BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Prezenca e Kinës në Mesdhe: Nga fjalët e Romano Prodit dhe mesazhet e Yang Jiechi

Prezenca e Kinës në Mesdhe: Nga fjalët e Romano Prodit dhe

Më 23 mars 2019, Italia bëhet zyrtarisht pjesë e Nismës “Një Brez, Një Rrugë”. Si vendi i parë i grupit të G-7 që firmosi Memorandumin e Bashkëpunimit të kësaj nisme, Italia ndezi debate të zjarrta në Perëndim për këtë hap.

Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar nga Kina dhe Italia na tregon se të dy vendet zotohen të punojnë së bashku për të zhvilluar transportin, logjistikën dhe infrastrukturën portuale të Italisë, forcimin e bashkëpunimit financiar dhe zgjerimin e tregtisë dhe investimeve. Por jo vetëm, shkëmbimet njerëzore, kulturore, akademike etj, planifikohen të jenë në qendër të marrëdhënieve dypalëshe. Historikisht Italia ka kultivuar marrëdhënie intensive me Kinën, dhe në dekadën e fundit këto marrëdhënie vetëm janë thelluar.

Në këtë kuadër, më 31 maj 2021, u zhvillua një konferencë e quajtur “Lidhja Strategjike: Rajoni Euro-Mesdhetar dhe Kina” - organizuar nga Projekti ChinaMed në partneritet me Universitetin e Pekinit dhe Universitetin e Torinos. I ftuari kryesor i kësaj konference ishte Romano Prodi.

Prodi është një figurë shumë e njohur dhe konsiderohet mik i Shqipërisë. Në vitin e errët 1997, kur institucionet e shtetit shqiptar po kolapsonin, vizita e Prodit në Vlorë ngjalli shpresa të mëdha rikuperimi. Nga përtej Adriatikut, Romano Prodi solli ndjesinë e fqinjit më mbështetës të Shqipërisë.

Një politikan, ekonomist, akademik, Presidenti i Komisionit Evropian nga 1999 në 2004, Prodi shërbeu dy herë si Kryeministër i Italisë, së pari nga 1996 deri më 1998, dhe më pas nga 2006 deri më 2008. Ai konsiderohet themeluesi i qendrës së majtë italiane dhe një nga figurat më të shquara dhe ikonike të së ashtuquajturës Republikë e Dytë. Prodi shpesh është mbiquajtur ‘Profesori’ për shkak të karrierës së tij akademike.

Prodi pasi la mënjanë politikën ka qenë shumë aktiv në botën akademike, në fakt ia ftohet shpesh në panele të ndryshme si ekspert i gjeopoltikës së Mesdheut.

Romano Prodi ka një qasje shumë pragmatike dhe me premisa thellësisht logjike për Kinën. Duke folur për qasjen e Kinës në Mesdhe dhe specifikisht nismës “Një Brez, Një Rrugë”, Prodi herë vesh petkun e shtetarit, herë të ekonomisit dhe herë të profesorit. Duke i ndërthurur këto diapazone bashkë, Prodi na jep një pikëpamje të balancuar “Euro-Mesdhetare” për prezencën e Kinës në rajon.

Prodi është i idesë se Kina tani ka një prani të rëndësishme dhe të përhapur në Mesdhe. Përqëndruar në botën e biznesit, por në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike. Ai shprehet se e ka parë me shumë interes projektin “Një Brez, Një Rrugë”, i cili ndjek gjurmët e marrëdhënieve antike tregtare, politike dhe kulturore midis Evropës dhe Kinës

Prodi beson se vendet evropiane kishin pritshmëri shumë të ndryshme kur u bashkuan me Bankën Aziatike të Investimeve për Infrastrukturën (AIIB), dhe thekson se ka shumë potencial të pashfrytëzuar. Në fakt, dy vite më parë në një shkrim të tij, Prodi ka thënë se çfarë i mungon mozaikut të Rrugës së Re të Mëndafshit është vetëm Evropa.

Prandaj do të ishte e këshillueshme që të kthehemi në origjinë - thotë Prodi -  duke e bërë Rrugën e Mëndafshit një plan të shkëlqyeshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar në të cilin merren vendime të përbashkëta, ose, në çdo rast të paktën të punojmë në sinergji.

Pyetur se si e mendon paralajmërimin amerikan për kujdes ndaj projekteve infrastrukturore kineze në Mesdhe, Prodi shprehet thjeshtë: “Nuk me duket se projekti i Pireut i ka shkaktuar ndonjë dëm Greqisë.” Përmes ironisë së mprehtë italiane, Prodi e shprehu qartë se investimi kinez në Greqi është histori suksesi.

Nëse, bëhet fjalë për investime të bazuara në një parime të shëndosha ekonomike, nuk kam asgjë për të thënë, theksoi Prodi, por Italia ka humbur një mundësi. Në vitet e kaluara Italia ka lënë pas dore portet strategjike si Gioia Tauro dhe Taranto, pa i modernizuar. Ato do të kishin qenë terminalet natyrore të tregtisë midis Evropës dhe Kinës. Është në interes të Italisë të ofrojë një alternativë ndaj porteve të Evropës Veriore, duke shkurtuar trafikun detar me Kinën me katër ose pesë ditë lundrimi. Ai nuk sheh një problem të madh politik nëse mallrat kineze që mbërrijnë në Evropë zbarkojnë në Mesdhe dhe jo në Roterdam.

Kur u pyet për reagimin e Shteteve të Bashkuara ndaj nënshkrimit italian (të “Një Brez, Një Rrugë”) dhe e konsiderimeve të asaj marrëveshje me Kinën një rrezik për sigurinë e NATO-s, Prodi shprehu se nuk kupton se si mund të jëtë një sulm ndaj NATO-s projekti për të shkarkuar mallra kineze (ose mallra për në Kinë) në Taranto dhe Trieste. Gjithçka po shfrytëzohet politikisht – vazhdoi ai.

Evropa duhet të dallojë detyrimet dhe detyrat e Aleancës Atlantike, e cila është thelbësore për sigurinë, nga marrëdhëniet tregtare që amerikanët me të drejtë i mbajnë në mend edhe në marrëdhëniet e vendit të tyre me Kinën.

Unë absolutisht jam pro intensifikimit të tregtisë midis Kinës dhe Evropës – vazhdon Prodi – duke parë me interes nënshkrimin e Marrëveshjes së Investimeve Kinë-BE (CAI) dhe shpreh keqardhje për ngrirjen e saj nga Parlamenti Evropian. Në përvojën time vazhdon Prodi, sanksionet vështirë se kanë qenë ndonjëherë një zgjidhje. Prodi mendon se Italia dhe Evropa duhet të kthehen në vijën e vendosur në fillim nga Angela Merkel, e cila parashikonte, të paktën në parim, një diskutim mbi çështje veçanërisht delikate, të tilla si investimet e ndërsjella, patentat, pronësia intelektuale, ndihma shtetërore.

Çdo strategji duhet gjithashtu të peshohet duke vlerësuar pasojat dhe efektet anësore të saj. Në shumë raste është zbuluar se sanksionet u kanë sjellë dobi shtypësve dhe kanë dëmtuar të shtypurit. Na duhet gjithashtu një farë qëndrueshmërie se si dhe ku zbatohen sanksionet. Demokracia është një mall i çmuar, por, për fat të keq, jo të gjithë në Evropë i praktikojnë vlerat e saj në një mënyrë uniforme. – përfundoi Prodi.

Vizita e Yiang Jiechi në Kroaci dhe Slloveni

Më 26 dhe 27 maj, një zyrtar i lartë kinez viziton dy vende të ballkanit, Kroacinë dhe Slloveninë. Yang Jiechi, Drejtori i Komisionit Qendror të Punëve të Jashtme dhe Anëtar i Byrosë Politike, më parë ka shërbyer si Ministër i Jashtëm dhe, para kësaj, si ambasador në Shtetet e Bashkuara. Ai konsiderohet si një nga arkitektët kryesorë të politikës së jashtme bashkëkohore kineze dhe udhëtimet e tij jashtë shtetit mbartin përherë domethënie dhe simbolika të rëndësishme.

Kroacia dhe Sllovenia janë të dy anëtarë të Bashkimit Evropian, anëtare të platformës "17 + 1" midis Kinës dhe Evropës Qendrore dhe Lindore, por gjithashtu janë pjesë e Nismës “Një Brez, Një Rrugë”.

Marrëdhëniet ekonomike midis Pekinit dhe Lubjanës dhe Pekinit dhe Zagrebit janë rritur gjithnjë e më shumë pas vitit 2013. Të dy vendet janë gjithashtu të vendosura strategjikisht përgjatë detit Adriatik. Portet e tyre mund të shohin një fluks të rëndësishëm investimesh në infrastrukturë nga Kina.

Investitorët kinezë kanë fituar pronësinë në shumicë në portin kroat të Zadarit dhe kanë sugjeruar interesin e tyre në rinovimin dhe modernizimin e linjave hekurudhore që lidhin portin me rrjetet më të gjera të transportit. Në korrik 2018, autoritetet kineze dhe sllovene nënshkruan një marrëveshje për të rritur bashkëpunimin midis portit kinez të Ningbo dhe portit të vetëm të Koperit të Sllovenisë, si pjesë e Nismës “Një Brez, Një Rrugë”.

Vizita e Yang në këto dy vende është shumë domëthënëse në spektrin e realpolitikës. Në Kroaci Yang shprehu se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë rastin për të përmirësuar hartimin e nivelit të lartë të marrëdhënieve dypalëshe, kapërcimin e shqetësimeve pandemike dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të tilla si ndërtimi i infrastrukturës, teknologjia dhe inovacioni, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, shkëmbimet mes njerëzve dhe turizmi, në mënyrë që të ndërtohen më shumë ura që çojnë në lidhje dhe prosperitet të përbashkët. Kina shpreson që Kroacia të ushtrojë ndikimin e saj pozitiv dhe të japë kontribute të reja në promovimin e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-BE.

Në Slloveni Yang tha se marrëdhëniet Kinë-Slloveni kanë dëshmuar një zhvillim të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm, me shkëmbime të ngushta midis dy popujve dhe shkallën e tregtisë dhe investimeve që vazhdojnë të zgjerohen. Kina mirëpret kompanitë sllovene për të eksploruar aktivisht tregun e saj dhe është e gatshme të importojë më shumë produkte me cilësi të lartë nga Sllovenia, vuri në dukje ai.

Ai vazhdoi duke thënë se Kina dhe BE duhet të kuptojnë drejtimin e përgjithshëm të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe nga një perspektivë strategjike për të siguruar që ata të vazhdojnë të ecin përpara në rrugën e duhur.

Yang, Prodi dhe idetë në unison

Në harkun kohor të pak ditëve, të dy funksionarët si zëra të rëndësishëm që janë, për shkak të pozitës dhe eksperiencës që mbartin, kishin në thelb të njëjtin mendim: përfitimet e ndërsjellta nga bashkëpunimi.

Yang shprehet se Kina dëshiron dhe respekton kohezionin e BE, kërkon thellim marrëdhëniesh, ulje barrierash dhe progres te multilateralizmit. Kina respekton institucionet - duke qenë se Sllovenia do të marrë presidencën e Këshillit të BE në gjysmën e dytë të vitit 2021, vizita e z. Yang në Lubjanë, e shpreh më së miri këtë aspekt të poltikbërjes kineze.

Nga ana tjetër Prodi shprehet se Evropa dhe Mesdheu duhet të përfitojnë nga nismat dhe prezenca kineze në rajon duke intensifikuar dialogun dhe njohjen e ndërsjelltë.

Zëra të kthjellët, që shkojnë përtej fobive shkatërruese të mentalitetit izolacionist, që vlerësojnë dhe njohin realitetet njëri-tjetrit dhe që japin shtysa për progres.

Duke parë përtej diferencave, bashkëpunimi jo vetëm është i mundur, por mëse i dëshiruar.