
Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Primaret dhe protesta kundër BE-SH.B.A., presion për vulën në Apel!

Shkruar nga Qamil Gjyrezi 6 Dhjetor 2022

Primaret dhe protesta janë të lidhura ngushtë me politikën e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij kundër BE-SHBA, perëndimit dhe i bëjnë presion gjykatës së apelit për vulën e PD-së.
Politika e së shkuarës kërkon të sfidojë perëndimin dhe i bën presion gjykatave të pavarura. Në këtë kontekst këshilltarët pranë rithemelimit janë përzgjedhur me qëllime të caktuara për të shpëtuar ish-ministrat e korruptuar të tollovisë 32 vjeçare që kanë penguar integrimin e Shqipërisë në BE. Propaganda dhe linçimi janë edhe filozofia e Foltores dhe Berishës. Parregullsitë në procesin e primareve, listat e mbushura me socialistë që janë kundër Ramës, lufta për pushtet dhe përfitime në kurriz të qytetarëve është në dëm të PD-së dhe demokratëve të ndershëm. Primaret janë të kontrolluara deri në detaje nga Berisha dhe familjarët e tij dhe shiten si model demokratik brenda foltores. Me të drejtë analistët deklarojnë se primaret nuk mbahen për herë të parë në PD. Primaret e vitit 2001 sollën përçarje në PD dhe i dhanë shansin Edi Ramës si Kryetarë Bashkie në Tiranë. Primaret do të shënojnë e fundin e trekëndëshit të Bermudës dhe tentojnë të përçajnë dyshen Veliaj-Rama. Primaret do të shënojnë e shkërmoqjen e Foltores dhe janë mbështetje e pastër për Erion Veliaj. Samiti i datës 6 dhjetorë i BE nuk organizohet as për Edi Ramën as për Berishën, por për Shqipërinë euro-atlantike dhe i jep fund teorisë dhe doktrinës së Ramiz Alisë se Shqipëria nuk i takon as lindjes as perëndimit. Pikërisht Foltorja organizon një protestë më datën 6 dhjetorë, që nuk ka të bëjë me hallet dhe problematikat e shqiptarëve por me interesat personale të Berishës dhe të ish-komunistëve ne foltore, ish-ministrave të korruptuar në 32 vite dhe është një sfidë për perëndimin.
Në këtë kontekst protesta është gjithashtu edhe presion për gjykatën e apelit për vulën e PD-së. Por reforma në drejtësi me mbështetjen amerikane dhe samiti i datës 6 dhjetorë janë zhvillime të pakthyeshme historike për të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve në perëndim, do të shënojnë fundin e komunizmit dhe politikës lindore dhe një gjeopolitikë të re për të gjithë shqiptarët në Ballkan.
Më të lexuarat


Autonomia Spitalore, një goditje kundër kujdesit mjekësor cilësor në spitalet publike

Albanofobia ballkanike

Në çmendinën e çmendurive...

Morali i politikës dhe morali i shqiptarit duhen kuptuar mirë nga ju, politikanë !

“Superpuna”, superfshesa dhe pastrimi i Kosovës!

Drejtësia e sotme e dështuar, duhet referendumi i Berishës për të korrigjuar!

Tashmë, shpresat e ardhjes në pushtet janë tek e dashura e zhgënjyer e McGonigal!

Albin Kurti është i përkohshëm, Kosova është e përjetshme!

Kur përpiqen të të kryqëzojnë...

Basha, McGonigal, ish-Sigurimi i Shtetit dhe “tollovia” 32-vjeçare!
