BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Presidenti Meta edhe "dhi e zgjebosur", edhe "bishtin përpjetë"!

Presidenti Meta edhe "dhi e zgjebosur", edhe "bishtin

 Meqenëse "veza" ka shkuar atje ku nuk ka "pulë" ta mbajë më, i vetëdijshëm se fundin e ka të turpshëm, po përpiqet t'u mbush mendjen ithtarëve të tij se po ikën "krenar"! Paniku që e ka zënë është aq i dukshëm, sa e ka humbur fare logjikën dhe është në një antagonizëm vërtetë skandaloz me vetveten. Brenda një ore e ca, në të ashtuquajturën "konferencë për shtyp" e kundërshtoi vetveten deri në kufijtë e të bërit qesharak, për çdo gjë që u mundua të justifikojë në shkeljet e rënda që i ka bërë Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në diskreditimin që i ka bërë në çdo aspekt kreut të shtetit. Fakti që Presidenti paska përgatitur një dosje të madhe me ngjarjet në Shqipëri nga 1 prilli, dita e gënjeshtrave në këtë vend, deri në nxjerrjen e dekretit për shfuqizimin e dekretit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, tregon më së miri se thika i ka shkuar në ashtë dhe po përpiqet të kapet pas gjethes "ultimative" dhe ulëritëse, për të qëndruar "me thonj e me dhëmbë", madje edhe si zvarranik pas hekurave të Presidencës deri në korrik të vitit 2022! Në fakt e gënjen mendja sepse Komisioni i Venecias para "raporteve të Metës", kanë në dorë mijëra e mijëra faqe raporte të shqiptarëve, të cilët në rrugë, në familjet e tyre, në punë, në të gjitha rrjetet sociale, në masmediat e shkruara dhe elektronike, në çdo ambient brenda dhe jashtë vendit, tregojnë, shkruajnë dhe komentojnë me objektivitet "bëmat" e Ilir Metës dhe familjes së tij qysh nga vjedhja e floririt, te blloku në dorë, qysh nga pasuritë marramendëse që fillojnë në Tiranë e vazhdojnë te Gjiri i Lalëzit, në Shkallnur, në Palasë, në Tomorricë e në të gjithë Shqipërinë. Komisioni i Venecias ka në dorë "raportet" e të gjitha agjencive partnere dhe përgjegjëse të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, por edhe të vet shqiptarëve, të institucioneve të tyre, të cilët e nxjerrin fare pa vlerë "raportin Meta", sepse e dinë fare mirë që nxitësit kryesorë, ideatorët dhe ekzekutorët e vërtetë që bënë katrahurën zjarrvënëse në Shqipëri, për afro 3 muaj me radhë, ishin pikërisht Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha. Këta, të bindur se e kanë pas zverkut BKH dhe SPAK, i cili po vinte me furi për të ngrënë kokat dhe kryekokat e krimit, vrapuan si të marrë për të destabilizuar Shqipërinë, duke braktisur Kuvendin e Shqipërisë dhe duke mos marrë pjesë në zgjedhjet për qeverisjen vendore të vendit. Të gjithë e dinë fare mirë se edhe informacioni i klasifikuar për "djegien e Parlamentit" është produkt i Ilir Metës, i porositur në Kosovë thjesht si letër, sepse ecejaket e tij të shpeshta në këtë republikë shqiptare, për të gjetur "çetnikë", siç gjeti Sali Berisha në shtator 1998 te Bukoshi, kishin vdekur qysh kur shteti i Kosovës ra në dorë të SHBA dhe të Hashim Thaçit me shokë. Ilir Meta nuk po lë mjet flirtimi me Ramën, Ruçin, Milon etj etj, me qëllim që t'u shpëtojë "plumbave" të merituar të SPAK, por e gënjen mendja sepse askush prej tyre nuk ka gjë në dorë për të mbrojtur as veten e tyre nga SPAK dhe efektet e reformës në drejtësi, e cila tashmë është në duart e SHBA dhe të BE, përgjegjëset kryesore të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe të fateve të shqiptarëve të vrarë, të vjedhur, të poshtëruar, të çnderuar nga çdo pikëpamje. Një president që nga një anë thotë se Kuvendi i Shqipërisë nuk është legjitim, pas bojkotit të opozitës, dhe nga ana tjetër vete me një këmbë, e madje me ceremonial te ky Kuvend! Një President i Republikës që thotë se dekreti për datën e zgjedhjeve është kompetencë ekskluzive e Presidentit dhe jo e Kuvendit, duke mos kuptuar se Shqipëria si Republikë Parlamentare i ka lënë në kompetencë Presidentit vetëm ato kompetenca të vetëkontrolluara, sikurse është data e zgjedhjeve, e cila i ka të përcaktuara limitet e mandatit 4 vjeçar të qeverisjes vendore dhe lokale! Dhe po i kalove këto "caqe", të ha ujku, sikurse po e ha Ilir Metën. Pastaj aq "serioz" është ky President me dekretet e tij, sa në konferencën për shtyp e la mënjanë si të menderosur dekretin e tij të 13 tetorit për zgjedhjet vendore, duke mos e zënë fare në gojë dhe duke përmendur vetëm 11 tetorin e Komisionit të Venecias, si një gjë pa rëndësi, dhe 18 tetorin si ditën e "triumfit" të tij nëse Shqipëria nuk i hap negociatat me BE! Ky President tashmë është marrosur plotësisht. Ai harron se Shqipëria shpëtoi nga destabiliteti, nga djegia, dhe katastrofa e një përplasje civile që vet ky, Ilir Meta me Sali Berishën përgatitën dhe hodhën në veprim, falë SHBA që u treguan vendin dhe i bënë të squllen si pula të flamosura. E në këto kushte, me kë do të tallet Ilir Meta "shpëtimtari", me SHBA që na shpëtuan vërtet apo do të tallet me shqiptarët të cilët e dinë fare mirë që "urën e zjarrit", molotovët, bombat e përpjekjet për të vrarë zgjedhjet e 30 qershorit, i kishin në duar dhe i shpërndanë te fanatikët e tyre Ilir Meta me Sali Berishën? Fundi i Ilir Metës, i Sali Berishës e kompani shumë shpejt do të jetë më keq se i Pinoçetit...

Nga Av. Idajet BEQIRI