BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Prindër të vetmuar gjithmonë e më shumë

Prindër të vetmuar gjithmonë e më shumë

Dikur i rritën fëmijët me shpresën se një ditë kur të plakeshin do t’u gjendeshin pranë, por u ndodhën para një surprize aspak miqësore vite më pas. Shumë të moshuar në Shqipëri përveçse u përballën dhe përballen çdo ditë me problemet ekonomike dhe shëndetësore që vijnë si pasojë e moshës u gjendën vetëm. Me fëmijë që punojnë dhe jetojnë larg në dhé të huaj ku vetë rrjedha e jetës i ka distancuar nga prindërit e vetë, ndonjëherë deri në harrim. Ndryshimi i sistemit dhe ardhja e demokracisë në Shqipëri pas viteve ‘90 solli lëvizjen e popullatës si brenda dhe jashtë vendit. Shumë të rinj emigruan jashtë vendit dhe vazhdojnë ende sot pas 30 vitesh demokraci për pasojë gjërat kanë ndryshuar kaq shumë. Qytete dhe fshatra të zbrazura dhe prindër të vetmuar të ndrydhur në problemet e përditshme vetëm për të siguruar mbijetesën e jo më shumë. Dikur në fillim të viteve ‘90 habiteshim kur shihnim e dëgjonim për pleq të vetmuar nëpër Europë e botë, por sot pas rreth 30 vitesh demokraci i kemi fakt në Shqipëri. Pasi sipas Shoqatës së Pensionistëve të Shqipërisë janë mbi 92 mijë të moshuar që jetojnë të vetmuar dhe rreth 37 % jetojnë në varfëri. Një numër i konsiderueshëm për Shqipërinë tonë të vogël që çdo ditë e më shumë pëson rrudhje në numër dhe plakje të popullsisë. Sipas INSTAT në 10 vitet e fundit numri i individëve mbi 85 vjeç është rritur me 22%, në krahasim me një vit më parë me 5%. Këto shifra tregojnë se si në kaq pak kohë, 30 vite demokraci situata ka ndryshuar dhe vetmia në moshat e treta po takohet shpesh. Ndërkohë që rritet numri i të moshuarve po të njëjtin trend ka dhe numri i njerëzve të moshuar që jetojnë vetëm. Mes kushteve të vështira ekonomike nga njëra anë dhe vetmisë në anën tjetër. Gazeta “Panorama”, por jo vetëm, i ka dhënë vend të veçantë problemit të pensionistëve me artikuj të herëpashershëm që kanë lidhje me pensionet. Në numrin e datës 14 nëntor, pak ditë më parë, gazeta “Panorama” ka si kryeartikull të saj: “E miraton qeveria, nis shtesa për pensionistët”. Ndërkohë që qeveria pritet të rrisë pensionet për naftëtarët, minatorët, e metalurgët as nuk kujtohet për fermerët dhe shtresat e tjera të pensionistëve duke u mjaftuar vetëm me indeksimin e pensioneve. Fermerët janë një nga shtresat më të diskriminuara të popullsisë. Prandaj fshatrat tanë janë zbrazur sot, sepse fëmijët nuk duan të kenë të njëjtin fat me prindërit e tyre, që vuajtën dje në diktaturë, por po vuajnë po ashtu në demokraci. Një demokraci e përkulur që po i largon të rinjtë me të drejtë nga vendi. Por ana financiare është një nga problemet e shumta të prindërve tanë të qenit në kushtet e vetmisë, e vështirëson edhe më shumë gjendjen e tyre. Në kushtet ku mosha bën të vetën, problemet shëndetësore shtohen, shtohet dhe nevoja për përkujdesje. Ju kujtohet historia e transmetuar në televizionin Klan në fillim shtatori të këtij viti, ku një çift i moshuar në periferi të Tiranës megjithëse kishin 8 fëmijë jetonin vetëm. Ky është një ndër rastet e shumta të ditëve të sotme. Përkujdesja po bëhet gjithnjë e më e paktë vitet e fundit. Nëse viziton fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë është e sigurtë që do gjenden shumë prindër të vetmuar (mjafton të vizitosh edhe një lagje për të kuptuar situatën), por që pranojnë se koha ka ndryshuar dhe duhet ta përballojnë ashtu si ju vjen. 1 tetori është Dita Botërore e të Moshuarëve, por politika e zhytur në miliona e dieta dhe shoqëria nuk duhet të kujtohen vetëm këtë ditë. Drekat dhe darkat e kësaj dite janë një show mediatik e nuk mbulojnë dot problemet e përditshme ekonomike, shëndetësore dhe vetminë e të moshuarëve në të gjithë Shqipërinë përgjatë vitit. Problemet janë të dukshme dhe flasin qartë. Sot ndodhemi në një situatë ku të moshuarit ndihen të harruar nga politika, shoqëria dhe në mjaft raste dhe nga familjarët e vet. Politika shqiptare e ndodhur në krizë prej vitesh dhe e mbarsur nga korrupsioni, që asnjë qeveri deri më sot nuk ka arritur ta minimizojë, e ka vështirë t’u japë zgjidhje problemeve sociale. Ndërkohë, korrupsioni është një nga plagët që ka zbehur në masë të konsiderueshme besimin tek qytetarët. Duke mos pasur besim te institucionet shqiptare, qytetarët kanë gjetur si rrugë shpëtimi emigracionin. Kjo zgjidhje e vetme ka lënë pasojat e veta në familjet tradicionale shqiptare, veçanërisht te të moshuarit që tashmë duhet të përballen jo vetëm me problemet që vijnë si pasojë e moshës, por edhe me vetminë që e rëndon më shumë gjendjen e tyre. 

Nga Majlinda BUSHJA