
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Prejardhja e njeriut nga majmuni, teori apo hipotezë?

Shkruar nga Pandeli Bardhi 10 Nëntor 2023

Duhej të kalonin qindra shekuj që hipoteza, nëse njeriu e ka prejardhjen nga majmuni apo jo, të shndërrohet në “teori”. Edhe Darvini dhe Engëlsi të cilat janë edhe sot në “hasmëri” me shumë shkencëtarë, filozofë klerikë historianë etj për teorinë e tyre të evolucionit nëse njeriu, e ka prejardhjen nga Majmuni apo jo. Do të duheshin shumë dhjetravjeçarë që edhe ata, por edhe të tjerë kundërshtarë të tyre, edhe ata që janë ndarë nga jeta, që të prehen të qetë, sepse Hipotezat e tyre deri atëherë, u shndërruan në “teori” sepse janë zbuluar prova të pakundërshtueshme që nuk i luan topi, njeriu, prejardhjen e tij e ka nga “majmuni”! Ajo ç ‘ka duhet shtruar për diskutim sot, është ajo ç ‘ka “argumenton” feja, që “njeriu është krijesë e Zotit”! Në dakordësi me këtë argument na lind e drejta të hulumtojmë që mos vallë përpara Njeriut në Tokë që siç thuhet ka ardhur 3,1 miliardë vjet përpara nga majmuni, po majmunët vetë, prej nga erdhën? Logjika të çon në atë që përpara miliona viteve përpara, kur majmunët u shndërruan në njerëz, edhe majmunët nga ana e tyre, duhet ta kenë prejardhjen nga njeriu. Kjo histori është shumë e ngatërruar. Është e vërtetë që majmunët kacavirren nëpër pemë, si p.sh në Amazonë e kudo, por që të kacavirreshin edhe nëpër mure për të hyrë në katet e larta të ndërtesave, kjo nuk kishte ndodhur ndonjëherë nga këta “Kacavjerësa” të cilat u vërtetua kohët e fundit. Arkeologët dhe studiues të tjerë, le të bëjnë punën e tyre, por argumenti më bindës deri sot, është ky i kohëve të fundit që përderisa dolën majmunë që kacavirren edhe nëpër mure, tregon që këta pasardhës, u kthyen përsëri në origjinë, pra qysh kur e kanë prejardhjen e tyre dhjetra miliardë vite përpara, mbasi në të kaluarën nuk kishte asnjë argument që të dilnin në këtë konkluzion. Problemi, është edhe më i madh akoma, që shkon përtej mënyrës se si kacavirren, por edhe si sillen e punojnë në jetën e përditshme, si imitojnë të keqen që diku gjetkë e kanë hallin,, por “tymnajat” e tyre, janë për tjetër gjë, ç‘ka kjo tregon një mos seriozitet dhe humbje e besimit tek elektorati që përfaqësojnë. Sot, disa deputetë, përfaqësues të popullit, me veprimet e pisllëqet që bëjnë, ja kalojnë edhe rrugaçëve të rëndomtë. Në këta tridhjetë vite, sidomos në politikë e në media, nga mënyra se si disa po kopjojmë e imitojmë të keqen, ja kalojmë edhe majmunëve. Kur ata luftojnë për qëllimin e madh, ato të interesave të atyre që përfaqësojnë, interesa që janë ato të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, kjo është një çështje e madhe. Problemet, dhe hallet që kanë sot qytetarët, janë nga më të ndryshmet. Kjo është e vërtetë. Por nuk kemi parë deri sot asnjë të vërtetë bindëse që opozitarët luftojnë për të drejtat e atyre qytetarëve që përfaqësojnë në zonën e tyre elektorale. Sikur ata “Kacavjerësa “ të kishin hypur nga oxhaku apo nga penxherja nga u futën e t’i merrnin me “dru” ata të shumicës, për ligjet që kanë votuar në Parlament, që një pjesë të kenë aq shumë sa nuk dinë ku i kanë dhe shumica tjetër të kenë vetëm për një javë bukë, kjo, është më shumë se absurditet. Më keq akoma as që do të dijë shumica parlamentare se si e ngrysin javën, muajin e vitin pensionistët. Në këtë kuptim, të marrim sikur opozitarët të kishin konsumuar të gjitha format për këtë padrejtësi që po i bëhet shtresave në nevojë, që i gënjejnë me nga një pesëmijë lekësh,,sepse të tilla janë të shumta, dhe si rrugë të fundit të bënin atë veprim për të marrë me “dru” shumicën e pa marrë vesh, qytetarët do të thoshin: “Është me të vërtetë, një akt i shëmtuar, por në fund të fundit nuk patën mundësi tjetër për këta të pa marrë vesh sepse i kanë konsumuar të gjitha format e tjera”! Kjo, po, ka një bazë që ata, pavarësisht mënyrës, por në fund të fundit. mbeten të nderuar sepse luftuan dhe sakrifikuan të ulnin figurën e tyre për një të drejtë që i takon qytetarëve. Pra bënë një sakrificë. Unë mora një shembull mes shumë të tjerave, por të tilla halle, janë të shumta. Kemi një administratë, të mefshtë, të paaftë etj edhe kjo është një problem që kërkon seriozitet dhe mirë shumica që ka edhe “gurin edhe arën”, po opozita për këtë, nuk ka detyrime? Një tjetër problem. Kush i ka vendosur këta deputetë, këta përfaqësues të popullit që të bëjnë veprime që as rrugaçët më të rëndomtë nuk i bëjnë? Me ç‘farë kontributesh janë futur ata në politikë? Pa asnjë kontribut, bile nga më të paaftët, nga më negativët dhe më problematikët e shoqërisë, shtrohen këmbëkryq në organin ligjvënës, shkojnë apo nuk shkojnë atje, diskutojnë apo nuk diskutojnë, edhe kur flasin nuk ka rëndësi se c ‘farë flasin e shumë të tjera, taksapaguesit shqiptarë paguajnë. Europa, ndaj nesh ka shumë faje dhe kjo është e vërtetë. Por, po kaq e vërtetë është që ato që i kemi bërë e po i bëjmë ne, që me duart tona po i “nxjerrim sytë” dhe namin e keq Shqipërisë në sytë e botës, këto, nuk ja ka bërë asnjë pushtues ! As edhe një kontribut të vetëm nuk ka dhënë kjo Klasë politike, qofshin këta të majtë apo të djathtë në interes të Shqipërisë, të cilës po i “harojnë” edhe emrin. Kur është puna, për interesat e pushtetit personal e për të mbushur xhepat, menjëherë marrin masa. Në skenë, tash së fundi ka dalë edhe një problem tjetër “shqetësues” që ka Berisha. Shqetësimi i tij, është bërë “shqetësim” për Partinë, që ai e ka bërë “çarçaf”! Është edhe kjo një aftësi e madhe e Berishës që hallet që me “plagët” që ka mbi kurriz, për “të mirat” që ka bërë, të marri “zvarrë “ edhe Partinë dhe mbështetësit e tij. Edhe kjo, është aftësi! Më mirë se kushdo e di Berisha , që këtu, në këtë vend, nuk funksionon as shtet e as drejtësi, SPAKU, nga ana e tij u emërtua ashtu si i thotë Berisha, SKAP, emërtim ky që siç e përkthejnë gjuhëtarët, do të thotë “S ‘më kap dot”! Edhe Saliu këtë e di, prandaj edhe është i “pakapshëm”, sepse cilido tjetër të ishte në vendin e tij e të mos paraqitej në Organet e Drejtësisë në orën e caktuar, e dinte vetë se c ‘farë e gjente. Edhe kjo, është aftësi e Berishës dhe kur ai gjen “shesh”, pse të mos bëjë “përshesh”? Por këtu, megjithëse nëpër sallat ku zhvillohen gjyqet shkruhet. “Të gjithë, janë të barabartë para Ligjit”, apo “Ligji është i barabartë për të gjithë”, hajde e mere vesh këtë, që të dyja, kanë mbetur në tabela kartoni sepse në praktikë, nuk ka një standard të tillë! Kryesorja, është që drejtësia, ka humbur besimin,, të tjerat janë “garnitura” që as “ndezin” e as “shuajnë”! Jo vetëm Berisha, por të gjithë janë edhe “fajtorë”, edhe të “pafajshëm”! Nga ana tjetër Kryeministri, me një firmë të tij e me një vulë , kërkon të na sjellë në Shqipëri tre mije apo tridhjetëmijë emigrant, kjo nuk ka rëndësi, por problemi është, se në Shqipëri, po bëhen më shumë emigrantë afrikanoveriorë, muxhahedinë dhe azerbajxhanas nga sa kanë mbetur shqiptarë. Këto punë, sesi e argumenton Qeveria, le ta shpjegojë e t ‘i mbushi mendjen qytetarëve shqiptarë, por e vërteta, është ajo që thotë populli: “Megjithëse miun, nuk e nxinte vrima e vet, merr edhe nje kungull mbi kurriz”!
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
