BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Prishja e një teatri apo një e ardhme pa të vjetrën

Prishja e një teatri apo një e ardhme pa të vjetrën

Kur e kam njohur mikun tim Edmond Budina në kohën e diktaturës nuk mund të mos kishe dhe kesh edhe në ditët e sotme respekt për të, një nga djemtë më të mirë, ashtu bukurosh, i shkathët dhe plot romantizëm revolucionar. Mu bë shumë qejfi që mori pjesë në demonstratat studentore dhe për një moment mendova se Edmond Budina do të bëhej një udhëheqës i butë dhe i dashur për popullin. Sidoqoftë nuk ndodhi ashtu. Dallgët e jetës e hodhën në Itali dhe vajtje-ardhjet, pa tamtame dhe skoope të mediave shqiptare nuk u kujtuan për Edmondin. Vetëm vitet e fundit pas realizimit të dy filmave, njërin nga të cilët e kam kritikuar për aspektin kripto-antireligjioz, pas takimeve të shkurtra me të dhe me miqtë e tjerë, mendova sigurisht që Edmond Budina do të përfshihej në drejtimin e artit (gjë që nuk ndodhi), ose në politikë me opozitën, e cila mund të përfitonte shumë nga ndershmëria dhe sinqeriteti i tij (por edhe kjo nuk ndodhi). Edmondi ngeli një anti-konformist rebel ndoshta duke zbatuar në mendjen e tij metodat e lashta të ideve revolucionare që sot janë të tejkaluara. Pavarësisht investimi të tij personal së bashku me disa miq të tij anti-konformistë të mbrujtur akoma me idetë e kundërshtarëve të Arturo Ui, mendoj se gjithë ai investim për të mbrojtur një rrangallë pisllëku të së kaluarës nuk ia vlejti. Shumëkush mund të pyesë: Përse miku yt i dashur Mondi i hyri kësaj pune të ngjashme me luftën e Don Kishotit me mullinjtë e erës? Përse Mondi miku yt, për një kohë të gjatë këmbënguli e shan ashtu si një dashnor lab që i lutet të kthehet të dashurës e cila ka hipur në traget dhe i thotë: “Po zbrit moj qëne se të vrava”? Përpjekjet për të ruajtur teatrin e vjetër, sikur politika të mos ishte përfshirë, do të kishin dështuar që në 1998 dhe teatri do të ishte prishur për t’u ndërtuar një i ri. Mesa duke makinacionet politike të cilat shikonin përfitime nga prishja e teatrit e vonuan këtë dhe qeveritë e mëpastajmë hezitonin edhe për shkak të interesave të zgjedhjeve, duke i bërë qejfin sa njërës palë ashtu dhe tjetrës. Prishja e teatrit të vjetër asaj, rrangulle plot pisllëqe të së kaluarës është përmendur që kur ishte gjallë Lasgush Poradeci, i cili vuri re sesa i papërshtatshëm për teatrin ishte. Më vonë u pa se rikonstruksioni i tij ishte i pamundur për shkak se nuk kishte themele solide, por edhe sepse ishte më mirë që të ndërtohej një i ri sipas specialistëve inxhinierë sepse kushtonte më pak rindërtimi se sa konstruksioni. Përsëri politika pasi mori mesazhin se ishte më mirë të ndërtohej një i ri, filluan pazaret se kush, si, qysh do të përfitonin. Menjëherë u radhitën edhe artistët pro dhe kundra. Sidoqoftë më e rëndësishmja, por që u kalua në heshtje ishte se godina përmbante asbest që sot njihet si produkt kancerogjen dhe si tillë godina duhej shembur. Në fund të fundit do të prishej një godinë e vjetër publike dhe do të ndërtohej po aty një godinë e re publike. Këtë populli shqiptar e kupton fare mirë. Por orkestrantët politikë nisën “koncertin politik”, avaz ky i njohur për përplasje politike të atyre që nuk ishin në pushtet me ata që janë në pushtet. Motivi u gjend: të mos prishet, sepse ka interesa kryeministri! Të mos prishet se kemi kujtime! Të mos prishet se këtu janë bërë gjyqet komuniste! Të mos prishet se kështu duam ne (opozita)! Nuk besoj se miku im Edmond Budina u ndikua apo u urdhërua nga opozita, megjithë nostalgjinë që ai ka patur për këtë parti të shpërfytyruar dhe të inkriminuar në raport me idealet e dhjetorit. Mondi ashtu si dhe pak artistë të tjerë (për ata nuk vë dorën në zjarr) përkrahën mos prishjen e teatrit, që dikur ka qenë dopolavoro, por që në vitet e diktaturës u rregullua pjesërisht për t’u bërë teatro, kishte idealet e tij antikonformiste sepse nëpërmjet shembjes së teatrit dhe atyre që do ta shembnin kishte një kombinim negativ. Madje nëse ky teatër do të prishej nga PD, atëherë sigurisht që motivet do të binin dhe teatri do të prishej. Por problem ishte dhe qëndron në kokën e disa opozitarëve se përse u ra bixha të majtëve të prishin një gjë që duhej ta kishin prishur ata?! Sidoqoftë, partishmëria e mikut tim Edmond për t’i qëndruar deri në fund një ideje qoftë edhe e gabuar (si ajo që mbrojti), vlen për t’u admiruar, në raport me tërsëllimat e britmat koprolale të përkrahësve të cilët për të justifikuar daljen në protestë, qëndrimin roje tek godina pa të ardhme, për të mbytur inatin dhe gulçin nga tradhtia e krerëve të opozitës që i braktisën natën e “Shën Bartolomeut” dhe lejuan që godina të prishej. A kishte vallë ajo godinë vlera të veçanta teatrale? A kishte ajo godinë vlera arkitekturore? A kishte ajo godine vlera nostalgjike? Sigurisht asgjë nga këto vlera nuk kishte. Shembulli i vendeve të tjera të zhvilluara na tregon se edhe kur u prish Ëembli, stadiumi i famshëm Londrës, askush nuk vajtoi as për vlerat kulturore, as për arkitekturën e as për nostalgjinë e shumtë. Thjesht u ndërtua një stadium i ri, më i bukur, më i fortë në të cilëi u skalitën edhe vlerat që trashëgonin. Po kështu me stadiumin tonë “Qemal Stafa”, krahas kritikave, stadium u bë i ri dhe më i bukur e më i fortë dhe në të do jenë skalitur ato vlera që meritojnë. Këtu mund të mos jenë dakord politikanët e opozitës së rrugës, të cilët prishjen e teatrit po e ruajnë për të bërë zhurmën e zakonshme për të nxitur ndonjë sherr dhe destabilizim të vendit me qëllim që të drejtohet vëmendja tek teatri, por që të harrohen ata: të korruptuarit, vjedhësit, vrasësit, që kanë qenë në drejtim, të harrohet vetingu dhe reforma në drejtësi. Por këtë miku im Mondi nuk e ka kapur, por pëlqeu më shumë rrahjet e krahëve nga hipokritët, ndonjëri nga ata shpresonte që Mondi, miku im të martirizohej. Fatmirësisht nuk ndodhi ashtu. Megjithatë, të drejtuar nga ideatorë obsesivë-kompulsivë, protesta kundër prishjes së një godine të vjetër e plot pisllëqe të së kaluarës, do të marrë drejtime të reja ashtu si coronavirusi që nuk do të mposhtet, por që modulohet. Një gjë ka rëndësi, e reja do të triumfojë mbi të vjetrën dhe se nuk mund që një prishje ndërtese publike e vjetër me qëllim për të ndërtuar një ndërtese publike të re të përdoret për të marrë pushtetin në rrugë apo tavolinë, as duke i ngrënë veshin Edi Ramës.