
EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë

Premtimi i dedikuar i politikës në këto vite tranzicioni ka qenë i turbullt në elektoratin shqiptar

Shkruar nga Gjon Neçaj 17 Mars 2023

Shumë është shkruar e thënë këto kohë për moralin në përgjithësi, por veçmas për moralin në politikë. Politikani i suksesshëm duhet të udhëhiqet sipas parimeve morale. Skena jonë politike më tepër u përngjan telenovelave që kanë mbushur ekranet shqiptare, sesa politikëbërjes serioze. Intrigat, dredhitë, përbaltja e kundërshtarit politik kanë përparësi ndaj analizave politike dhe strategjive zhvillimore serioze. Kështu që këto vende që nuk ishin dakord do mendojnë se detyrat do të realizohen duke ndëshkuar popullin e pafajshëm dhe të pafuqishëm ndaj kësaj klase politike që ka privatizuar këtë vend prej shumë vitesh dhe ndoshta me mbështetjen e po këtyre vendeve gjoja dashamirëse, por që nuk e duan stabilitetin në Shqipëri dhe në Ballkan e më gjerë. Etja për pasuri është nje ndjenje cytëse, e vjetër sa vete njerëzimi. Kjo etje shtohet në progresion gjeometrik tek të pasurit. Ekziston një lidhje korelative mes pasurisë e shpirtgjerësisë. A nuk duket kjo ditë për ditë? Të pasurit mendojnë pak ose aspak për të varfërit. Të mbushur me pasuri e të zbrazët në shpirt, kështu janë disa prej më të pasurve. Në anën tjetër, të zhveshur nga pasuria, por me shpirt të pasur. Po kështu ndodh dhe me pushtetin. Njerëzit e pushtetshëm nuk ngopen me pushtet. Të varfrit ëndërrojnë në një mënyrë, por në forma të ndryshme, ëndërrojnë për të pasur më shumë, për të jetuar normalisht dhe për të ndihmuar dikë që është më i varfër. Të pasurit gjithashtu ëndërrojnë në variante të ndryshme, por me një qëllim, për të patur më shumë. Të pushtetshmit ëndërrojnë një soj në të gjithë botën për të patur më shumë pushtet, mbi të vetët, të tjerët, shtetet, kombet, e deri mbi planet. Përfundimisht secili, ndoshta, mund të ketë vetëm dy metra katrorë tokë dhe këto jo përjetësisht. Këtë, nëse nuk e dinë, duhet ta mësojnë edhe të pasurit edhe të pushtetshmit, pasi të varfrit e të papërkrahurit e kanë mësuar prej shekujsh. Kjo nuk është misticizëm, teologji as fantazi, por realitet i vjetër sa vetë njerëzimi. E për të qenë të ndershëm me sovranin, duhet doemos të kesh një moral, së pari njerëzor, por dhe politik, duke përfaqësuar me dinjitet atë forcë që përfaqëson në drejtim apo në ligjvënie. Duam që ky popull i shumëvuajtur dhe i sfilitur ta shijojë vërtet lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë. Mendojmë e forcat politike në pushtet duhet të përcaktojnë dualitetin shtet-pushtet, në zbatim të ligjeve kushtetuese. Demokracia të mos prodhojë konflikte të panevojshme mes politikanëve, pushtetarëve dhe partive, por me vizionin përcaktues të hartojnë strategji të reja për zbutjen e varfërisë, që kurba e papunësisë të ulet, dëshirojmë që të ketë energji elektrike dhe ujë për çdo ditë, të ketë sa më pak sharje në Parlament e sa më shumë të ardhura për të varfrit, drejtësi për të gjithë, të mos ketë vrasje, vetëvrasje, kërcënime, përdhunime as keqpërdorime dhe bindjet politike të mos përdoren për interesa të ngushta vetjake siç ka ndodhur dhe ndodh rëndom. Morali i politikës dhe jetës publike nga njëra anë dhe morali i njeriut të thjeshtë nga ana tjetër. Morali i njeriut të thjeshtë synon të arrijë idealet në infinit, duke zbatuar porositë, detyrat dhe obligimet që ia përcakton shteti, kurse përfaqësuesi i këtij shteti, në kontrast krejt të ndryshëm dhe të përçudnuar,vepron kundër interesave të tij dhe shtetasit. Shoqëria shqiptare në mbarë hapësirën e saj duhet detyrimisht t’i çrrënjosë tashmë kulisat e ndërthurura të lidershipit dhe politikanëve që të zhvishen nga dozat e tepruara të moralit politike të jenë të barasvlershëm me shoqërinë,se ajo është tepër përpara,shumë e shumë më përpara se udhëheqësve partiakë dhe kuvendarëve dhe të ecim në rrugën europiane. Jo vetëm vitet e fundit, por vazhdimisht gjatë këtyre dy dekadave pluralizëm politik, ka ndodhur, e në fakt më së shumti se në çdo vend të Europës Lindore apo botës së qytetëruar demokratike, korrupsioni është ulur këmbëkryq në zyrat e institucioneve publike. Pikërisht personat, të cilët kanë bërë më së shumti keqpërdorime, në vend që të merreshin masa ndëshkuese ndaj tyre sipas ligjit, në fakt, ata veçse janë majmur më shumë në po ata vende pune që ishin më parë, e jo vetëm në dogana,tatime që janë edhe institucionet më të përfolura, po deri në bazë në institucionet vendore.
Më të lexuarat


Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!
