BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Problematika të Vlorës në lidhje me turizmin

Shërbimet turistike në Vlorë përfaqësojnë industrinë numër një të qarkut. Kjo industri punëson 30 000 persona ne qark dhe në sektorët e tjerë të lidhur me të, si transporti, sektori i ushqimit, artizanati, etj. Dhjetra mijëra familje jetojnë me të ardhurat nga turizmi, ndërsa Buxheti i Shtetit grumbullon me dhjetëra miliona euro të ardhura nga turizmi në Vlorë.

Pavarësisht nga fjalnaja për investimet në dy projektet e Lungomares, turizmi përfaqëson sot asetin më të madh ekonomik të qarkut të Vlorës, të pa vendosur në vëmendje të qeverisë qendrore dhe të patrajtuar me politika prioritare fiskale dhe zhvillimi. 

Si mund të kesh turizëm të qëndrueshëm në zona me fluks të madh turistik në verë, si Radhima e Orikumi, kur këto zona vuajnë mungesën kronike të ujit të pijshëm, energjisë elektrike dhe infrastrukturës?

Si mund të kesh turizëm cilësor kur Lungomare 2, investim i qeverisë, pra i taksapaguesve shqiptarë, i jepet privatit?

Si mund të pretendosh të kesh një industri të fuqishme turizmi në Vlorë, duke e kthyer atë në një destinacion kryesor turistik, duke ruajtur asetet e saj natyrore dhe kulturore, kur investimet në turizëm janë vetëm reklamë dhe show, por jo thelbësore, aty ku ka më shumë nevojë?

Turizmi në qarkun e Vlorës përballet sot me problematika të shumta e të mprehta, si:

1-      Mungon një sistem, i cili të lehtësojë çdo procedurë të investimeve në fushën e turizmit, me prioritet turizmin lokal;

2-      Megjithë praninë e zyrave të turizmit në bashkitë Vlorë, Sarandë dhe Himarë, mungon profesionalizmi dhe pajisja e tyre me staf të kualifikuar dhe programe konkrete pune;

3-      Mungon një strategji dhe një plan konkret për uljen e barrës fiskale në industrinë e turizmit, për të unifikuar në nivelin e ulët TVSH-në për njësitë akomoduese dhe për restorantet e baret turistike; 

4.      Tur-operatorët ndihen krejtësisht të pambështetur. Mungon suporti në promovimin e paketave të tyre turistike, mungon mbështetja financiare, ulje deri në zerim të taksave vendore, ulje të taksave dhe tarifave kombëtare, si dhe programe qeveritare për zhvillimin e ofertave turistike në trekendeshat e artë të atraksionit vlonjat: Vlorë-fshatrat e Lumit të Vlorës-Kaninë; Himarë-Kuç-Kanionet e Kurveleshit; Dukat-Tragjas-Rradhimë(treva Erikua); Vlorë-Himarë-Delvinë, etj.

5.      Largimet masive të rinisë kanë sjellë për pasojë mungesë të theksuar të stafeve në sektorin e turizmit, duke e dëmtuar seriozisht atë dhe vënë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve turistike;

6.      Ka mungesë të shkollave profesionale në qytet dhe në qark, të cilat të jenë të aksesueshme dhe të ketë politika motivuese për to, si edhe marketing të gjerë, për të nxitur të rinjtë të trajnohen;

7.      Mungon programi i dedikuar për trajnimin e vazhdueshëm në distance dhe “in person” të personelit të njësive akomoduese të qarkut Vlorë, të guidave turistike, të personelit të restoranteve, pikave turistike, dyqaneve të artizanatit, etj., për rritjen e aftësivë të tyre profesionale.  Mungojnë internshipet e studentëve të dalluar të universiteteve dhe Shkollës Profesionale Tregtare, me njësitë e mëdha akomoduese dhe komplekset kryesore turistike të qarkut.

8.      Nuk ka asnjë plan dhe masa konkrete për fuqizimin e mjeteve detare të operatorëve turistikë të qarkut Vlorë, nëpërmjet programeve shtetërore dhe vendore të mbështetjes me subvencione dhe kredi të buta, për të rritur koneksionin dhe vizitueshmërinë në zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë dhe atraksionet e tjera natyrore;

9.      Vijon kronike problematika e mprehtë në qarkun Vlorë e derdhjes së ujrave të zeza në det dhe mungesa e pasiguria e furnizimit të vazhdueshem me energji elektrike në bregdet.

10.  Mjedisi turistik, sidomos gjatë fluksit turistik në verë, nuk mirëmbahet dhe ruhet as në qytet dhe as në të gjithë qarkun.

11.  Mungojnë investimet në menaxhimin e mbetjeve dhe të ujërave të zeza dhe të bardha, bashkë me kujdesin për mjedisin. Rritja e turizmit ekologjik dhe kulturor kërkon trajtim të specializuar dhe infrastrukturë mbështetëse për parqet kombëtare të qarkut, fshatrat në brendësi dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

12.  Mungojnë rimbursimet ndaj aktivitetit turistik për periudhat jashtë sezonit veror, të cilat janë të shumta në të gjitha vendet e rajonit, si në Greqi, Itali, Maqedoni e Veriut, etj.

13.  TEC-et lundruese ndikojnë negativisht në florën dhe faunën e bregdetit të Vlorës.

14.  Mungojne kontrollet supervizuese dhe suportuese nga institucionet pergjegjese, në mënyrë që të mos ketë abuzime çmimesh të lëndëve të para dhe karburanteve per turizmin.

15.  Nuk ka lirshmëri, përsa i përket aktiviteteve dhe argëtimit dhe pushteti vendor ka vendosur orare kufizuese, të cilat dëmtojnë turizmin dhe e kthejnë qytetin në një qytet pa gjallëri e jetë.

16.   Transporti publik është një tjetër problem për qytetin e Vlorës, pasi punon me orare të kufizuara, gjë që sektorin e turizmit e dëmton shumë.

17.  Vlora njihet si një destinacion plazhi për turistët që zakonisht preferojnë qëndrime më të shkurtra me nivele të ulëta shpenzimesh individuale, një profil i lidhur me një zinxhir vlerash të padiversifikuara turistike me një gamë të kufizuar atraksionesh dhe aktivitetesh. Fatkeqësisht, nënsektori i “turizmit blu” të Vlorës, duke përfshirë shëtitjen me varkë, zhytjen, peshkimin rekreativ dhe sportet ujore, mbetet kryesisht i pazhvilluar. Për më tepër, pavarësisht trashëgimisë kulturore unike të Vlorës, turizmi kulturor përfaqëson një pjesë të vogël të industrisë turistike të saj.

xx

Përfundimisht, mund të thuhet me plot gojën se të dyja qeverisjet, si ajo qendrore dhe ajo lokale, por sidomos ajo qendrore, kanë dështuar plotësisht, për ta shndërruar qarkun e Vlorës në një destinacion turistik gjithëvjetor, me oferta të qarta të turizmit të diellit dhe detit, të turizmit kulturor dhe historik, të turizmit arkeologjik dhe të aventurës, të atij natyror, gastronomik dhe të agroturizmit.