BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Opinion / Editorial

Primaret, alternativa e tritolit dhe inceneratorit! 

Primaret, alternativa e tritolit dhe inceneratorit! 

Adriana e tritolit dhe Belindi i inceneratorit! Edhe pse në garë mes tyre për primaret që organizohen nga PD, secili nga pretendentët  për të garuar për kryetar bashkie në kryeqytet, përballë kryetarit aktual, prezantohen si fitimtarë. Secili prej atyre që do garojë përballë Erjon Veliaj, që sipas të gjitha gjasave do rikandidojë nga Partia Socialiste, parashtron strategjinë e vet. Për bashkëkualicionistin, Ilir Metaj, kandidatët e “Koalicionit të Lirisë”, kanë epërsi ndaj kryetarit aktual të bashkisë, Erjon Veliaj. Pra cilido që do ketë shansin të fitojë në primaret e Berishës, do ta ketë fare të “lehtë” ta mundë Erjonin për ta dërguar në shtëpi. Deri tani në ballafaqimin para shqiptarëve, janë ngjitur në podium, Belind Këlliçi dhe avokatja, Adriana Kalaja. Të dy kanë një lidhje specifike me teatrin e shembur, por nga këndvështrime të ndryshme. Belindi është ndaluar nga policia para bunkierit në flakë në oborrin e godinës së teatrit, avokatja Kalaja bën edhe sot avokatinë e godinës së vjetër prej populiti të shembur në emër të aleancës për mbrojtjen e teatrit?! Kalaja nuk ka harruar t’u kujtojë tiranasve  kafet që kanë pirë në kafen e Rremës dhe ky nuk është detaj pa peshë. Po interesantja e kandidates për primaret e Kalasë, është mekanizmi që do përdorë për të rindërtuar Tiranën, saktë për ta rrafshuar më mirë të themi, akti i parë që do të ndërmarrë është të shkelë butonin për të shpërthyer tritolin e vendosur në themelet e kullave shumëkatëshe duke i rrafshur deri në themele, çibanët që ka lartësuar shkatërruesi i Tiranës, Erjon Veliaj. Me sa duket, Kalaja ka fobi me lartësitë se vërtet kullat duken sikur shpojnë qiellin dhe grryejnë fronin e zotit, duke marrë mallkimin e tij. Kalasë, që sot kanë filluar t’i bashkohen dhjetëra vullnetarë që e njohin mirë teknologjinë e përdorimit të tritolit. Shumë prej zjarrmëtarëve të minierave, në pension, kanë dorëzuar librezat e pensionit dhe janë regjistruar në listën e repartit të xhenierëve, që do vendosin tritolin në kullat e Tiranës për t’i rrëzuar sa hap e mbyll sytë. Zjarrmëtarëve i janë bashkuar dhe specialistët e C-4, si dhe ata që do lidhin mijëra metra tel zjarrpërcjellës dhe kapsolla me qëllimin e vetëm që shembja të jetë spektakolare dhe e menjëhershme. Ajo që nuk dihet deri tani, pasi Kalaja nuk e zbulon këtë detaj të programit të saj, është si do veprohet me dëmshpërblimin, si do mbrohen pronarët e ligjshëm, ndërtuesit dhe mbi të gjitha blerësit sepse ata do kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut? Cilido të ishte në vend të zonjës Adriana Kalaja do bënte pak kujdes me këtë punën e C-4-ës pasi është me shumë zarar dhe duket se nuk është alternativë ndërtimi, po shkatërrimi. Pastaj, a bën një llogari, avokatja në se do jetë ajo fatlumja që do përfaqësojë opozitën në ndeshjen e kryeqytetit të Shqipërisë dhe a është e pëlqyera e lidershipit, krahasuar me Këlliçin? Se dihet, të paktën në këto tri dekada, i piketuari nga Berisha, i përzgjedhuri prej tij, është edhe i paracaktuari si triumfues. Gara është thjesht një lojë me gogla sa për t’u dukur demokratike dhe organizatorët shumë modernë dhe super perëndimorë. Në mendjen e të gjithëve, militantë dhe mbështetës, dihet që tani i parapëlqyeri i prijësit, siç dihej kohë më parë se vazhduesi i veprës së Berishës pas gjoja dorëheqjes pas humbjes fatale të tij do ishte Lulzim Basha. Dhe kështu ndodhi deri sa Basha vrau atin e tij politik me distancimin nga PD. Në se Kalaja ka zgjedhur si armë për ta mundur kandidatin e të majtës, po edhe primarët rreth saj, duke shembur kullat me tritol, që ka habitur të madh e të vogël, që ka vënë në kokëçarje dhe pagjumësi, oligarkët dhe pronarët e banorët e qiellgërvishtësve të Tiranës,  ka bërë të fërkojnë duart dhe të ëndërrojnë gjyqe të fituara, dhjetëra kolegë avokatë të saj. Një alternativë tjetër edhe më të stërholluar, ka zgjedhur të vërë në qendër të devizës së tij, Belind Këlliçi, i cili ka në qendër të programit, inceneratorët. Me denoncimin e korrupsionit për inceneratorët, Belindi, llogarit ta shpartallojë Veliajn, duke e akuzuar se është i përfshirë në afera përfitimi përmes korrupsionit. Të varësh gjithë shpresat në akuza të paverifikuara dhe të besosh çdo thashethem në emër të demaskimit pa prova të kundërshtarit politik, është vërtetë autogol dhe bumerang për atë që luan me të pavërteta. Në debatet e pretendentëve për t’u ndeshur me Veliaj do dëgjohen xhevahire të tjera. Do njihemi me programe që premtojnë qiejt! Me ulje drastike të taksave, si dhe zgjidhje fantaziste dhe aspak realiste. Ulja e taksave nuk bëhet apriori dhe slogani i primarëve nuk thotë asgjë, aq më tepër që është pamundësi dhe i pavërtetë. Të vjen keq që primarët flasin si të ishim në vitin 1990 dhe u premtohej shqiptarëve, çeku i bardhë, i cili shpejt u pa se ishte iluzion që rezultoi fatal dhe u konvertua me shkatërrime të gjithçkaje të ndërtuar në sistemin e përmbysur. Deri tani nga ballafaqimi i dyshes, Këlliçi - Kalaja, janë evidentuar dy alternativa që meritojnë vlerësim. Kala-Tritoli dhe Belind-inceneratori. Po loja e primareve vazhdon  dhe jemi të  bindur se shoqëria shqiptare do vijojë të bombardohet me çudirat më të mëdha të tilla sa shqiptarët do mbeten të habitur për ato që kanë për të pritur. Ç’farë nuk do mësojmë dhe dëgjojmë. Pasarelistët e primareve që do na premtojnë qiejt t’i zbresin mbi dhe. Do dëgjojmë premtime të mëdha, ndryshime të padëgjuara, po asnjëra prej atyre që priten nga primarët në radhë, alternativës të tritolit të Kalasë dhe inceneratorit  të Këlliçit shqiptarët kurrë nuk kanë për të dëgjuar!