët e institucioneve të shtetit. Në atë kohë, si Sulejman Delvina dhe Zogu (akoma mbante mbiemrin Zogolli) pushuan nga puna dhe futën dhe në burg, zyrtarë që u kapën në abuzim me zyrën dhe vendin e punës në administratë. Dje ishte rasti i një kryegjyqtare gjykate në 2021. Në “tik tok” dhe në pamje, të cilat ulin jo vetëm reputacionin e institucionit, por dhe të zyrtarëve të drejtësisë. Për më tepër me sjellje adoleshentësh jo mirë të edukuar në zyrën e shtetit. Po ti shtosh dhe atë që vetë kjo zyrtare e drejtësisë apo më mirë një kryetare gjykate në një moshë që realisht vetëm në Shqipëri mund të “bëjë vaki” - akuzon se po i prishin figurën se është grua dhe nënë. Po pra të bën të mendosh se nuk do t’i largohet e keqja drejtësisë dhe administratës edhe për shumë kohë. Janë mbuluar dikur me ar e argjend, me ora dhe pasuri njerëzit e drejtësisë dhe duhej një ambasador amerikan të ndërhynte për të parë klasa politike, se çfarë monstra individësh në administratë të drejtësisë kishte sajuar. Arrogancë, e cila tejkalonte dhe pasurinë e pronarëve të parcelave me kanabis, sepse ato në fund të fundit “lodhen në profesionin e tyre” kurse zyrtarët e superkorruptuar të drejtësisë, nuk lodhen fare. Arroganca e tyre e tejkalon atë të politikës dhe marrëzia gjithashtu. Arroganca për ta shpallur pasurinë ka rënë disi, e cila sot është më e kontrolluar nga reforma dhe frika se do të ndëshkohen dhe ka mbetur marrëzia, e cila me shumë bujë doli me anën e “tik toku-t” të një kryegjyqtare, e cila thotë mbasi luan të gjitha skenat idiote në gjykatë se “po më sulmojnë sepse jam grua dhe nënë”. Po pra, duke bashkuar veten me gratë - nëna që rropaten të mbushin barkun e fëmijëve me ushqim, që rropaten për t’i veshur dhe shkolluar dhe sigurisht gratë nëna intelektuale, që nuk mund të sillen si vajza të llastuara në moshë puberteti në mënyrë të shëmtuar në Tik Tok. Imagjinoni se çfarë ndodh me zyrën e shtetit në drejtësi, me një gjykatëse në krye të gjykatës së një rrethi të madh si Elbasani në Shqipëri. E nuk është e vetme jo. Akuzat pastaj në shtyp për të dhe bandat e liruara, ishin që i vinin kapakun dhe për më tepër se ministrja e Drejtësisë, thoshte se kemi kërkuar të largohet që në 2019-n kjo gjykatëse. Po pra ministrja Gjonaj shkruan në “Twitter” se shfaqjet e gjyqtares Kapedani, janë të pakomentueshme, ndërsa thekson se i ka kërkuar KLGJ që prej dhjetorit të 2019 që të verifikojë dhe marrë masë për të, pas lirimit të një subjekti kriminal. Imagjinoni se çfarë ndodh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. E në fakt, nuk është aspak larg dhe sistemit të administratës dhe sistemeve të tjera që kanë në dorë vula dhe firma. Një individ i tillë në krye të drejtësisë së një rrethi të madh është pasojë e një kalbje qelizore të një sistemi. Sepse, nuk mund të besosh se një modele e tillë – tik tok-u në zyrat e administratës së Shqipërisë në drejtësi dhe shtet apo kudo është i vetëm. Do të ishte një marrëzi ta besoje. Në Shqipëri ka shumë tik-tok-iste, që duken sikur janë vendosur si gra dhe nëna, por në fakt, kanë pas tyre disa burra të superkorruptuar. E sidomos në drejtësi kjo gjë duhet të shkojë drejt përmbylljes sëpaku për arrogancën idiote që tregojnë. Kjo që u pa nga sjellja e degraduar e një gjykatëseje në Shqipëri, nuk mund të ndodhë në asnjë vend të rajonit në Ballkan dhe jo e jo në Europë. Ta zëmë se nuk i ka hedhur ajo në rrjet, por kjo nuk mbyll se kush po luan aktoren kryesore me vetëdije në video. Nuk ndodh në Turqi, në Maqedoni, as në Kosovë dhe as Mal të Zi. Mund të imagjinohet lehtë se çfarë do të ndodhte sikur në Perëndim të dilte kjo gjë si tik tok-izëm e një gjykatëse të lartë, si ajo në videot me këngën “mafia mafia” në zyrën e kryegjyqtarit të rrethit. Si mund të ishte skandali bie fjala në Francë apo Gjermani. Se kush duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Këtu nuk jep dorëheqje vetë “aktorja filmit” dhe fajëson të tjerët, e jo më të mbajë përgjegjësi sistemi i drejtësisë. Të mbajë përgjegjësi kush e emëroi dhe kush nuk e liroi nga akuzat për – drejtësi pro bandës së përmendur dikur. Në këtë vend kur tallesh me zyrën dhe bën miliarda me zyrën, që këndon këngë “mafia mafia” në zyrën e drejtësisë dhe që bën pasarelë ecje në zyrën e shtetit me foton e Ismail Qemalit nuk të gjen gjë dhe përkundrazi akuzon se duan të të heqin se je grua dhe nënë. Sepse ata burrat që duan të përdorin zyrën e shtetit sidomos në drejtësi, pikërisht kështu e kanë drejtësinë me anën e të tillë mentaliteti – mafia mafia si në këngë. Zonja nuk ka bërë asgjë të veçantë përveç se ka pëlqimet e saja muzikore si në përgjithësi në jetë. Prandaj reforma në drejtësi duhet të vazhdojë dhe pse jemi skeptikë. Një pjesë të këtyre tipave i ka larguar, por ka plot. Kjo ishte një nga ato që nuk e kishte kaluar vetingun. E tani kur ta shkarkojnë sigurisht do të mbrohet politikisht. Po dhe moralisht, se e kanë goditur se është nënë me fëmijë. Do mbrohet në mënyrën më të paskrupullt edhe pse ka regjistruar vetë dhe ka bërë gjithçka vetë. Tashmë kanë mësuar nga politika të justifikohen me arsyen e mungesës së plotë të pikërisht arsyes. Të sjellësh zyrën e drejtësisë në reputacionin e vendeve të Ballkanit, ne na duhet një kohë e gjatë, por në fakt kjo duhet të jetë dhe arsyeja për të pastruar këtë sistem (drejtësinë) që ka lejuar dhe politikën të jetë absurde në korrupsion. Po e ka mbrojtur dhe ka shkatërruar ligjin. Të tillë gjyqtarë të tik tok-ut kanë bërë namin në padrejtësinë e tyre proverbiale. Kanë bërë një të keqe të madhe në Shqipëri. Kanë dhunuar pikërisht drejtësinë. Kanë kënduar “mafia mafia” dhe pastaj kanë dhënë drejtësi duke pasur këngë të tillë në mendje. Nuk janë në drejtim vetëm plepistët dhe të inkriminuar. Jo janë plot dhe tik- tok-istë që vazhdojnë krimin në drejtësi. Që na pinë gjak të gjithëve, duke mohuar drejtësinë, ose duke e vonuar në mënyrë tragjike atë. Ato ishin pamje të turpshme (tik tok), por që sigurisht tregojnë majën e ajsbergut në drejtësi.