BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Presidenti i pari vrau zgjedhjet, a do e shpallë “non grata” Amerika?

Presidenti i pari vrau zgjedhjet, a do e shpallë “non grata”

Presidenti Ilir Meta, me një vendim absurd të pa konsultuar me Kushtetutën, me ligjin, partitë politike, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vrau 30 qershorin, ditën e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Në realitet i bëri atentat dekretit të tij. Ai e kishte paralajmëruar këtë veprim që në 24 maj, në stilin lakonik, nëse partitë ma kërkojnë, jam i gatshëm të shtyj datën e zgjedhjeve. I njohur për refuzimet e herëpashershme, gjatë dy viteve në krye të shtetit, me rrëzim dhe mospranim ligjesh e dekretesh, ministrash me lloj-lloj pretekste dhe me anësi të shpallur publikisht, si palë, larg të qënit përfaqësues i unitetit të popullit, me veprimin më të fundit, jo i fundit kuptohet, vulosi rreshtimin e tij si palë. Duke e parë mazhorancën si pjesë të ushtrisë armike, në anën tjetër të barrikadës që duhet asgjësuar, shpalli hapur mbështetjen për opozitën dhe pretendimet e saj absurde për rrëzimin e qeverisë së ligjshme.

Në një farë mënyre, rrëzimi i dekretit është minimi i sistemit, qeverisë dhe ndryshimi i rregullave të lojës në mesin e fushatës për zgjedhjet vendore. Kur loja kishte filluar, arbitri i ra bilbilit. Kërkoi pushim. Dhe vendosi pa pyetur kapitenët e skuadrave, shtesë loje. Ose lojë nga fillimi. Me ndryshimin e datës së zgjedhjeve, flaku Kushtetutën, shkeli ligjin dhe mbështeti hapur Bashën, bashkëshorten Monika dhe tërë koalicionin antizgjedhje. Të shtunën nuk dha asnjë argument. Votuesit shqiptarë u befasuan përse veproi kështu dhe nuk dha asnjë sqarim juridik. Nuk sqaroi ku e mbështeti këtë anulim. Opozita asnjëherë nuk ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve që të gjykojmë se e bëri për të. Nuk ka shfaqur asnjëherë këtë opsion, si rrugëdalje nga labirinti në të cilën është strehuar. Beteja e tyre në rrugë është për largimin e Ramës dhe përmbysjen e qeverisë. Mazhoranca, si palë e faktor zgjedhor, këmbëngul për zgjedhjet në 30 qershor. Këtë nuk e ka vënë asnjëherë në dyshim së paku deri sot. Edhe pas vendimit absurd të Metës, askush në PS nuk u dakordësua. Përkundrazi u deklarua se 30 qershori është data e zgjedhjeve për pushtetin lokal. Kështu, Rama e mbylli me fjalët, zgjedhjet do bëhen në 30 dhe pikë. Me të njejtën gjuhë foli edhe Kryetari i Grupit Kuvendor të PS, Balla. Presidenti foli turbull. U shfaq dhunshëm. Sqarimet e këtij akti nga numri një i shtetit, janë vërtetë qesharake dhe pa asnjë bazë juridike. Ky qëndrim më shumë është politikë ekstreme se veprim i burrit që është në majë të piramidës shtetërore, si përfaqësuesi i unitetit të popullit dha garant i Kushtetutës. Ai i grisi të gjitha! Alibia, se ky qëndrim mbahet për të shmangur përplasjen civile, është absurd. Ai e presupozon dhe e nxit atë. I krijon kushte ideale. Ekstra ligjore, veprimeve të opozitës në aksionin e tyre antizgjedhje. E bëri për të mbrojtur pluralizmin, është vetëm një rrenë presidenciale. Për të ruajtur qetësinë publike, është sa për të larë gojën. Këtë e treguan edhe aktet e dhunshme të tetë qershorit, para Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për të shmangur aktet e dhunshme, është alibi ekstreme. Për të dhënë një sinjal paqtimi në popull, është e pabesueshme. Për të afruar palët në konflikt dhe ballafaqim të përditshëm, është thjeshtë një justifikim. Realisht, ky veprim është pika kulmore antimazhorancë e antisistemit demokratik në Shqipëri. Është një hallkë shtesë në zinxhirin e gjatë të refuzimeve antiqeveri nga Presidenti ynë. Ky është leximi real i anullimit. Sado t`i vishen kostume elegante dhe pelerina shumëngjyrëshe vendimit presidencial nga mbështetësit e Presidentit, këshilltarët e analistët e mediave, anullimi i zgjedhjeve është një akt brutal dhe anti demokratik që i hap rrugë pazareve, sot e në të ardhmen para çdo zgjedhjeje. Me këtë akt i jepet një goditje fatale sistemit demokratik, aspiratave europiane të Shqipërisë.

Edhe pse Meta shpallet kundër metodave të ish Sekretarit të Parë të KQ, veproi në stilin e tij. Po a është rastësi? Qëndrimi është i rakorduar me palën në opozitë. Nga konsultimet në drekat gjashtorëshe me Berishën. Sigurisht këshilltarët e Metës, vetë ai së pari e kanë parëë, si një varkë shpëtimi të partive politike antisistem. Ky është një sinjal i fortë se më keni mua. Nuk kam vdekur, t’u lë në duart e armikut Edi Rama! Anullimi i zgjedhjeve pa marrëveshje edhe në aspektin etik është një akt i përdhunshëm që ka çoroditur tërë shtresat e shoqërisë dhe ka vënë pikëpyetje në bazat e sistemit demokratik. Ai që flet përditë kundër autokratëve, u shpall superautokrat. Autokrat klasik! Vetëm pak minuta pas deklaratës së fortë të zyrtarit të lartë të SHBA, zotit Palmer, Ilir Meta anulloi dekretin e tij për zgjedhjet. Paralajmërimi amerikan ishte i prerë. Kush cënon zgjedhjet është përgjegjës për shkeljen e ligjit dhe shpallet “non grata” për në Amerikë. Si të ishte në sinkron kundër kësaj deklarate, i pari që i cënoi zgjedhjet ishte njëshi i shtetit, Presidenti. Ai nuk përdori molotovin. Thjeshtë shkroi dy rreshta dhe nesër do i vendosi sipër Stemën e Republikës dhe në fund vulën presidenciale. Pra e bëri shkresërisht, zyrtarisht cënimin. Nuk shkoi në kutitë e votimit me urë zjarri në dorë e shishe benzine apo molotovë. Po arma që përdori, është më shumë se bomba atomike. Është apokaliptike dhe përfundimtare. Është shkatërrim në themelin e demokracisë.

Që ditën që Meta shpalli qëndrimin e tij në një akt të paparashikueshëm, si në kulm zemërimi dhe pa asnjë konsultim me aktorët që do bëjë në zgjedhjet, shpërfilli çdo rregull. I goditi zgjedhjet në zemër. Dhe jo vetëm zgjedhjet po së pari zgjedhësit dhe ata që kanë hyrë në garë për t’u zgjedhur në mënyrë të ligjshme përmes votës së popullit. Përplasje më të madhe se kjo që skicoi “garanti i unitetit kombëtar” besoj se nuk ka tjetër. Opozita i kishte të gjitha mundësitë të regjistrohej në zgjedhje. Nuk kishte nevojë për kohë shtesë. Ajo u largua prej tyre me qëllime të mbrapshta.

Tri frikëra e nxorën nga sistemi, PD-LSI.

E para frika nga humbja e thellë.

E dyta reforma në drejtësi, e cila kërcënon seriozisht lidershipin opozitar që ka shkelur ligjin, që nga kreu deri në fund.

E treta nga ndërkombëtarët, të cilët e kanë shpallur hapur qëndrimin se zgjedhjet mjafton të jenë demokratike dhe do të njihen të ligjshme.

Akrobacitë opozitare, thirrjet dhe skenat e dhunës për pushtet treguan qartë në tërë këto muaj se janë të pafrytshme. Të dështuara. Politikë bastarde dhe e paimagjinueshme në një shtet që pretendon se po ndërton demokracinë dhe lufton për BE-në. Në këtë rrëmujë institucionale, në këtë pabesi dhe përmes marifeteve dhe bërjes të faktit të kryer, vetëm shtet nuk jemi dhe shtet nuk kemi. Nesër Presidentit tonë mund t’i shkrepet të shpërndajë parlamentin. Se nuk e do opozita. Ndaj e qëllon me rrebeshe molotovi dhe e sulmon në mënyrë permanente. Të zhdekretojë Kryeministrin. Edhe atë nuk e do partia e Bashës dhe Monikës, natyrisht në emër të popullit?! Pse mos ta bënte edhe këtë? A nuk është në të drejtën e tij të pakufizuar? Sigurisht që po. Dhe këto nuk do na thonin se nuk jemi republikë parlamentare, po monarki absolute! Dhe se nuk kemi në krye president, po mbret. Zoti Palmer apeloi për mbrojtje të zgjedhjeve dhe se do shpallet i padëshirueshëm cilido që do prekë themelin e demokracisë dhe bazën e sistemit demokratik, votën e lirë të shqiptarëve. Dhe në deklaratë, zoti Palmer nuk kufizohet vetëm tek aktet fizike. Te djegia apo rrëmbimi i kutive të vullnetit të popullit. Një qëndrim në përputhje me legjislacionin e Amerikës ky. Po i pari që shpartalloi zgjedhjet është vetë ai që duhet të ishte i pari t’i mbronte. Presidenti, Ilir Meta. Në këto kushte do pyesnim, duke kërkuar ndjesë: Zoti Palmer: A do shpallet i padëshirueshëm, Presidenti Ilir Meta për Amerikën? Dhe popullin: A besoni ende në garantin e unitetit kombëtar të dashur shqiptarë?

Nga Bardhyl BEJKO