BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Presidenti kundër të gjithëve, gjyqtarët e kolegjit shpallen kamikazë

Presidenti kundër të gjithëve, gjyqtarët e kolegjit shpallen

Mospranimi i padisë së kryetarit të PUK, Idajet Beqiri për ç`regjistrim nga zgjedhjet dhe mospjesëmarrje në votimet e 30 qershorit, nisur nga dekretçdekretimi i zotit Meta, pas shqyrtimit në kolegjin zgjedhor që ka atributet ekskluzive të trajtimit të çdo problematike me zgjedhjet, pas shpalljes së vendimit për refuzim të kërkesës së avokat Beqirit, doli me deklaratën më të papritur Presidenca. Vetë Presidenti, si gjithnjë ishte kundër këtij vendimi edhe pse është një verdikt gjykate. Ish Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, numri një që ka miratuar gjyqtarë e prokurorë, ka emëruar dhe ka dhënë leje prindërore për anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i kundërvihet edhe vetë drejtësisë. Për kompetencat që ka si kreu i shtetit pas vendimit të kolegjit zgjedhor i pranuar nga të gjitha palët si gjykata që jep verdikte për zgjedhjet dhe problematikat që kanë lidhje me to, më e pakta do të heshtte.

Po zoti Meta në vijim të betejës me të gjithë dhe luftës së shpallur me tërë pushtetet, pa përjashtuar edhe atë të drejtësisë përmes zëdhënësit, lëshoi kushtrimin, se ky vendim nuk ishte një surprizë, ishte thjeshtë skeçi i radhës, qokë për kryeministrin, orkestruar prej kohësh. Kur fletë për kohën, së paku, të numëroj ditën pas shpalljes së anulimit të zgjedhjeve dhe kjo nuk përbënë një kohë të gjatë. Ajo që është më themelorja, Meta nuk njeh asnjë organ dhe institucion që bie ndesh me qëndrimet e tij, duke e konsideruar nul tërë veprimtarinë e institucioneve. Dhe akuzon të tjerët se duan të drejtojnë si Sekretar i Parë i KQ të PP-së!? Mirë kundër të gjithë pushteteve. Po së paku në lidhje me vendimin e gjykatës zgjedhore, nëse do ishte pak më i matur, më e pakta duhet të heshtte. Askujt nuk i lejohet të dalë mbi gjykatat na ka mësuar zoti Meta, ato janë institucioni i pavarur që nuk zbatojnë as porositë e Metës as direktivat e Ramës. Gjyqtarët janë koshientë për vendimet që japin. Nuk janë juristë që kanë mbaruar studimet gjashtë mujore të plepave dhe janë emëruar në një gjykatë kaq të rëndësishme. Janë rrahur me vaj e me uthull dhe kanë një jetë në gjyqësor. As nuk pyesin për dëshirat e qeverisë as për ato të KQZ-së apo të opozitës. Në opinionin e gjerë, gjatë tërë këtyre ditëve, sapo u njohën me kërkesën e PUK për ç`regjistrim nga zgjedhjet, ka qarkulluar fjala se ndaj gjyqtarëve janë bërë presione dhe përpjekje për ti intimiduar që të pranohej kërkesa e zotit Beqiri. Janë zhvilluar komunikime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për një qëndrim “pro” kërkesës së zotit Beqiri, jo se kështu nuk i bëhej ndonjë nder këtij të fundit, po legjitimohej dekretçdekretimi. Nuk ishte fjala për të ruajtur avokatin. Synimi është të ruhej Presidenti. Të legjitimohej shkatërrimi i zgjedhjeve. Dhe pranimi padisë “Beqiri” i jepej të drejtë Presidentit që anuloi zgjedhjet pasi kishte 15 ditë që kishte nisur fushata. Ç`dekretim në përgjigje të kërkesës së opozitës, Monikës, Berishës, Lulzimit, Ndokës Shehit, Dukës. Me ç`dekretin e anulimit të datës 30 qershor, Meta bëri detyrën. Mbështeti shkresërishtë opozitën. I dha oksigjen revoltës rrugore. I tha po kundërshtimit të ditës së zgjedhjeve. Goditi rëndë tërë procesin dhe i hodhi benzinë zjarrit. Po nëse në debatet e derisotme, beteja është zhvilluar me qeverinë dhe është akuzuar Rama se po bën grusht shteti, njëlloj siç veproi Berisha pas 21 janarit, këtë herë përmasat e sulmit dhe objektivi ndryshojnë shumë pasi lufta drejtohet kundër një gjykate specifike, si ajo e zgjedhjeve. Pra lufta është kundër drejtësisë. Presidenti i jep të drejta të pakufizuara vetes, si të ishte me dorë të lirë për të bërë gjithçka. Edhe Mesia mbi tokë nëse do shkelte, kaq rëndë do përgjigjej. Meta anulon lojën në mes të kohës dhe bën nul tërë përpjekjet e qeverisë së zgjedhjeve, KQZ-së, si i vetmi organ i ngarkuar me ligj për të organizuar zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë. Sipas zotit Meta, të gjithë bëjnë lojë. Vetëm ai bën drejtësi. Të gjithë që kundërshtojnë, duke përfshirë popullin votues nuk kanë të drejtë të lëvizin as gishtin nëse ai nuk jep leje. Sipas tij të gjithë duhet të ulin kokën dhe të thonë “amin” sa herë Presidenti lëshon një dekret qoftë ai edhe haptas në kundërshtim me ligjin. Është kjo arsyeja që prej kohësh është rreshtuar në krah të atyre që e shohin shtetin si një skenë ku luhet një komedi e pështirë dhe sipas skenaristëve duhet shpënë deri në aktin e fundit që në rastin konkret është shkatërrimi i demokracisë dhe përplasja mes atyre që kërkojnë shtet dhe votime në 30 qershor dhe atyre që zaptojnë rrugët, duke kërkuar zhbërje të zgjedhjeve dhe lënien e pushtetit vendor në rënie të lirë.

Presidenti ka kohë që punon në këtë kahje. Vetëm letra që i dërgoi kryesuesit të OSBE-së, është vërtetë një atentat në errësirë. Një letër me përmbajte vërtetë për të vënë kujën. Si ka mundësi të thuhen tërë këto të pavërteta kundër bashkëpunëtorëve, rregullave dhe demokracisë dhe zgjidhje sipas afateve kohore dhe në marrëveshje të plotë mes palëve. Kur Meta lëshoi fermanin e parë ishin dakord të gjitha partitë. Të dytin as pyeti kërkënd, duke sjellë një zallamahi të pandreqshme. Qytetarët u çorientuan nga maja e shtetit në vend që andej të vinte qetësia dhe urtësia, dialogu dhe marrëveshja. Ç`dekretimi ishte një rrufe në qiell të pastër që tronditi gjithë shqiptarët, përveç atyre që janë rreshtuar në frontin antizgjedhor. Pas këtij dekretçdekretimi, ngritën krye aksionet opozitare. Kryebashkiakët blu dhe të LSI-së, duke tundur këtë aktçdekretim, i cili u cilësua si “njoftim” nga kancelaritë më të rëndësishme të botës, arritën deri atje sa të shpallin autonominë e tyre përballë Republikës së njehsuar dhe fituar kompaktësinë territoriale qysh më shumë se një shekull me ngritjen e flamurit në Vlorë. Ishte kjo benzinë hedhur në zjarrin e sherrnajave dhe protestave, antimitingjeve që i ndezi flakë disa qendra qytetesh, ku u dogjën deri edhe shkolla dhe u shkatërruan në emër të dekretit të Metës materialet zgjedhore, duke e paraqitur Shqipërinë faqe botës, si tribu që nuk njeh ligje dhe Kushtetutën e ka vetëm për stoli. Ngjarjet që pasuan ç`dekretin, Metës i vunë flakën edhe ndezën më shumë përplasjet. Antimitingjet u fshehën pas këtij akti dhe njoftimi presidencial. Të gjithë antizgjdhorët u maskuan pas këtij akti dhe tundin fermanin për t’u mbrojtur nga burg dhe gjykimi. Ky qëndrim i njëanshëm është vërtetë për të vënë duart në kokë dhe për të pyetur: Ku na çoni kështu zoti President? Po nëse deri tani e gjitha kjo betejë ishte mes palëve, qëndrimi anti gjyqësor është vërtetë i rrezikshëm. Një shkarje e frikshme. Antikolegji zgjedhor u rreshtuan të gjithë. Bylykbashi. Dashamir Shehi. Duka e ca analistë me radhë. Të gjithë në kor kundër drejtësisë. Presidenti që ka drejtuar gjyqësorin për shumë vite, iu kundërvu vendimit të gjykatës zgjedhore. Gjykatës që hodhi poshtë, pesë me zero Dekretin “Meta”. Po si e justifikon Presidenti këtë qëndrim dhe a është kjo një kundërvënie e hapur në kushtet kur reforma në drejtësi është në kulmin e vet? I pari që duhet të mbrojë gjyqësorin duhet të ishte Presidenti. Po u rendit i pari që e sulmoi. Po nëse vendimi do ishte ndryshe, cili do ishte qëndrimi presidencial? A do rrëmbente Meta dhe opozita megafonët dhe do dilnin në rrugë për të brohoritur: Fitore- fitore?! Dhe do kapardiseshin, se Rama iku, antiligji u mund, gjykatat janë të pavarura dhe vendimet e tyre zbatohen nuk atakohen e nuk diskutohen. Po kjo do ishte vetëm hipotetike. Nuk ka asnjë lidhje me qëndrimet e Presidentit tonë. Ai llogarit vetëm në se fiton ose jo opsioni i tij. Nëse do fitonte dekreti antizgjedhor. Çdo qëndrim ndryshe hidhet poshtë dhe kërcënohen ata që guxuan të rrëzojnë dekretin. Numri i shkelësve që shënon në bllok rritet. Së fundi në krye fare doli Gjykata e Kolegjit Zgjedhor. Sipas Presidentit, burgu i pret. Sa shumë të burgosur do ketë në ditët që vijnë! I burgosuri i parë do jetë populli. Popull që ka vërshuar prej ditësh në sheshet e qyteteve në mbështetje të zhvillimit të zgjedhjeve në 30 qershor. Sa qeli do duheshin për të burgosur tërë prozgjedhorët!? Edhe burgjet e tërë kontinentit nuk do mjaftonin. I erdhi radha e Kolegjit Zgjedhor për t’u shënuar në bllokun presidencial. I pret gijotina presidenciale. Le të presim, se faqet e këtij blloku nuk mbarojnë me kaq. Ato mbeten të hapura deri në 30 qershor, siç mbetet në fuqi premtim- urdhëri për të dalë në rrugë ushtria jonë kundër zgjedhjeve! Le të presim ndonjë tjetër dekret-vendim befasues!

Nga Bardhyl BEJKO