BREAKING NEWS

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për Shërbimin Arsimor, reagon 'flakë për flakë' ministrja Evis Kushi, tregon vendimin që pritet

Maturantët çohen në protestë para Qendrës për
x
BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Opinion / Editorial

Pro dhe kundër Sali Berishës

Pro dhe kundër Sali Berishës

Ish-presidenti, ish-kryeministri dhe ish-kryetari (de jure dikur dhe de fakto këto vitet e fundit) i partisë më të madhe aktualisht opozitare shqiptare Sali Berisha, ka marrë këto ditë një goditje të madhe duke u shpallur “non grata” nga shteti më i fuqishëm i botës dhe etaloni ynë i demokracisë, SHBA. Kundërshtarët politikë me shumë diplomaci dhe lloj – lloj analistësh me mllef të papërmbajtur fërkojnë duart për këtë fakt dhe presin që ndëshkimi ndaj tij të jetë më I rëndë. Ndryshe siç jam shprehur prej gati 30 vjetësh ndaj këtij sundimtari të plotfuqishëm të politikës shqiptare, kësaj radhe unë jam përkohësisht solidar me Sali Berishën. Jo prej idealit, por prej mëshirës dhe keqardhjes. Si vëlla gjaku me të (ndonëse ai e ka turbulluar gjakun e tij me lloj – lloj “medikamentesh”) unë nuk do të doja që ai të lançohej nga një shtet tjetër, qoftë ky edhe ai më i fuqishmi i botës. Unë jam partizan i aksiomës që “një familje e shëndoshë të brendshmet e saj i nder për t’u tharë brenda oborrit të vet, duke mos ia parë edhe gjitoni më i afërt”. Kështu që do të doja që për të gjitha zullumet e bëra këto 30 vjet ai dhe të gjithë të ngjashmit me të, të përgjigjen vetëm përpara organeve të drejtësisë shqiptare. Se që jeta private dhe ajo politike e tij sidomos këto gati 30 vjet të të ashtuquajturës demokraci ka qënë mbushur më shumë me prapësi se sa më suksese, këtë e di edhe bufi. Madje ma kanë pohuar edhe shumë e shumë demokratë që kanë patur edhe pozita shtetërore në kohën e tij. Disidenti me famë botërore Les Valesa as që e njihte Saliun tonë kur tha se “komunisti më i devotshëm bëhet antikomunisti i rrezikshëm”, por ishte Saliu ynë që këtë thënie lapidar e bëri devizë të udhës së tij. Le të vetëmbrohet ai se ka luftuar për një drejtësi të vërtetë, por të gjithë jemi dëshmitarë se si me vetëm firmën e tij, erdhën “çobanët nga dhitë dhe u bën zabitë”, se si agronomë dhe veterinerë me vetëm 3 apo 6 muaj kurs u bënë pjesë e sistemit gjyqësor, por që kurrë nuk u bënë “ushtarë” të disiplinuar të saj, por u bën realisht skllavopronarë të pasurisë shqiptare.

Një juristi të vërtetë nuk i mjaftojnë 5 apo 6 vjet shkollë për t’u formuar si i tillë ndërkohë që “plepistat” e Saliut mbrojtën dhe disertacione me vetëm një kurs. Me 24 orë të plota në 3 muaj në jetën reale nuk mjaftojnë vetëm t’i shfletosh të gjitha ligjet dhe Kodet Penale që ka vendi dhe jo më t’i përvetësosh ato. Le të bërtasë sa të dojë “udhëheqësi ynë i lavdishëm” se nuk e ka ndihmuar Serbinë e Millosheviçit me naftë në kohën e luftës së Kosovës, por të gjithë e dinë se pronari i kompanisë “Shqiponja” që bënte në realitet këtë punë, Tritan Shehu, jo atëherë, por edhe sot e kësaj dite nuk shkon dot pa urdhërin e Berishës as në … shurrëtore. Le të dalë edhe ligjërisht i pafajshëm Saliu ynë nga përgjakja që pushtojë popullin tonë pas përmbysjes së firmave piramidale, por ishte thirrja e tij prej prijësi se “lekët shqiptare janë më të pastrat në botë” që startoi katastrofën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit. Le të betohet udhëheqësi ynë se nuk ka futur duart në miliona eurot që u përfituan nga rruga e Kombit, por askush nuk beson se çdo veprim që ndërmori Luli e bëri pa trokitur më parë në derën e tij. Le t’ia lërë përgjegjësinë në dashtë Ilir Metës në dashtë Lul Bashës apo Edi Ramës për gjakun e derdhur më 21 janar në bulevard, por ishte i pari ai që deklaroi se “ata janë vrarë nga pistoleta çadër dhe stilolaps” dhe ashtu siç ndodh vetëm me vendet diktatoriale nuk i dorëzoi të akuzuarit. Le të deklarojë ai se “shtesë nga shtëpia në diktaturë kam vetëm 34 metra katrorë”, por nuk ka “thes” ku të fusë “kështjellën” e Shkëlzenit dhe Arminës dhe vilën e Gjirit të Lalzit. Por më revoltuese tek ai është hipokrizia që e karakterizon dhe që pasi e stilizoi gjatë këtyre viteve nuk i shkëputet nga shpirti edhe në këto ditë që është vënë “përpara skuadrës së pushkatimit”. Unë, deklaroi pa pikën e turpit, po luftoj për dinjitet. Ka një aksiomë ndërkombëtare që thotë se “mos ia bëj tjetrit atë që do të doje që ai tjetri të mos ta bënte ty”. A ju kujtohet lexues se çfarë i ka punuar dinjitetit të Fatos Nanos, Azem Hajdarit (ndjesë pastë), Ina Ramës, Arben Imamit, Taulant Ballës e deri tek Edi Ramës vetë shkëlqesia e tij? Jo vetëm akuzat e bëra, por edhe mënyra e shprehur për to mes ulërimave dhe skrofëtimave duke nxjerrë zjarr nga gurmazi, të bëjnë të bërtasësh sa të të dëgjojnë jo vetëm shqiptarët në gjithë botën, por edhe alienët. Futja në burg e opozitarit të tij Nano, akuzat si spiun i sigurimit për bashkëpunëtorin e tij Hajdari, përcaktimi si “lavire bulevardi” për Kryeprokuroren në detyrë Rama, etiketimet ndaj Imamit në revoltat e ‘97 apo akuzat ndaj motrës së Ballës si prostitutë nuk janë thjesht ulje dinjiteti, por përdhosja në maksimum e tij. A i kujtohen këto Saliut tonë kur merr guximin e flet për dinjitet? Për çfarë dinjiteti mund të bëjë fjalë doktori kur e vërteta është e tillë: pasi nuk linte fjalë të pistë të fjalorit pa thënë për kundërshtarët e tij politikë, ai në moment autokrize nuk e kishte për gjë t’u hidhte dorën në qafë atyre madje t’u jepte edhe pjesë nga pushteti që kishte. Ju kujtohet besoj “zifti” që hodhi të paktën mbi dy figurat dominante të jetës politike shqiptare, Fatos Nano dhe Ilir Meta dhe më pas bashkëpunimi tepër i afërt që pati më pas me ta. Bllofi ka qenë praktika më e preferuar e ish-presidentit tonë, atë po bën edhe sot e kësaj dite kur deklaroi se ka hedhur në gjyq Sekretarin e Shtetit të SHBA, Antony Blinken. Ka shumë paradokse në këtë deklarim. Së pari duhet pritur që të bëhet publike aktakuza për të besuar se çdo gjë që thotë ai është e vërtetë. Më pastaj duhet theksuar se ndonëse masa e deklaruar nga pala amerikane është politike dhe ajo nuk ka asnjë lidhje me fushën penale. Unë nuk jam jurist, por profesorë të vërtetë të kësaj fushe më kanë deklaruar këto ditë se nëse do të ishin pranë zotit Blinken do ta këshillonin atë ta injoronte fare thirrjen në seancat gjyqësore për ta bërë atë proces fare nul. Ose edhe do ta mbronin atë me shumë sukses në këtë proces jo vetëm se dosjet akuzuese ndaj Sali Berishës janë sa një mal i lartë, por edhe duke deklaruar në çdo seancë se Antony Blinken nuk është thjesht një person, siç po përpiqet ta paraqesë ish-presidenti ynë, por një institucion dhe deklaratat e tij përfaqësojnë pikërisht këtë institucion. Tymnaja që kërkon të hedhë Sala jonë se “dosjen ia ka përgatitur Edi Rama dhe Sorrosi” është tepër qesharake. Ai kujton se institucionet amerikane funksionojnë si në Shqipërinë e kohës së qeverisjes së tij kur me një të rënë telefoni apo me një të fërshëllyer, gjithkush këndonte në kor “ninullën” e tij. Ato fletë që janë futur në dosjen e tij janë kopsitur me informacion zyrtar nga institucione serioze të atij shteti, CIA dhe DEA të paktën dhe janë analizuar për muaj të tërë, derisa i janë dorëzuar Antony Blinken. Mbase gabohem, por po vë re në daljet publike të tij ditët e fundit edhe paburrërinë. I shiti bashkëpunëtorët aq thjesht sa thua nuk i ka patur vartës, por eprorë. Nuk pranojë asnjë firmë të hedhur për akuzat që i bëjnë. Mund të jetë e vërtetë e me këtë rast më kujton një të vërtetë nga jeta ime. Çdo shkresë që dilte nga njësitë ushtarake të para ‘90 duhej të kishin të sigluar në fund firmat e komandantit që ishte përfaqësuesi ushtarak i njësisë dhe të komisarit që përfaqësonte partinë. Kishte shkresa që duhej vetëm firma e një titullari, por kishte shkresa që detyrimisht duheshin firmat e të dyve. Shoku që punonte në sekretarinë sekrete më tregonte në intimitet se sa herë ia çonte shkresat për firmë komisarit, njeri i mirë, ardhur nga klasa punëtore, ai e pyeste nëse duheshin me një apo me dy firma. Kur i thoshte se duhej me vetëm një firmë më jepte urdhër ta çoja për firmë tek komandanti. Kur i thosha se duheshin të dy firmat më pyeste nëse kishte firmosur komandanti dhe nëse jo, ta çonte ta firmoste ai njëherë. Në një situatë favorizuese për mua e kam pyetur vetë komisarin se përse vepronte ashtu. Më është përgjigjur: për një firmë po venë në burg e para skuadrës së pushkatimit anëtarë të byrosë politike more djalë e jo më unë. Përgjegjësinë ta mbajë komandanti, ai është ushtarak, unë “inxhinier i shpirtit njerëzor jam”. Kur është me një firmë është e tij e gjithë përgjegjësia, kur është me dy firma unë justifikohem fare lehtë: e firmosa pasi kishte hedhur firmën komandanti dhe isha i bindur se çdo gjë ishte në rregull. Edhe Sala ynë ka qenë “kopje” e komisarit tonë në këtë aspekt dhe u është shmangur firmave në letër, por siç po i tradhton ai bashkëpunëtorët kanë për të bërë edhe ata të njëjtën gjë. Ai kujton se është ende më i fuqishmi i vendit dhe harron se tashmë nuk është veçse një “lis” i prerë dhe në lisa të tillë dhjesin edhe mizat. Ka dhe një dritëhije të madhe në deklarimin e Sali Berishës që ai i është shmangur ta zbardhë atë deri tani: ai ka pajtuar scic thotë vetë një avokat të njohur francez që sipas burimeve të besueshme kushton jo më pak se 1 milion euro vetëm për hapje procesi. Kush do t’ia paguajë atij këtë shumë? Çfarëdo përgjigje të japë ai ajo mbart në vetvete “erë korrupsioni”. Sa për vetëmburrjen e tij për futjen e Shqipërinë në NATO duhet t’i kujtojmë ish-presidentit se vendi ynë nuk plotësonte pothuajse asnjë prej kushteve që duhen për të qenë pjesë e Aleancës, ky proces në realizim nuk kishte asnjë meritë të vendit tonë dhe qeverisë që e drejtonte ai, por ishte më tepër një “bamirësi” që shteti që e ka mbrojtur vendin tonë që në fillimshekullin e kaluar, kur denoncoi Traktatin e fshehtë të Londrës për copëtimin e Shqipërisë, e donte ta kishte pjesë të familjes së madhe. Jo vetëm kaq, por edhe ta kishte nën kontroll. Sidoqoftë duhet përshëndetur iniciativa amerikane për lançimin e ish-presidentit që pastë këmbën e mbarë për të tjerë sivëllezër të tij, majtas e djathtas që më në fund edhe Shqipëria të dalë nga tuneli i errët i këtij djallo tranzicioni kaq shumë të stërzgjatur dhe të ecë në “bulevardin” e demokracisë së vërtetë.