BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Produkti ligjor, kushtetues dhe institucional i kësaj klase politike është i ngjashëm me të!

Produkti ligjor, kushtetues dhe institucional i kësaj klase politike

Ka hapur debat “vetingu” në politikë! Populizmi shoqëror do që ai të bëhet dhe po ashtu “romantizmi makiavelist” i klasës sonë folkpolitike tashmë për shumë arsye e do një zhurmë të tillë folklorike dhe “drogëndjellësegjumifilozofik” në shoqëri! Të mësuar dhe nga iniciativat nga lart në diktaturë që imponoheshin për interesat personale të liderit apo dhe frikës që duhej në shoqëri, kjo e fundit është mësuar të mbajë propozime që në fakt duken për “popullin” dhe janë për udhëheqjen! Ka tashmë dekada ky teatër iniciativash populiste që kapërcejnë (mbivendosen) mbi ligje, Kushtetuta dhe institucione me shpikjet që bën klasa politike. Nisma për “vetingun” nga disa shpallet me hile dhe nga të tjerë si shtojcë kot kur janë institucionet! Por ne nuk kemi pasur kurrë institucionet të pavarur dhe funksionalë. I pari “institucioni i kontrollit të pasurive” që është i gjithë për veting për vete dhe për burg disa që me Adriatik Llallën përpara se të ishte Kryeprokuror. Ai pse ishte një levend kronik dhe i qartë se kujt duhej t’i shërbente u bë dhe Kryeprokuror. Shkatërroi punën si kontrollor dhe po ashtu si kryeprokuror më vonë! Pra kemi institucione dhe shpikim të tjerë për të bërë palosje mbas palosjesh ligjesh dhe institucionesh për të bërë demek shtetin dhe njerëzit e tij më të hahahaha...pastër! Një nga ato të shoqërisë (demek civile kur te ne dhe kjo shoqëri civile është e armatosur me fonde dhe mbështetje politike pavarësisht zonjës në fjalë) civile dje, po thoshte se: Nisma ka një hile brenda. Pa mbaruar vetingu në gjyqësor nuk mund të bësh këtë, por nuk është kjo vetëm kemi institucione si prokuroria, ILDKPI, SHISH, Gjykata. Kjo është djallëzore jo vetëm për të penguar punën e vettingun, por edhe djallëzore me problemet që po kalon ajo parti. Ai do të defaktorizojë Berishën dhe do të faktorizohet vetë. Këtë iniciativë PD e ka marrë një herë në 2018. Këta pretendojnë të kontrollojnë veten me një komision me 6 vetë, të kenë veton dhe për t'u kontrolluar ose për t'u hequr ose heq një politikan. Kjo është një amnisti e hapur. Më vjen keq se kjo klasë politike do të bëjë një ligj që të pastrojë veten", tha Gjikondi. Më tej ajo theksoi se partitë politike e kanë kthyer Kushtetutën në paranojat e tyre, duke futur lloj lloj nenesh. "Kushtetuta nuk mund të bëhet një kosh plehrash", tha ajo. Zonja ka të drejtë, por Kushtetuta kosh plehrash është bërë prej kohësh! Mbase Lulzimit dhe PS, por dhe ambasadave mund t’iu vijë mirë që Berisha të shkojë në “bankë të të akuzuarve” (e kujt i plas, ai e meriton, por duhet bërë ligjërisht dhe demokratikisht) nga kjo nismë dhe mbase është dhe kot fare, por PD-ja kështu propozoi dekriminalizimin kur janë të gjitha institucionet për të bërë kontrollin dhe nuk ka aspak nevojë as për vetëdeklarim as për kontroll sepse janë pra të gjitha institucionet, por nuk luajnë rolin apo nuk bëjnë detyrën, sepse janë politikë si veprim dhe formim. Për më tepër se për një farë kohe e formoi partia që sot propozon institucione dhe ligje mbi ligjet. E ky është problemi.

Problemi pra është se “produkti ligjor kushtetues dhe institucional i kësaj klase politike i ngjan asaj”! Dekriminalizimi i ngjan asaj klase politike që e shpiku! Ka krijuar institucione, por nga lufta për pushtet i ka pa moral dhe parime dhe sërish nuk iu beson. Pastaj shpik një diçka tjetër që i paloset sipër dhe pastaj ndryshon diçka që dje kishte aprovuar. Tipikisht si vetë natyra e kësaj klase politike. E papërkryer, jo ligjore deri në fund, me hile brenda, cinike dhe maniake ligjesh për vete, e përkohshme dhe për më tepër jashtë Kushtetute shpesh herë! Krijuar për interesa politike të momentit dhe për t’i shërbyer jo shoqërisë, por individëve sipër partive. Dje pyeste gazetari i opinionit një sekretar partie demokratike: Di ndonjë vend që ka bërë veting politik!? Mirë se politika është groteske dhe ka nevojë për teatër të tillë në sy të shoqërisë, por dhe media groteske ka nevojë për politikë për të bërë një teatër absurd si ky. Pyetja ka përgjigje me po një pyetje që është kjo: Po ti (gazetarit) a ke parë një vend që brenda pak më shumë se dy dekadave Kushtetuta të ketë ndryshuar pa mbarim, në çdo moment, jo në një apo dy nene, por në bazën e saj dhe funksionet bazike esenciale dhe kushtetuese apo dhe ato strategjike e funksionale në mënyrë tragjike si te ne?! E kjo ndodh sepse pikërisht “produkti ligjor” i ngjan jashtëzakonisht për keq kësaj klase politike që formuar në 1990-n nga mbeturinat e diktaturës dhe organet kanceroze së mitrës së saj të sëmurë. Tani “vetingun” në politikë do ta bëjnë bashkë dhe mbase “zgjidhin” diçka përkohësisht! Sigurisht ndonjë pengesë apo gjakosje (filozofike) të përkohshme do të zgjidhin! Por Basha dhe Rama nuk janë kaq të zot të ndryshojnë as ritmin dhe as fatalitetin tonë politik me produktin ligjor si ves i mendimit grotesk, cinik, kriminal i klasës politike që nga viti 1990 e këtej. Asaj klase politike që është – njeriu ynë i ri vepra më e shkëlqyer e partisë. E sigurisht e kam fjalën për PPSH, ose mamanë biologjike dhe filozofike të PSSH dhe PDSH, por dhe të gjitha partive të tjera në Shqipëri.