BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Prodhimi politik i "komsomolasve & gardistëve të rinj" super dembelë!

Prodhimi politik i "komsomolasve & gardistëve të rinj"

Një nga "shpresat e humbura", por dhe përkeqësimet shoqërore dhe filozofike te ne, është imitimi trashanik dhe kriminal i prodhimit të një rinie të politizuar dhe absolutisht pa moralin e punës dhe jetës në ndershmëri! Të një rinie që fillon në shkollën e mesme dhe ngjitet në universitete duke marrë leksione politike në organizimet rinore të "FRPD-së", "FRESSH" dhe "LRI" akoma më keq se dikur BRSSH-ja! Po pra, në mënyrë trashanike dhe idiote tipikisht në organizim kapilar të ngjashëm me "komsomolas-it" në shkollë të mesme dhe "Gardistët e Kuq" në universitet! "Komsomolasit" ishin organizata e rinisë sovjetike, e cila ishte plotësisht e ideologjizuar dhe mbështetësja më e fortë dhe e madhe e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, kurse "Gardistët e Kuq" ishin "rojet e Mao Ce Dunit" kryesisht studentët e politeknikumeve në Kinë, të cilët me aksionet e tyre anti borgjezisë dhe luftës brenda Partisë Komuniste të Kinës, kanë vrarë dhe linçuar akoma më keq se nazistët e Nurenbergut në Gjermani! Bashkimi i rinisë së Partisë së Punës së Shqipërisë ishte një afërsi me komsomolasit dhe të rinjtë e asaj kohe ku edukoheshin dhe ideologjizoheshin për të mbështetur partinë dhe Enver Hoxhën deri në dhënien e jetës! Përfitonin të drejtën e studimit, bërjen kuadro partie të sigurtë, benefitet e kohës dhe të punës së mirë dhe padyshim rritjen e menjëhershme si kuadro partie dhe shteti! Çfarë kemi sot? Sot kemi histerinë e tre partive të mëdha për të qelbur universitetet dhe shumë shkolla të mesme me të rinj të politizuar dhe akoma më keq, të bindur se vetëm me përkrahjen politike, militimin politik, do të kryejnë shkollën, do të futen në punë dhe do të jenë me benefite të mëdha gjatë gjithë jetës së tyre, e cila shkon nga klubi në klub dhe nga qejfi në qejf me të vetmen lodhje - mitingjet dhe numërimin e votave të partisë! Të tre partitë e mëdha i kanë edukuar të rinjtë militantë pothuaj si "Gardistët e Kuq" të jenë jo vetëm asgjëbërës, por të egër në mbrojtjen të liderit dhe "emrit të partisë"! Sulmojnë me urdhër dhe me mungesë të madhe edukimi moral dhe etik! Nuk duan t’ia dinë nëse ka moshë apo shkallë institucionale dhe bëjnë tipikisht si "komsomolas të indoktrinuar" dhe në mitingje si "gardistë të çmendur" të partisë dhe kryetarit të saj kushdo që të jetë në krye! Janë dhënë shembuj në universitetet kudo në Shqipëri dhe sidomos në Shkodër dhe vazhdojë të jenë po ashtu të organizuar nga partitë respektive! Janë sabotatorë të bindur të kauzave normale të studentëve, që duan të mësojnë dhe kenë kushte! Janë menjëherë në luftë direkte me studentët që duan të mësojnë! Sepse rinia e partive në Shqipëri nuk do të ketë mësim, nuk do të mësojë dhe nuk do të punojë! Po sigurisht të tillë të rinj (shumica) duan vetëm benefitet që jua siguron partia! Janë kryesisht injorantë deri në infinit, sepse që kur kanë filluar shkollën e mesme, janë marrë me politikë dhe as që ju ka shkuar mendja të lexojnë! Janë dhe të keq edukuar dhe llafazanë, sepse superioriteti i tyre është politik dhe te kolegët e kurseve, fakulteteve apo klasës! Llafazanë dhe gojë prishur pothuaj njësoj si liderët e tyre politikë në imitim të një marrëzie të dikurshme, por akoma më keq, sepse janë dembelë të jashtëzakonshëm! Sepse dikur i futnin në punë, i detyronin të punonin dhe jo vetëm të hidhnin slogane! Kurse të sotmit për fat të keq, janë edukuar që të mos punojnë fare! Të tillë të rinj të forumeve rinore demokratike, socialiste dhe ato të lëvizjes për integrim, janë shembulli më i qartë, se si mund të degradohet rinia në mënyrën më të ashpër dhe qëllimshme më shpejt dhe më keq! Mësohen dhe edukohen, që të mos jenë kontribuues, por përfitues nga më të dalluarit qartë në shoqëri! Të veprojnë jo në bazë të aftësive të tyre, por katapultimeve të partisë dhe sidomos lidershipit që ka - partinë! Një pjesë e tyre janë të dizenjuar të bëjnë pastaj dhe atë pjesë së futjes së "rinisë" në përfaqësim në mënyrë groteske dhe mundësisht korruptive që në moshë të re! Mësojnë të gjitha sekretet e tenderimit korruptiv, gjykatësit të korruptuar dhe drejtorit super të korruptuar shqiptar! Është një çmenduri pothuaj njësoj si ajo e "komsomolasve, gardistëve të kuq dhe rinisë tonë dikur"! Kjo lloj rinie e ideuar dikur dhe përdorur akoma më keq sot në shkolla, kolektiva të tyre dhe sidomos në universitete, ku po shtrembëron dhe shkollën tonë! Po e politizon atë dhe me të tilla mostra për fat të keq në moshë të re, mbushen borde studentësh dhe nuk ka asnjë lëvizje të mendimit studentor që nuk sabotohet apo mos bëhet pis nga partitë në Shqipëri! Po po, sigurisht, e po mbushin dhe artin me të tillë të politizuar, duke e shtrembëruar dhe vetë një pjesë të kulturës shqiptare! Ju mësohet agresiviteti politik dhe partiak, përpara se sa mësimet dhe leksionet e shkollës! Ju mësohet si të mos pranohet mendimi ndryshe jo vetëm në parti, por dhe në shoqëri! Mbushen plot urrejtje dhe pastaj shpërthejnë në idiotësi politike në rrugë, aula universitare dhe FB! Kurse ata sipër (liderët) gëzohen, sepse kështu fitojnë pavdekësinë e tyre politike! Gëzohen në PD dhe PS e akoma më shumë në LSI! Lidershipi politik i do të tillë rinusha, që për fatin e keq, po deformohen si njerëz pa filluar mirë jetën e tyre normale në shoqëri! Po i deformojnë moralisht dhe filozofikisht! Po i përdorin politikisht! Por akoma më tepër, po i mësojnë të jenë dembelë të jashtëzakonshëm! Të mos njohin punën dhe të mos i thonë asnjëherë vetes - puna e mbarë! Po po, mirë se të tjerët jo - nuk ju thonë, por as vetes nuk i thonë dot një herë të vetme "më lumshin duart"! Sepse nuk duan të punojnë, por vetëm të përfitojnë në kurriz të shoqërisë dhe të familjes! E për fat të keq, përballë tyre janë ajo rini që do punë, do të punojë dhe kjo klikë politike si në pushtet dhe opozitë, nuk ja siguron! Qëndron ajo rini që lodhet për pak lekë si te pronari dhe informaliteti kriminal! Ajo rini që ikën dhe e lë këtë vend në dorë të “komsomolasve dhe gardistëve të partive” në Shqipëri! Pastaj ndonjëri prej këtyre komsomolasve vjen në Parlament (ka plot të tillë monstra) dhe na jep dhe leksione morali dhe demokracie! Kjo pastaj është dhe fundi i botës! 

Nga Besi Bekteshi