
SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Profecia e Pollos për problemin Beleri

Shkruar nga Prof. Dr. Ago Nezha 13 Shtator 2023

Politikani Pollo, na shfaqet vazhdimisht aktiv me profilin e tij politik, në situata kritike që krijohen në marrëdhëniet Shqipëri Greqi. Le të kujtojmë qëndrimin e Pollos si ministër, me rastin e vetëdeklarimit të popullsisë, që “profeti” Pollo kërkoi të implementoj formularin e vetëdeklarimit sipas etnisë dhe fesë. Dinakëria Pollo, këtë dhuratë kërkoi t’ia bënte peshqesh qarqeve të veçanta shoviniste greke, duke e servirur si një risi në kundërshtim me tërë konventat ndërkombëtare dhe praktikat e aplikuara në vëndet me demokraci perëndimore të zhvilluar. Ky akt antikombëtar e antishqiptar, ngjalli për kohën reaksion dhe reagim nga shoqëria civile dhe personalitete të letrave shqipe. “Profeti” Pollo, na u shfaq përsëri me të njëjtin profil politik, si ylli polar i Partisë së “Foltores”, në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”, për çështjen Beleri. Me kombësi shqiptare, por me ndjenja e sjellje thellësisht pro greke, Pollua nuk ka munguar të argumentojë më mirë se qarqet anti shqiptare, se Fredi Beleri, është ndaluar padrejtësisht, duke injoruar drejtësinë dhe politizuar problemin. Është i turpshëm dhe antikombëtar pohimi që i bën Pollua gazetares të gazetës “Panorama” se: “ Kam deklaruar në Qershor gjatë një konference ndërkombëtare se me Belerin fatkeqësisht Shqipëria ka sërish një të burgosur politik”. Me këtë deklaratë groteske, Pollua tregon se është një nga bijt më besnik të Partisë “Nongrata” dhe liderit të saj Berisha, që vazhdimisht kanë bërë aleanca zgjedhore me OMONIEN për kryetarin e Bashkisë së Himarës, që nga rasti Bollano, te shembulli Beleri. Me gjithë përvojën e hidhur nga aleanca e Partisë Demokratike me OMONIEN dhe liderin Vanjgjel Dule, që ka rezultuar me qëndrime pro greke në kohën e Bollanos, përsëri Partia e Berishës e quajtur “Foltore”, ose më sakt “Fjetore” dhe e bashkuar me koalicionin “ Bashkë Humbasim”, me partinë e “ Lirisë” të Ilir Metës, ose partinë e “Robërisë”, kontribuan në fitoren e OMONIES me përfaqësues Belerin. Tendencat e këtyre aleancave kanë qenë dhe janë për ta greqizuar Himarën, kur Himara ka qënë kryeqëndra e Labërisë me 52 fshatra. Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” Nderi I Kombit”, bëri “Kuvendin e Tretë të saj në Himarë, në Maj të vitit 2005, kur Kryetar Bashkie ishte Bollano, i cili nuk lejoi të zhvillohej Kuvendi në qendër të qytetit, në institucionet e bashkisë, edhe pse ndërhynë disa anëtar kryesie, lider të Partisë Demokratike, duke ja bërë të qartë që e ke fituar mandatin dhe me votat e të djathtës. Jo vetëm kaq, por fasadat e mureve të pallateve ishin të mbushura me parulla greqisht: “ Poshtë Labëria”, “Himara s’është Labëri”, “Himara është Greqi”, etj. Qeveria Berisha e lejonte qetësisht këtë situatë. Po të bëjmë një analogji. Po të përsëritej kjo situatë në Greqi për çështjen çame, që është një e drejtë historike, a do ta lejonte qeveria greke ?!...Angazhimi, shqetësimi dhe demonstrimi i qeverisë greke në Himarë, është i paprecedent për një vend të BE-së dhe për një fqinjë që ende mban ligjin e luftës në fuqi dhe kërcënon se do bëhet pengesë për aderimin e Shqipërisë në BE. Këtë sfond të shëmtuar, ekstremistët grek e kanë përgatitur në bashkpunim me politikanët tanë antikombëtar, që i kemi me bollëk te kosheria e “Fjetores” dhe te kosheria e “Robërisë”. Duke ju referuar qëndrimit të hapur të Pollos, që e quajti “trishtuese” arrestimin e Belerit, duke e konsideruar kundërshtar politik, tregon për karakterin e deformuar të tij. Duke u prokupuar për çështjen Beleri, ai bën thirrje histerike, që të lirohet sa më parë, se cenohet demokracia dhe liria e individit. Dhe vazhdon retorikën delirante, duke insistuar të kërkohet “ndjesë’ se po shkelen të drejtat e njeriut dhe i bën apel partisë berishjane që të organizojë protesta në Himarë. Pollua e ka quajtur burgosjen e Belerit, një akt politik. Flet paturpësisht se nuk e njeh turpin. Në opinionin e tij publik, i konsideron të drejta pretendimet dhe protestat e qeveritarëve grek në Himarë, pasi Himarën e quan komunitet grek. “Avokati” i Belerit, Pollo, do të konkuroi dhe maniakun Manjani, që e ka marrë në mbrojtje duke hedhur poshtë pyetjen e gazetares, se Beleri është përzier në sulmin terrorist kundër njësisë ushtarake në Peshkëpi të Dropullit. Merr në mbrojtje çështjen Beleri me gjithë fuqinë e arësyes së sëmurë dhe bën aluzione aluçinante. Si shumë aktorë politik të koalicionit “Bashkë Humbasim”, edhe Pollua lavdëron Berishën dhe Metën për prudencën që kanë treguar në mbrojtje të veprimtarisë Beleri. Një akt të tillë ai e quan si një veprim korrekt, pasi kanë mbrojtur parime dhe vlera universale, kushtetuese europiane. Ky politikan “parimor” shpërfill drejtësinë dhe me paturpësi merr autorësinë e avokatmbrojtësit të çështjes Beleri. Kosherja antishqiptare e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, gumëzhin nga deklarimet në mbrojtje të veprimtarisë së Belerit, pasi janë të paguar e korruptuar nga qarqe shoviniste greke. Shoqëria civile dhe shteti shqiptar, duhet t’i demaskojnë e denoncojë këta shërbëtor të antishqiptarizmës.
Më të lexuarat


Nëse thirrja bëhej nga një progresist, unë do isha i gjashtëqindmijë e njëshi idealist

Gjithmonë kam porositur se Kosova duhet të armatoset

2 tetori, fillimi i vitit të ri akademik dhe dështimi i politikave arsimore të qeverisë

Uzay Bulut, analiste apo atentatore politike?

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

3 Tetori gjerman dhe bashkimi Shqipëri – Kosovë

Greqia nuk mund të konsiderohet dado e Shqipërisë

Do shkojmë në Beograd dhe do e mundim Serbinë në mënyrë paqësore

Vizioni i shqiptarëve dhe paradoksi i demokracisë

SHBA dhe mbështetja për Kosovën
