BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Problemi nuk është zgjidhje

Problemi nuk është zgjidhje

Për askënd nuk vihet dora në zjarr por ama kauza më e fundit opozitare “Tahiri” është shfaqja e rradhës së mjerimit të standartit të saj demokratik. Ishte shansi i saj për të dëshmuar se i bën gjërat ndryshe. Në emër të informimit të publikut, ajo ka meritë për publikimin e denoncimin e gjithçkaje që aludohet abuzive, por me aksionin e saj në vijim ajo thjesht po zhvlerëson vetveten duke provokuar hetimin objektiv dhe vetë drejtësinë.

Në një shtet që pretendojmë ligjor, opozita nuk dalldiset e turbullon skenën politike me skenarë konspiracionesh dhe frontesh anti-shtet. Nuk jemi në vitet ’90, kur monizmi nuk i hapte krahun zhvillimit demokratik, kur vidheshin me miliarda dollarë nëpër piramida, kur goditeshin mes sheshit opozitarët për votën e lirë, nuk ndodhi as 21 Janari e Gërdeci sërish etj., ngjarje që provokojnë pasione e emocione shesheve pafund … thjesht aludohet se një ish-ministër ka abuzuar dikur.

Për ta nisur me këmbën e mbarë, do të ishte në dinjitetin e opozitës të dëshmonte burimin e informacionit fillestar të saj. Opozita nuk është klandestine në këtë vend që të operojë me kanale të fshehta komunikimi. Nuk është as “media” që të garantojë anonimatin me arsyen e etikës profesionale. Shteti brenda shtetit nuk njihet në demokraci dhe nëse ndonjë agjensi apo i tretë anashkalon rrugën zyrtare duke klientelizuar e favorizuar me informacione opozitën, kjo dëshmon politizim që në fillim.

Politizim me pahir!

Demokracia gjithnjë do ketë punë me abuzimin por fajin nuk e vulos politika. Dikush tjetër paguhet për këtë punë dhe opozita ka rastin të dëshmojë se ka besim tek sistemi i drejtësisë që e ndërtoi vetë dje kur ishte në pushtet duke pranuar se faktet e provuara jashtë të gjitha dyshimeve janë rruga e vetme për të vënë drejtësi.

Me qasjen e saj, opozita po e transferon debatin publik nga pandehmat tek faji apo jo i një qytetari ish-pushtetar, tek politizimi i ngjarjes në fjalë. Ajo nuk është naive dhe nëse kjo bëhet për të rritur tensionet politike dhe përligjur bojkotin institucional me objektiv hallin e vjetër të frikës nga vettingu, për të provokuar anarki që merr peng integrimin që favorizon gjeopolitikat greko-serbe në rajon (me “rastësi” të tilla jemi mësuar gjatë; nga hapja ambasadave dhe deri tek “azil-mania” si me urdhër të peshkut kur PD del në opozitë etj), atëhere jo një, por dy, janë dosjet që prokuroria duhet të hapë me këtë rast.

Debati po ekspozon sërish amoralitetin monumental politik të politikanëve në vend. Veçanërisht atyre që “predikojnë” sot në opozitë. Kështu, nëse opozita është e sinqertë në frontin anti-mafia dhe anti-abuzim, le të dëshmojë integritet dhe objektivitet duke futur në rendin e ditës edhe kauza madhore si abuzimi nga Piramidat, grushtet e shtetit, Lazarati, vrasjet politike të 21 janarit, dhënien e detit, grabitjen e buxhetit me rrugën e Kombit etj. Që kanë ndodhur rëndom në “dezhurnin” e PD por dhe LSI. Ta fillojë nga vetja që të mos dyshojë kush se e kanë personale me Ramën dhe thjesht për pushtet. Ndryshe “anti-mafia” selektive degradon në anti-shtet.

Amoraliteti i frontit të sapokrijuar ekspozohet më tej kur sheh se mes protagonistëve që bërtasin për dorëheqje të Ramës, ka nga ata që jo njëherë por disa herë u kapën gafil në abuzim dhe jo vetëm nuk e shkuan nëpër mënd të jepnin dorëheqje por tentuan t’ia linin “kopilin” opozitës së atëhershme në derë. Dorëheqja nuk kërkohet por jepet dhe Rama, sado probleme me qeverisjen, nuk mund të akuzohet se ka degraduar sa ata që abuzuan me një buxhet autostrade, rrinin brënda godinës nga derdheshin plumbat në bulevard më 21 janar, pengonin prokurorinë të arrestonte persona në flagrance etj (a ka vallë analogji dyshimi opozitar se Rama po fiton kohë të shuajë faktet kompromentuese në servera!) etj. Rama nuk është katandisur ende si ata, por dhe nëse abuzimi fiton terren në qeverinë e tij, Rama me siguri nuk do sillet si ata.

Opozita lyp moral

Opozita e ka për detyrë ta ketë korrupsionin e abuzimin qeveritar si kauzë të saj. Janë krime me pasoja për të gjithë. Por opozita lyp moral dhe nëse nuk rigjenerohet nga brenda me protagonistë të rinj, të paktën të kërkojë ndjesë publike dhe të zotohet për nxjerrjen e “skeleteve” të vjetra prej dollapëve të saj. Atëhere, ndoshta publiku mund ta dëgjojë. Deri atëhere, e artikuluar nga goja e saj, akuza, edhe nëse reale, del jashtë boje, humbet vlerën, politizohet, martirizon të përfolurin dhe dëmton vetë drejtësinë dhe degradon institucionin e opozitës si jetik në demokraci.

Lufta e klasave dhe denoncimi i grupeve armiqësore iku më 1990. Edhe nëse një qeveritar apo ish-qeveritar del i zhytur në abuzim, përgjegjësia presupozohet individuale dhe pa prova dhe pa vendim drejtësie askush nuk mund të etiketohet fajtor. Se me përgjegjësi grupi, PD e dramave të tranzicionit duhej të kishte rilindur disa herë deri më sot.

Monizmi nuk ka brirë por për ironi, nuk është më pushteti por opozita që me gjyq “popullor” denoncon, gjykon e fajëson në harkun e 24 orëve një qytetar, kërkon “internimin” e ish-kolegëve të tij dhe ushtron presion duke krijuar “pritshmëri” tek prokuroria që komentohet se e ka nisur nga bishti duke akuzuar aforfe dhe tani kuturiset të mbledhë prova për të. Nuk është rastësi. Është i njëjti protagonizëm që dje pushtetin e shndërroi në gjykatë dhe sot modelin e ka çuar në opozitë duke e marrë peng atë. Ndaj vetingu është jetik. Shqipëria do bëhet, me apo pa Ramën, me apo Tahirin por ama fati saj do mbahet gjatë peng nëse “shpresa” në këtë vend identifikohet me të lakuarit deri dje. Që edhe nëse kanë kauza, nuk kanë fytyrë.

Nga Artan Xh. DUKA