Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Predikatorët politikë si dhunuesit e Kushtetutës dhe Shtetit ligjor!

Postuar: 11/06/2019 - 07:22

Në fatkeqësinë e madhe të mungesës së pothuaj gjithmonshme të një pushteti gjyqësor dhe drejtësisë në përgjithësi në Shqipëri, zbatimin e Kushtetutës, akteve dhe sidomos dekreteve, ju ka mbetur shpeshherë lart në presidencë predikatorëve dhe agjitatorëve politikë! I fundit është Presidenti i sotëm i Shqipërisë, sigurisht i ngarkuar në atë vend nga votat e socialistëve dhe LSI-së, por sot i "dashur dhe respektuar" nga PD dhe LSI! Nuk ka ndodhur asgjë më shumë se sa ngritja në atë post i njerëzve predikues dhe partiakë, sundimtarë ose shërbëtorë të partive personale apo dhe të kryetarëve feudalë! Nishani ishte shembulli i agjitatorit politik, por "njeriu i ç'dekretimit antikushtetues" është shembulli i predikatorit absolutisht anti kushtetues! Njeriut që interpreton ligjin dhe kompetencat e tij në raport me ligjin, si i thotë modeli folklorik "predikim politik"! Në asnjë nen apo rradhë, Kushtetuta e Shqipërisë nuk ka "ç'dekretim" si funksion dhe detyrim kushtetues i Presidentit, dhe kjo është pika e parë e "predikuesit politik" në majë të shtetit shqiptar! Tashmë të gjithë rropaten kot fare, sepse ai ka dekretuar njëherë zgjedhjet dhe nuk ka asnjë fuqi juridike dhe ligjore që i anulon (biles pa caktuar të tjera) ato, përveç "prit e zot tërmetit apo fatkeqësisë natyrore" apo sulmit agresiv ushtarak nga jashtë që shpall "gjendjen e jashtëzakonshme"! Komisioni Qendror Zgjedhur" as që duhet ta lexojë një "ç'dekretim date" biles pa një datë tjetër, sepse procesi ka nisur dhe nuk ndalet më aspak si me Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë Kushtetuese! Apo atë Administrative dhe jo! "Komisioni Qendror Zgjedhur" ka detyrën e përgatitjes dhe përfundimit të zgjedhjeve të dekretuara dhe nuk mund të vlerësojë, as të "negociojë me veten" një "ç'dekretim absurd" jashtë çdo momenti ligjor të shkruar dhe pranuar! Janë aty vetëm si detyrim ligjor dhe këtë e bëjnë në vijim të dekretit të parë që cakton datë zgjedhjesh! Ja çfarë predikimi apo agjitacioni bën njeriu numër një i shtetit shqiptar, si renditje ligjore ceremoniale: Pa datë të përcaktuar nga Presidenti, nuk mund të ketë zgjedhje”, ka deklaruar sot Ilir Meta. Absurd ligjor dhe predikim po aq absurd moral! Data e zgjedhjeve është caktuar nga ky President dhe ajo datë nuk ka asnjë mundësi kthimi, sepse nuk mund të rrëzohet me një dekret tjetër ligjërisht! Kushtetuta e ka parë si "fëmija që lind" dhe nuk e anulon dot lindjen pa bërë vrasje e cila dënohet me ligj pastaj! Nuk ka ligj anulimi!

Ja një predikim tjetër politik dhe tashmë qartësisht i anuar po politikisht: Dita e realizimit të zgjedhjeve duhet të jetë një ditë bashkimi dhe jo përçarje për popullin. Është dekretuar data në kushtet e një klime normale politike në vend - thotë Presidenti në rolin e predikuesit politik! Dita e zgjedhjeve nuk është ditë bashkimi, por ditë kushtetuese dhe e drejtë qytetare e mbështetur në kushtetutë dhe nuk ka zbatim kushtetutë në ditë të bukura dhe të "zymta", por ka vetëm zbatim ligji dhe kushtetute! Të gjitha të tjerat janë predikime moralistike ose aforizma e batuta, por dhe mitomani filozofike, gati-gati surreale, në artin e të bërit politikë predikuesish folklorikë, pa asnjë kuptim! Ja dhe një predikim tjetër "presidencial pa lidhje me Kushtetutën": Presidenti ka ndjekur në vijimësi masat administrative për realizimin e këtij procesi, por rezulton se në skadim të afatit të regjistrimit të partive politike, ato të opozitës nuk janë regjistruar, pasi sipas tyre nuk mund të garantohen standardet për zgjedhje të lira. Ky vendim i opozitës, pason vendimin e saj për djegien e mandateve. E çfarë pastaj? Vendim i politik i partisë mbi kushtetutën e Shqipërisë dhe mbi ligjet? Veprimi anti moral politik dhe anti demokraci i largimit nga betimi si deputet, bën që një President të bashkohet politikisht me një grup politik (si partia e vet) se "nuk garantohen standarte" për zgjedhje të lira!? Ku e ka të mbështetur në ligj këtë "përkrahje politike dhe pastaj veprim ligjor ç'dekretimi", një President që presupozon një model të tillë reagimi? Ku e mbështet në ligj një aforizëm të tillë!?

Predikimi tjetër Presidencial thotë: Si President kam bërë të gjitha përpjekjet dhe kam bërë thirrje mes palëve që të gjejnë zgjidhje dhe të kalojnë krizën, por përpos thirrjeve sërish me keqardhje konstatoj se palët politike reflektojnë thellim të ndasive mes tyre. Cilat janë përpjekjet e predikuesit president? Cila tavolinë, takim, dhe cila palë nuk ka qënë e gatshme?! Cila pra? Thjesht një predikim moralistik pa sens dhe i gënjeshtërt! Akoma më shumë kur thotë. Qeveria synon të shkojë e vetme në zgjedhje pa marrë asnjë hap për zgjidhen e krizës dhe dialog, nga ana tjetër edhe opozita shprehet se do të pamundësoje zgjedhjet, në vlerësim të situatës dhe gjuhës së urrejtjes... E konsideroj këtë moment si moment serioz për paqen në vend. Cila qeveri do të shkojë e vetme dhe pa marrë asnjë hap për zgjidhjen e situatës, apo pa dialog? Qeveria që ka bërë thirrje apo miqtë e predikuesit që thonë "nuk bisedojmë pa dorëheqje" të atij që duhet të jetë realisht interlokutori? Ky nuk është as predikim por "agjitacion dhe propagandë" e cila është krijuar për të dënuar një palë në favor të tjetrës - si dikur në kohën sekretarit të parë të KQPPSH-së!

Kjo tjetra është dhe më e "bukur" kur thotë: Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca atëherë popullit i cënohet e drejta për të votuar. Kujt populli i cënohet e drejta? Çfarë pune ka populli kur ka datë zgjedhjesh dhe dëshirë për të votuar dhe askush nuk i ndalon për të votuar, përveç atyre që nuk duan të votojnë! Midis atij që nuk do të votojë dhe atij që do të votojë, fajin sipas predikatorit absurd e paska ai që do të votojë?! Po kjo është një ligjëratë anti kushtetuese dhe anti demokraci në mënyrë "perfekte"!

E shton pastaj se: Standardet jo vetëm nuk përmbushen, por shkelen në mënyrë flagrante! Pra standard sipas predikatorit na qënka "ikja dhe ndalimi me forcë i atyre që duan të votojnë dhe ç'dekretimi i një dekreti normal"? Kjo tani është çmenduri!

Këto zgjedhje kështu bëhen zgjedhje jo demokratike”, u shpreh Meta. Imagjinoni çfarë thotë Presidenti Predikator!? "Demokratikë" sipas tij, janë ato që nuk duan zgjedhje dhe imponohen me forcë dhe jo demokratikë, ato që duan zbatim të kushtetutës dhe kohës në zbatim të saj! Ky moment është momenti i një predikuesi, hoxhe dhe prifti, ose dhe deri sekretari partie më falni për krahasimin, por që nuk ka sinqeritetin e tyre! Ka jo sinqeritetin e një predikuesi që nuk tenton paqen, por luftën në thyerje të plotë të kushtetutës! Po pra, e cila nuk i njeh dhe nuk i pranon në asnjë pikë të saj Presidentit një anulim dekreti date zgjedhjesh! Komisioni Zgjedhor Qendror, anëtarët e tij, nuk zgjidhen me aspak më pak deputetë se sa zgjidhet Presidenti i Republikës 71-she! Po pra, që në fund emërohet dhe zgjidhet me 71 deputetë! Kryetari Zguri ishte thellësisht në hall dhe me zë të dridhur u largua, por që në fakt nuk kishte guximin të jepte dorëheqje që në "pamundësi dhe forcë morale" për të mos konsideruar nul një dekret të tillë anti kushtetues të Presidenti predikues të Shqipërisë! Ai ishte mendimit që edhe "absurdi" të vinte si dekret nga presidenti duhej zbatuar dhe harronte se procesi kushtetues kishte nisur dhe nuk ndalet dot me dekrete jashtë Kushtetutës! Harroi të thoshte se dhe herë të tjera dekretet (shtyrje jo anulim) ishin bërë në bazë të kushtetutës, pjesëmarrje e kuvendit ku askush nuk ishte larguar dhe pastaj ishin zbatuar!

Predikatori politik në Presidencë i dha dje një shqelm Kushtetutës, jo vetëm me shpikjen e anulimit të zgjedhjeve që nuk e ka të shkruar, por shpalli antidemokratike zgjedhjet duke i "ç'dekretuar ato dhe duke mos caktuar datë tjetër" e cila është një logjikë Kushtetuese! Ai nuk veproi për ligjin, por për presionin anti ligjor të një pjese të politikës e cila ka thyer pikërisht ligjin! Vetëm predikatorët veprojnë kështu dhe jo njerëzit në mbrojtje të ligjit! Predikatori politik veproi kështu që datën e caktuar prej tij, si ditë zgjedhje të ketë "luftë civile" që t’ju jepte argument dhune atyre që dhunën e kanë predikuar dhe vepruar në protesta dhe veprime të dhunshme! Kjo është dhe "dhurata e predikatorit President" në favor të lidershipit ligjthyerës që me daljen nga Kuvendi, për në rrugë! Tashmë atyre që nuk duan zgjedhje por destabilitet shtetëror dhe civil, predikatori ju dha dhe dekretin që anulonte po dekretin e tij - por që në fund të fundit, ishte brenda kompetencave ligjore në bazë kushtetuese! Ky është dhe qëllimi (vendosja e politikës kundër njëra tjetrës) dhe ky është momenti "bashkues dhe mbi palët" që ka roli i një presidenti!? Jo ky nuk është roli bashkues dhe kombëtar, por është vetëm shfaqje me shqiponja figurative, por absolutisht i një predikatori partiak dhe politik si Presidenti i sotëm!

Nga Besi BEKTESHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çdo ditë e më shumë po kthehen në një melodi tallavaje të cilat të japin ndjesinë e një  miksazhi erë qoftesh, bërxol

Postuar: 16/06/2019 - 07:41

Sa herë nis të shkruaj për dëshmorët, mendja më shkon edhe te familja Zherdi me Katër Yje të Pash

Postuar: 16/06/2019 - 07:38

Është jo e habitshme, por është jashtëzakonisht e turpshme në vitin 2019-të kur forca politike që

Postuar: 16/06/2019 - 07:35

Nuk është hera e para që presidenti aktual Ilir Meta merr vendime që dëmtojnë më shumë figurën e

Postuar: 15/06/2019 - 07:15

Ka një dallim esencial midis protestave qytetare, lëvizjeve popullore nga protestat e turmave, të

Postuar: 15/06/2019 - 07:14

Për një kohë jo të shkurtër, Shqipëria kishte dy parlamente.

Postuar: 15/06/2019 - 07:12

Frika dhe interesi janë dy forca që i bashkojnë njerëzit.