BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Presidenca e paharruar e John. F. Kennedy

Presidenca e paharruar e John. F. Kennedy

Më 22 nëntor, 1963, u nda nga jeta në mënyrë tragjike John F. Kenendy, Presidenti i 35-të i SHBA, i njohur edhe si Presidenti i një mijë ditëve, për shkak se qëndroi në detyrë vetëm tri vite. Një prej figurave më të dashura të popullit amerikan. President Kennedy, solli risi jo vetëm në krijimin e imazhit publik, në drejtimin e SHBA, por edhe ka frymëzuar deri në ditët tona çdo politikan apo individ me aspirata për poste të larta drejtuese. Dhe përveç imazhit të ri që shpalosi, ai tregoi edhe esencën e tij prej lideri në momentet më kyçe e vendimtare të historisë së Amerikës dhe mbarë botës. Shpeshherë shtrohet pyetja se, përtej performancës dhe imazhit, cila është esenca e një shtetari? Padyshim, përgjigja është zgjidhja e krizave. Vetëm duke menaxhuar situatat dhe duke zgjidhur konfliktet brenda apo jashtë vendit një njeri meriton të quhet shtetar dhe lider. Revolucioni që bëri Kennedy në marrëdhëniet me publikun (Public Relations) nisi që me rrugëtimin e tij për t’u bërë President por edhe me menaxhimin e situatave teksa drejtonte vendin i ulur në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Një njeri me plot disavantazhe fizike e personale, Kennedy arriti ti kthejë ato në pikat e tij më të forta. Kennedy ishte i pari ndër kandidatët presidencial të vetë-zgjedhur. Ai nuk priti për rradhën e tij sepse ndoshta ajo kurrë nuk do vinte. Konventat tradicionale kombëtare, dhe pëlqimi nga figurat e vjetra partiake nuk mund të arriheshin lehtë, për shkak të moshës së tij të re. E përveç moshës, një disavantazh tjetër ishte besimi fetar të cilit ai i përkiste. Kennedy ishte katolik dhe Amerika nuk kishte patur president katolik më parë. Ai ishte i ri, vetëm 43 vjeç, beqar, pa jetëshkrim të shquar, por vetëm me dëshirën për t’u bërë President. Prandaj, Kennedy institucionalizoi sharmin e tij dhe e shpalli veten si zgjedhja e duhur për popullin dhe fitoi postin e drejtuesit të shtetit më të fuqishëm në botë. Edhe më sot, opinioni publik amerikan e konsideron Kennedy-n si shpëtimtar dhe si hero, sepse ishte ai që shmangu Luftën e Tretë Botërore gjatë Krizës së Raketave në Kubë, në vitin 1962, dhe se ishte ai që i dha një prestigj dhe imazh të ri ofiqit të Presidentit të SHBA. John Kennedy tashmë është shndërruar në “mit”. Ai ka hyrë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe madje në historinë botërore, si një nga presidentët më të shquar të Amerikës dhe një udhëheqës i madh. Përpara se të bëhej president, Kennedy kreu një fushatë presidenciale moderne e cila prej më shumë se gjashtëdhjetë vitesh la precedentë në fushatat e presidentëve dhe lidërve të ardhshëm. Sekreti i fushatës ishte “imazhi.” Dhe si mund të përcillej ky imazh në zemrat amerikane? Televizioni.

Në fushatën presidenciale të vitit 1960

Në fushatën presidenciale të vitit 1960, Kennedy (demokrat) kandidonte për postin e Presidentit kundër Zv/Presidentit aktual Richard Nixon (republikan). Edhe Nixon kishte moshë të re, 47 vjeç, veteran lufte, megjithatë Kennedy arriti fitoren më të ngushtë në historinë e zgjedhjeve presidenciale Amerikane. Debati televiziv midis dy kandidatëve, i pari i këtij lloji, u fitua nga Kennedy i cili i veshur me kostum të zi dallonte prej kundërshtarit të tij. Ai dukej i qetë dhe në kontroll. Nixon refuzoi të bënte grimin, ai dukej i tensionuar dhe kostumi i tij gri nuk dallonte nga sfondi, Zv/President prej tetë vitesh, Nixon dukej më pak presidencial sesa Kennedy. Rëndësia e imazhit u vërtetua kur sondazhet treguan se ata që e kishin ndjekur debatin Kennedy-Nixon në televizion shpallnin Kennedy-n fitues ndërsa ata që e kishin ndjekur në radio vlerësonin Nixon. Gjatë kësaj fushate, Kennedy revolucionoi konceptin e fushatës presidenciale. Fushata e tij siguron edhe sot një formulë suksesi për këdo që kërkon të ngjisë shkallët e pushtetit. Pjesë e kësaj formule ishte demonstrimi i madhështisë së tij duke e përfshirë veten në rangun e George Washington, Abraham Lincoln, dhe F.D. Roosevelt. Si edhe imitoi gjestet e Winston Churchill dhe Evangjelistit Billy Graham. Kennedy e kuptoi se për të fituar nuk ishte e nevojshme të merrej me politika kontroverse. Ai nisi të reflektonte te populli atë imazh që i nevojitej popullit. Qëllimi i Kennedy ishte pragmatik dhe siguronte vota. Ai kuptoi se votuesi kërkonte një lider me personalitet të fortë dhe jo politika abstrakte. Këtë shembull ndoqën edhe shumë politikanë të tjerë të së ardhmes. Kennedy bëri më shumë takime dhe shtrëngoi më shumë duar sesa oponenti i tij. Shtrëngoi me mijëra duar dhe buzëqeshte çdo sekondë. Fjalimet e tij e mahnisnin turmën pasi ishin kryesisht fjalime me karakter frymëzues. Simpatia për të shtohej dhe shpresa që ai ofronte i jepte zemër rinisë amerikane.

Shfrytëzimi i televizionit

Në vitet 60-të, Televizioni ishte kulmimi i teknologjisë. Kennedy e shfrytëzoi këtë mundësi dhe arriti të depërtonte në miliona familje. Ai e kuptoi që publiku kërkonte një hero, ndaj ai preku zemrat e tyre me fjalime madhështore, shtrëngimet e ngrohta të duarve, buzëqeshjet e tij të ëmbla dhe sharmin e tij. Në vitin 1956 Kennedy shkruajti një libër me titullin “Profiles in Courage” (Profile të Kurajos) për të shpalosur aftësinë e tij intelektuale. Libri u bë bestseller dhe fitoi çmimin Pulitzer. Kujtimet e Luftës së Dytë Botërore dhe ato të Luftës së Koresë ishte akoma të freskëta në mendjet e amerikanëve, ndaj vendi kërkonte edhe një hero lufte. Kennedy kishte shërbyer në marinë gjatë luftës e në një moment beteje me një anije japoneze, më 1 gusht të vitit 1943, ai shpëtoi jetën e shokëve të tij, dhe sigurisht, kjo i shtoi pikë në garën e tij presidenciale, dhe anija në të cilën ai shërbeu, PT 109, u bë lodër për fëmijët, të cilët luanin me to dhe këndonin “Kennedy Është Hero”. Gjatë fushatave të sotme, shihet se si këngëtarë të njohur mbështesin kandidatë ose parti politike. Kjo nisi me Kennedy, i cili mori më të mirin e të gjithë kohërave, Frank Sinatra, që me zërin e tij të magjishëm këndonte “Vote for Kennedy’ (voto për Kennedy.) Kennedy shfaqej me pamjen e një atleti, por përtej imazhit të një njeriu sportiv, energjik, vigoroz, fshihej një njeri me një shëndet të dobët. Ai vuante nga sëmundja Adison. Ai gjithashtu kishte probleme me shpinën të cilën e justifikonte si pasojë e lëndimit gjatë viteve në luftë. Ai nuk i shfaqte në publik patericat dhe operacionet që bënte për shkak të përkeqësimit të sëmundjes së tij. Regjimi i tij ditor përfshinte 11 ilaçe të ndryshme dhe shpeshherë kalonte me javë të tëra në regjim shtrati. Megjithatë, vendosmëria e Kennedy për Shtëpinë e Bardhë rezultoi me sukses. Imazhi i tij i merituar u mirëprit prej publikut dhe John F. Kennedy u bë Presidenti i 35-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenca e tij ishte e shkurtër por ajo ndodhi gjatë një atmosfere të ashpër të Luftës së Ftohtë. Kennedy do i duhej të përballej ushtarakisht dhe politikisht me kundërshtarët e botës së lirë, me diktatorët komunistë. Përplasja e tij e parë ushtarake ishte me liderin komunist kubanez, Fidel Kastro. Vetëm tre muaj në detyrë, më 14 prill 1961, pa mbaruar ende muaji i mjaltit presidencial, Kennedy dha urdhër e tetë avionë luftarak B-26 bombarduan bazat ajrore kubaneze. Tri ditë pas sulmeve ajrore, më 17 Prill, 1961, një brigadë prej 1400 emigrantësh kubanezë të stërvitur nga CIA, u nisën për zbarkim në Plazhin e Derrave, në Kubë. Operacioni rezultoi në probleme madhore ndaj Kennedy kërkoi dorëheqjen e Drejtorit të CIA-s, Allan Dulles. Një nga tensionet e tjera ishte Berlini. Më 13 Gusht 1961, Bashkimi sovjetik nisi të ndërtojë një mur ndarës në Berlin, për të ndalur influencën perëndimore dhe për të kontrolluar rreptësisht gjermano-Lindorët. Ky veprim i menjëhershëm i sovjetikëve tronditi mbarë botën. Më 26 qershor 1963, President Kennedy vizitoi Berlinin. I prekur dhe i mallëngjyer prej mikpritjes së berlinasve ai e flaku tutje fjalimin e parapërgatitur dhe nisi të improvizonte duke dhënë një fjalim të sinqertë dhe të paharrueshëm për berlinasit e mbarë botën. “Ka shumë njerëz sot në botë që vërtet nuk e kuptojnë, ose thonë që s’e kuptojnë, se cili është ndryshimi midis botës së lirë dhe botës komuniste. Le të vijnë në Berlin! Ka disa që thonë se komunizmi është dallga e së ardhmes. Le të vijnë në Berlin! Ka disa në Europë dhe kudo që thonë se ne mund të bashkëpunojmë me komunistët. Le të vijnë në Berlin! Madje ka edhe disa të tjerë që thonë se e dimë që komunizmi është një sistem i ligë por që na lejon të arrijmë progres ekonomik. Lass sie nach Berlin kommen! Le të vijnë në Berlin!” Në ato momente berlinasit e ekzaltuar ishin gati ta shembnin murin me duar nëse Kennedy do ia kishte kërkuar ta bënin atë gjë. U deshën dekada që ai mur të rrëzohej dhe që Berlini lindor dhe ai perëndimor të bashkoheshin. Për gjysëm shekulli, fill pas Luftës së Dytë Botërore, bota jetoi në ankthin e Luftës së Ftohtë. Ajo luftë pati shumë momente shqetësuese për paqen në botë. Gara nukleare, sfera e influencës, dhe beteja e spiunazhit ishin qëllimet parësore të kësaj periudhe, megjithatë pati një moment kur frika e të gjithë frikave pothuajse u bë realitet. Në tetor të vitit 1962, foto të bëra prej avionëve spiunë amerikanë treguan baza ushtarake ruse në Kubë, të pajisura me raketa nukleare të afta për të sulmuar territorin e Shteteve të Bashkuara. Liderët e ushtrisë kërkonin të sulmonin menjëherë, por Kennedy qëndroi i qetë dhe gjakftohtë. Ai urdhëroi një bllokadë detare për të ndaluar raketat e tjera ruse që mund të hynin në Kubë dhe deklaroi se SHBA do i çarmatoste me forcë raketat ruse në Kubë. Situata dukej e rëndë. Bota mbajti frymës e saj. Avionët amerikan B-52 të armatosur me raketa nukleare u ngritën në ajër në gatishmëri të plotë. 250 000 trupa ushtarake u vendosën në Florida gati për të pushtuar Kubën. Krushçovi i dërgoi telegram Kennedy-t se do i tërhiqte raketat nëse Shtetet e Bashkuara nuk do e pushtonin Kubën. Ndërsa presidenti Amerikan po i përgjigjej pozitivisht, mbërrin një telegram tjetër nga Hrushovi duke kërkuar se Shtetet e Bashkuara duhet të tërhiqnin raketat e tyre nga bazat amerikane në Turqi. Disa orë më pas këtij komunikimi. Një avion amerikan U-2, u qëllua dhe u rrëzua në Kubë. Ato ishin orët më të errta të krizës. Konflikte të tilla të ashpra e forcojnë apo e shkatërrojnë një administratë. Administrata Kennedy u forcua dhe aftësitë e lidershipit të tij u vunë më në pah gjatë asaj krize. Diplomacia dhe vendosmëria e Kennedy shpëtoi Amerikën dhe të gjithë botën nga shkatërrimi nuklear. Pas asaj krize, miti Kennedy nisi të rritej, megjithatë një ngjarje tjetër, kësaj here tejet e dhimbshme për kombin amerikan, do e bënte atë mit të përjetshëm.

Vrasja e Kennedy-t në 1963

Më 22 nëntor, 1963, gjatë një vizite në Dallas, Texas, Presidenti Kennedy u qëllua për vdekje. Ai ishte ulur në sediljen e pasme të një limuzine të hapur. Në krah kishte Zonjën e Parë, ndërsa para tij Guvernatorin e Texas-it. Ajo ngjarje e trishtueshme tronditi Amerikën e mbarë opinionin publik botëror. Presidenti u vra. Amerika ishte në lot. I dyshuari për atë atentat ishte Lee Harvey Oswald por vrasja e Kennedy-t ka mbetur enigmë. Sa më shumë është shtuar kjo enigmë aq më shumë “miti Kennedy” është rritur. Vitet 60-të ishin të vështira e të mbushura plot sfida, por SHBA doli triumfuese dhe shoqëria amerikane mbrojti denjësisht vlerat e saj, dhe lidershipi i Kennedy ishte simbol i një Amerike progresiste e të përkushtuar ndaj demokracisë dhe lirisë. Nga një senator i ri me plot vizion, John F. Kennedy revolucionoi marrëdhëniet me publikun, modernizoi fushatën presidenciale dhe në çaste kritike nxori Amerikën dhe botën nga një katastrofë shkatërruese të pakthyeshme. Sot, Kennedy mbetet një “mit” dhe ata pak shtetarë që e meritojnë këtë vlerësim kanë kaluar përmes shumë sprovash të jashtëzakonshme, për këtë arsye John F. Kennedy e meriton të gdhendet në histori, jo vetëm si një prej presidentëve më të shquar amerikanë, por si një shtetar i vërtetë në mbarë botën. “Mos pyet se çfarë mund të bëjë atdheu yt për ty, por çfarë mund të bësh ti për atdheun tënd,” ishin fjalët e Kennedy, të cilat iu adresuan popullit amerikan, por mbeten një frymëzim e thirrje për çdo qytetar të botës.