
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit


Në historinë e popullit tonë ka shumë momente dhe data, që kanë patur një rëndësi të veçantë dhe që kanë treguar, që populli ynë nuk e ka duruar represionin dhe shtypjen nga vendet e huaja. Një ndër to është data 13 shtator 1968, ditën kur Shqipëria dhe qeveria e asaj kohe vendosi të braktiste dhe të linte njëherë e mirë Traktatin e Varshavës dhe Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke apo siç njihet në historigrafinë tonë KNER, e cila ishte një organizatë ekonomike e krijuar në vitin 1949 dhe pushoi së ekzistuari në vitin 1991. Kjo organizatë ishte nën udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik dhe përfshinte vendet e Bllokut Lindor, si edhe një numër shtetesh socialiste kudo në botë. Arsyeja e daljes së vendit tonë nga kjo organizatë ushtarake qe hyrja e trupave të shteteve komuniste të Traktatit të Varshavës në Pragë për të shtypur me zjarr dhe me hekur “Pranverën e Pragës”. Megjithatë, marrëveshjet për "Traktatin e Varshavës" nuk parashikonin mundësinë e daljes. Por dalja e Shqipërisë u pranua në heshtje nga të gjitha shtetet anëtare. Pranvera e Pragës“ ishte një aktivitet madhështor i Partisë Komuniste Çekosllovake, e cila nën drejtimin e Aleksandër Dubçekut në pranverën e vitit 1968 bëri përpjekje për të zbatuar një program liberalizimi dhe demokratizimi të vendit dhe shoqërisë çekosllovake dhe, mbi të gjitha, për të ndikuar dhe forcuar këto përpjekje reformuese, që po zhvilloheshin me shpejtësi, nëpërmjet një publiku kritik. Kjo do të thoshte, që udhëheqja çekosllovake donte të krijonte "socializëm me fytyrë njerëzore", por trupat e Traktatit e pushtuan Çekosllovakinë më 21 gusht 1968. Kërkesa kryesore e kësaj pranvere qe "miratimi i socializmit, por vetëm ai i reformuar, demokratik", jo për "heqjen e socializmit". Pra, qëllimi themelor qe një socializëm i ri “pa udhëheqës të vetëemëruar, pa vende pune gri dhe pa burokraci të pandjeshme”. Në këmbimtë kësaj “vlerat njerëzore duhet të ishin mbi të gjitha vlerat” dhe sistemi duhet të përshtatej me kushtet e shtetit dhe jo të kopjohet verbërisht nga Moska. Në sferën e strukturës politike ishte planifikuar një liberalizim në të gjitha fushat e jetës, duke përfshirë edhe vetë strukturën e partisë në pushtet, do të montohej decentralizmi, nuk do të kishte përqëndrim pushteti në duart e një apo disa personave. Do të implementohej menjëherë demokracia e brendshme partiake duke rikthyer modelin parlamentar me parti të tjera. Pra, në një farë mënyre pluralizmi dhe liria e shprehjes do të ligjëroheshin dhe do të zbatoheshin në praktikë, “një socializëm demokratik dhe me fytyrë njerëzore”. Liria e shtypit, e shkencës, e informacionit dhe e udhëtimit ishin hapa të rëndësishëm në rrugën drejt pluralizmit të dëshiruar kulturor. Edhe në fushën ekonomike do të ndërmerreshin reforma ekonomike duke modeluar një lloj "demokracie ekonomike humane", e cila konsistonte në reduktimin në minimum të planifikimit qëndror të ekonomisë dhe do t`i kushtohej rëndësi konkurrencës ekonomike midis ndërmarrjeve të ndryshme, avancimit të revolucionit shekncor dhe teknik. Do t`i kushtohej vëmendje gjithashtu përfshirjes të të gjithëve në vendimmarrjet e ndërmarrjeve. Pra, kjo gjë do ta çonte ekonominë çekosllovake drejt orientimit të mekanizmave të ekonomisë së tregut të lirë. Pra, një çmontim të ekonomisë së centralizuar socialiste. Pranvera e Pragës nuk kaloi pa derdhur gjak, megjithëse qeveria e Aleksandër Dubçek u kishte bërë thirrje çekosllovakëve, që të mos bënin rezistenca të dhunshme, pasi ato do ta çonin në rrugë pa krye që në fillim. Kjo e çoi këtë pranverë drejt dështimit të plotë. Megjithatë megjithëse “Pranvera e Pragës” pësoi fiasko në sytë e të gjithë popullit çekosllovak, përsëri ajo tregoi, që dalëngadalë socializmi utopik po shkonte drejt fundit dhe po shkohej drejt një “socializmi demokratik”. Impakti, që pati dështimi i “Pranverës së Pragës” qe negative, si rrjedhojë dhjetëra mijëra njerëz, kryesisht punëtorë dhe intelektualë të kualifikuar, u larguan nga vendi. Rreth 96,000 njerëz ikën vetëm në Austri, dhe 66,000 njerëz të tjerë nuk u kthyen nga Austria në Çekosllovaki. Të tjerët ikën përmes kufirit në Bavari. Më 16 janar 1969, studenti Jan Palach u dogj në sheshin Wenceslas në shenjë proteste kundër shtypjes së Pranverës së Pragës. Të njëjtin akt, vetflijimin, e kreu edhe studenti Jan Zajíc më 25 shkurt 1969. 500 000 anëtarë u përjashtuan nga Partia Komuniste e Çekosllovakisë. Enver Hoxha dhe shteti shqiptar e dënoi me forcë këtë veprim ushtarak dhe e cilësoi si “agresion nga revizionistët sovjetikë dhe satelitët e tyre” ndaj lirisë dhe pavarësisë së një vendi të lirë demokratik. Kështu si NATO dhe Traktati i Varshavës u konsideruan nga ana e udhëheqjes shqiptare të asaj periudhe si “grupazhe ushtarake agresive” shumë të rrezikshme për Shqipërinë dhe për vendet e vogla të rrezikuara nga të mëdhenjtë. Sepse populli shqiptar e kishte provuar në kurriz historikisht dhe e dinte shumë mirë, se çfarë do të thotë të jesh dhe të jetosh i pushtuar dhe nën thundrën e të huajve. Por kjo gjë nuk u reflektua sa duhet në vendin tonë. Megjithëse qeveria dhe shteti komunist i asaj kohe i doli kundër kësaj ndërhyrjeje ushtarake të shteteve anëtare të Traktatit të Varshavës kundër Çekosllovakisë, kjo gjë nuk u pasqyrua sa duhet në ndryshimin e kursit politik dhe ekonomik të vendit tonë drejt Perëndimit dhe ekonomisë së tregut të lirë. Ne vazhduam në rrugën për të ndërtuar socializmin me “forcat tona”. Mediokritet historik dhe politik!
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
