BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Profesor Gjekmarkaj me madhështi e emërton harem këtë qeveri të sulltanit Edi

Profesor Gjekmarkaj me madhështi e emërton harem këtë qeveri

Dihej dhe pritej që fillim shtatori do hapte siparin për ndryshme të mëdha në tërë spektrin politik. Kështu edhe me Asamblenë e PS që është partia në mazhorancë për të cilën janë të vëmendshëm të gjithë dhe prisnin sy e veshë, kush do ikte dhe cili do vinte në kabinetin “Rama 3”. Askush nuk duhet të habitet kur opozita e fshikullon çdo lëvizje apo iniciativë të mazhorancës aq më tepër në mandatin e saj të tretë. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me profesorin e shquar, deputetin e zgjedhur të PD, i cili fyen me egërsi të pangjashme të përzgjedhurat në qeverinë “Rama 3”, Agron Gjekmarkaj. Për profesorin, kjo qeveri nuk është asgjë më shumë apo më pak, po haremi i Edi Ramës dhe është i tillë se paska zgjedhur dymbëdhjetë zonja shumë prej të cilave pa njohje të gjerë politike me të vetmen arsye sipas tij se do të jenë të bindura të Sulltanit. E patë qeverinë e re që doli nga zgjedhjet e vjedhura, e patë? Dhe vijon profesori: Thjesht banale, e mjerë një tallje me shqiptarët me ish-ministra qesharakë e të dështuar, pa shtyllë kurrizore, të akuzuar e të urryer pa shtyllë kurrizore, pa CV. Dhe sipas Gjekmarkajt, kjo turmë e papëlqyer prej zotërisë së tij, një ditë do iki në një karrocë të veshur tebdil. Dhe vijon fyerja dhe sharrjet me fjalorin e sulltanatit. E dinë të gjithë çfarë përfaqëson haremi edhe ai që ka parë qoftë edhe një sekuencë pesë minutëshe nga filmi “Sulltani i Madhërishëm” që flet për drejtimin e Perandorisë Osmane të viteve 1500, pra gjashtë shekuj më parë. E njohin shumë mirë kush ishte haremi, cilat bënin pjesë, çfarë përfaqësonin dhe përse shërbenin. Në këtë kuptim e trajton idenë e tij dhe e analizon përbërjen e qeverisë profesor Agroni, duke fyer dinjitetin e femrës shqiptare të atyre zonjave që janë përzgjedhur, jo për qenien thjesht femra as si fytyrë bukura apo nazelie joshëse siç i etiketon Gjekmarkaj, po për begraundin që përfaqësojnë, rrugëtimin e tyre akademik nëpër auditoret e universiteteve më prestigjoze që kanë ndjekur që nga Londra, Roma deri në Harvard, ku kanë kaluar shumica e presidentëve më shquar të SHBA- së. Askush nuk priste që PD, Lulzim Basha, i cili sapo përmbylli përzgjedhjet e veta në Këshillin Kombëtar me zonja dhe zotërinj që i gjykoi më të përshtatshmit për të drejtuar opozitën drejt objektivit për të fituar pushtetin. Partia Socialiste, respektoi vullnetin e lidershipit të opozitës zyrtare si një tagër i saj, si e drejtë legjitime dhe që vendos cilin dhe cilën do delegoj në forumet me të rëndësishme të udhëheqjes së partisë. Dhe ka vepruar shumë drejt pasi ndërhyrjet në këto përzgjedhje dhe anatemimi i emrave të veçantë do ishte ndërhyrje në jetën dhe aktivitetin e partisë në opozitë dhe një shenjë dobësie për mazhorancën. Po atë që nuk bëri Edi Rama dhe asnjë prej funksionarët politik të mazhorancës e bëri me pasion dhe këmbëngulje të paparë PD dhe vetë Basha, i cili fyeu përzgjedhjet e bëra në partinë kundërshtare, jo se ishte objektiv, po ende ndihet i frustuar dhe i goditur nga verdikti popullor që e ka lënë atë në opozitë për të tretën herë në zgjedhjet e përgjithshme dhe në të n-ën herë në ndeshjet me socialistët. Natyrisht, Basha nuk e quan humbje për atë dhe ata që e rrethojnë, kjo është fitorja e tij e vjedhur nga ky haremi që thirri Rama në Sulltanatin e tij që me aq pasion dhe zell prej adoleshenti me thinja e etiketon Gjekmarkaj nga ekskatedra, si një filozof që lexon një përrallë të mesjetës dhe komenton sulltanatin që kanë lënë mbresat e filmave me temë perandorake osmane. Këto pasazhe i kanë mbetur memorizuar në tru. Dihet se nga çdo brez të rekrutonte Rama, cilindo të ftonte në qeveri, të gjithë do shaheshin dhe përbalteshin. Sikur të merrte nga të vjetëit do deklarohej se thirri fosilet ata që janë për uturak. Ti merrte akademikë, ata do anatemoheshin si teoricienë që nuk menaxhojnë. Shkurt më mirë do ishte pa qeveri fare apo mrekullia vetë t`ia delegonte këtë të drejtë udhëheqësve të Agronit, PD-së. Ministrat e kabinetit të tij do gjendeshin njëllojë përballë anatemimeve dhe shpërthimit të stuhisë nihiliste dhe pezmit të grumbulluar për një dekadë në shpirtin dhe mendjen e opozitarëve të cilët quajnë individ me integritet vetëm njerëzit e vet, po që edhe ata i shtrydhin dhe flakin siç bëri sapo zërat kritikë thanë ndonjë gjysmë të vërtetë për bëmat e lidershipit të PD apo drejtimin e dështuar tani e dymbëdhjetë vite të Bashës që i ka dhënë PD statusin special të humbësit kronik dhe prit të presim deri sa guri që rrokulliset të ndalet në ndonjë shteg për t`u ringritur. Kështu me Nishanin. Më keq me Kadillin. Edithin e fluturuan fare. Agron Shehajn po ashtu e shpallën non grata. Si mundet që një profesor i auditorëve, i cili ndonjërën nga këto të haremit të Sulltanit mund ta ketë pasur edhe student, ta etiketoj si cengie, si eskortë dhe anëtare të haremit që është atje për bukurinë apo hijeshinë dhe jo për dijet dhe përvojën që zotëron për shkollimin ekselent dhe arritjet në detyra, të cilat nuk janë aq publike? Si mundet që Gjekmarkaj ta akuzoja ministren e re të Financës, Delina Ibrahimaj si pjesëtare të haremit, si një femër që nuk di asgjë për postin që i falën vetëm se është grua? Ata që kanë punuar me këtë zonjë e njohin shumë mirë për arsimimin dhe përvojën e saj. E dinë si ka drejtuar në të gjitha detyrat që ka marrë përsipër ndër vite e njohin përvojën e saj, të qenit progresiste dhe novatore për zgjidhje të problematikave të vështira. Po të gjitha këto që dinë të tjerët nuk kanë asnjë vlerë për profesorin, për të rëndësi ka që e shënjestruara prej tij, ka pranuar të bëjë ministren e Financave nën drejtimin e kryeministrit armik të profesor Agronit dhe doemos që nuk e meriton. Ajo fyhet për idetë dhe ngjyrat që përfaqëson dhe deri sa nuk është e shijes blu, si profesori është thjesht eunuke në karrocën sulltanatit, kryeministrit. Gjekmarkaj i fyen të dymbëdhjetë zonjat e respektuar të cilat i etiketon gra të haremit, duke shkelur në këtë mënyrë çdo etikë, normë, e traditë qoftë edhe Kanunin e Maleve që e kursen fyerjen dhe mllefin për gratë. Do apo nuk do Gjekmarkaj të dymbëdhjetë gratë që iu ngarkuan detyra e drejtimit të ministrive nuk janë ato që etiketon profesori deputet. Përkundrazi kanë përvojën e tyre shumëvjeçare dhe pesë prej tyre marrin detyrën e ministres për herë të parë po nuk janë produkt laboratori dhe vijnë nga fronte të vështira të sipërmarrjes, menaxhimit, të bankave biznesit apo nga shkollat e jetës. Kanë drejtuar sektorë të vështirë, si statistikat apo tatimet dhe kanë bërë emër në këto pozicione, falë këmbënguljes dhe kokës plot pasi nuk kanë ardhur nga hiçi. Kështu Frida Krifca e Ministrisë së Bujqësisë apo Bilali si Ministre Shteti. Dihet se opozita jonë i ka gati topat e baltës së madhe për të sterrosur cilindo që ka kundërshtar politik. Askush nuk pret që lidershipi i opozitës të flasi mirë për asnjë nga qeveritarët. Po kjo nuk do të thotë që ata të fyejnë me rob shtëpie dhe fjalor të pistë huajtur nga fjalorët dhe defterët e sulltanatit pasi përballë nuk kanë gra të haremit, po vajza dhe gra të dinjitetshme që vijnë në krye të punëve për të dhënë gjithçka munden me mish e shpirt. Ato kanë një mision, një qëllim, një motiv t`i shërbejnë atdheut, Shqipërisë, të luftojnë, të lartësojnë e zhvillojnë ekonominë dhe mirëqenien e popullit shqiptar që i votoi dhe i besoi për t i drejtuar për katër vitet që vijnë. Praktika e derisotme ka treguar se cilindo të thërras Rama në qeveri mbi të do hidhen gurë e tërë të zezat. Do anatemohen e përgojohen si të ishin të gjithë Juda. Do komentohet si t`i kishte sjell këtij vendi tërë të zezat, si të ishte sjellësit i fatkeqësive dhe jo të luftonte në emër të së resë dhe progresit zhvillimit e përparimit. Kështu ka ndodhur me të gjitha ekipet qeveritare që nga e para qeveri post shpalljes së pavarësisë, ku ministrat janë barazuar me hajdut dhe të korruptuar maskarenj që rrjepin popullin. Nuk ka individ të paqortueshëm edhe sikur ta kesh marrë drejt e nga shtëpia e lindjes për demokratët tanë. Këtu nuk flasim për individ të përsosur as për majat e shkencës po qytetarë që kanë formimin dhe kulturën për të shërbyer dhe kryer detyra në interes të qytetarëve. Profesori i quajti anëtare të haremit ministret e reja dhe ato të vjetra. Po nëse i referohej Ekonomit, si ministre përse mund ta qortosh? Cili di një fakt se bëri korrupsion apo nuk ishte një ditë krye të dikasterit? Kush mund të thotë se është e pazonja dhe ka lënë një punë në harresë? Kush mund të thotë se ministrja Balluku nuk udhëhoqi punët në ministrinë më punëshumë dhe nuk ia arriti me aeroportet dhe rrugët kombëtare? Cili është ai që mund ta akuzojë se dha tendera për të fituar? Si mund ta cilësosh Manastirliun të paaftë dhe ta barazosh me vajzat e haremit të sulltanatit kur për dy vjet nuk i prekën këmbët dhe në ruajtje të jetës së qytetarëve dhe modernizimin e shëndetësisë apo përballimin e pandemisë për vaksinimin? E njëjta gjë mund të thuhet për Spiropalin, Margaritin, Xhaçkën dhe për më të rejat që për herë të parë bëhen ministre dhe iu besohet një post kaq i rëndësishëm! Pastaj me ç`logjik, profesori anatemon një kabinet me shtatëdhjetë për qind femra,vetëm se kështu kërkon të deligjitimojë qeverinë e re!? Askujt nuk i lejohet të zbrazi mllefin kundër grave dhe vajzave të Shqipërisë, asnjë ordineri dhe skajori të pagdhenduri e të pashkolluari pasi femra shqiptare është pjesa në vitale e Shqipërisë. Nuk besojmë që Gjekmarkaj të jetë i ndikuar nga Kanuni se gratë janë vetëm për të tundur djepin dhe shërbyer burrave në shtëpi. Nuk e besoj se gjykon që femrat janë flokë gjata e mendjeshkurtra aq më pak se janë në qeveri dhe kanë lënë dinjitetin në shtëpi. Është e drejta e çdo opozitari të bëjë biografinë e secilit që merr detyra me peshë aq më tepër kur bëhen ministra apo kryetare Kuvendi. Po ka njëmijë forma për të bërë opozitarin e rreptë. Kjo që bën profesor Agroni nuk është kritikë as analizë aq më pak është mendim ndryshe kritikë objektive dhe konkurrencë vlerash. Më e pakta është keqdashje, delegjitimim i femrës, poshtërim i tyre për të vetmen arsye se pranojnë të hynë në qeverinë e armikut të Gonit. Një profesor duhet të zgjedhë një tjetër gjuhë, të argumentojë, po jo të shantazhojë aq më tepër të fyejë deri në shkatërrim femrat shqiptare, gratë dhe vajzat e këtij vendi për të vetmin faj se pranojnë të jenë qeveri të armikut të Agronit, kryeministrit Edi Rama. Ministret ende nuk kanë hyrë në zyrat e ministrive përkatëse. Sa të zonjat e të devotshme do jenë, është koha që do i provojë, jo cilësimet poshtëruese të profesorit Gjekmarkaj, i cili me gjuhën më helmative, i pagëzoi, jo si ministre të qeverisë që do i shërbejnë Shqipërisë dhe shoqërisë, po si pjesë e haremit të Sulltan Rama dinastisë. Është koha që Agron Gjekmarkaj edhe pse me të drejtë nuk e do këtë qeveri të kërkojë ndjesë dhe distancohet nga etiketime të tilla të shëmtuara dhe fyerje deri në kockë të atyre që guxojnë t`i shërbejnë Shqipërisë me dinjitet e ndershmëri dhe jo si pjesëtare të ndonjë haremi që më shumë është imagjinatë, inat e idiotësi dhe kotësi e këtij profesori supersherrxhi!