BREAKING NEWS

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë Shqipërisë, anija cisternë dhe shoqëruesi i saj misterioz po i drejtohen...

Dy anije gjigante 250 metra të flotës ruse do kalojnë pranë
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja mori përpara tre kalimtarët, vdes në spital njëri prej tyre (EMRI)

Aksidenti i frikshëm te “Kodra e Diellit” ku 29-vjeçarja
x
BREAKING NEWS

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet masa e dhënë

Apeli i GJKKO merr vendimin për gjyqtaren e njohur dhe avokatin. Zbardhet
x
BREAKING NEWS

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na tha se u zhduk”/ Zbulohet për herë të parë shteti ku ndodhet personi që lajmëroi xhaxhanë e Ervis Martinaj për zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë

“Një i afërmi jonë nga Puka që jeton jashtë, na
x
BREAKING NEWS

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e menjëhershëm

E kanë eleminuar Ervis Martinajn? Prokuroria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e kërcyer në bodrumet e politikës shqiptare

Petro Koçi: Çifti Berisha-Metaj, një ‘tango’ e
x
BREAKING NEWS

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e Berishës nga politika, në shtator Kuvendi do shkaktojë “tërmet” për “non gratat” dhe spiunët

Ja skema ligjore që do të përdoret për përzënien e
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali Berishën, nëse nuk do jetë më deputet ndaj tij do të filloj procesi penal, në shtator do kemi ngjarje të reja

Spartak Ngjela: Është e garantuar që ka prova për Sali
x

Opinion / Editorial

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh

Profeti i rremë i demokracisë shqiptare Berisha kërkon revansh

Nuk është era e parë dhe as e fundit që një drejtues i opozitës shqiptare kërkon revansh për të marrë pushtetin jo nëpërmjet votës por nëpërmjet protestave. Nuk është hera  parë dhe as e fundit që një drejtues i opozitës nuk ka në tavolinën e tij asnjë Program dhe as Projekt për të implememtuar pas marrjes së pushtetit me votë, me qëllim që të  hapë perspektva në zhvillimin e vendit - përveç thirrjeve paranojake `Nano ik`, `Rama ik`, `Basha ik`,  dhe dhunës nëpër rrugë sa herë që del për të realizuar qëllimet e tij të mbrapshta. Dhe në Shqipëri është vetëm një njeri që zbaton të vetmen praktikë që ai ka mësuar gjatë periudhës së diktaturës kur vetë ishte një komunist i vendosur- praktikën e revolucionit, praktikën e dhunës për të marrë atë që dëshëron. Çuditërisht, Ramiz Alia e vendosi këtë komunist të atëhershëm të drejtonte të parën parti opozitare me të cilën ky njeri u  përshëndet si prurësi i demokracisë në Shqipëri gjë që nuk është fare e vërtetë. Ky njeri përdori ato njohuri filosofike të markzëm leninizmit në praktikë për të mbajtur pushtetin ashtu siç thoshte diktatori tjetër Stalin `populli voton por votat i numërojmë ne`, dhe në rastet kur nuk shkonte mirë periudha zgjedhore përdorej dhuna ndaj opozitës përkatëse të asaj kohe. Për shumë vite Shqipëria endej sa andej këndej duke mos qënë as në një sistem diktature por as nuk mund të quhej demokraci. Më shumë Shqipëria  i ngjante 4 Anarkive të  Fan Nolit, anarki të cilat ndihmuan drejtuesit dhe vetë Profetin e Rremmë të Demokracisë -Berishën, të shkelnin ligjet dhe të pasuroheshin  (dhe jo vetëm ata), dhe të shkatërronin Shqipërinë me pa-aftësinë e tyre për të drejtuar, me shkatërimin e 540 fabrikave uzinave kombinateve, punishteve, dhe nxjerrjen papunë të 700.000 punonjësve shumë prej të cilëve emigruan. Bashkë me kontigjentin e emigracionit ikën dhe një pjesë e kontigjentit që u dënua nga diktatura , por përmasat ishin katastrofike. Deri në 1997 u larguan 1.2. million shqiptarë,  të cilët me të ardhurat e tyre ndihmuan njerëzit në Shqipëri që të mos vuanin bukën e gojës. Edhe pas viteve 1997 kur ndodhi rënia e Piramidave e deri në 2013, asnjëra opozitë nuk e lanë njëra tjetrën që fitonte zgjedhjet rehat por i vinin njëra tjetrës stëkrëmbëshin, dhe grindjet brënda vëndit të zmadhuara nëpërmjet tv, dhe mediave të secilës palëve u dëgjuan edhe jashtë Shqipërisë duke habitur  edhe BE, Parlamentin Europian CDU dhe Partitë e majta Europianë me gjuhën e urrejtjes aq sa dhe këta të huaj menduan se Parrulla  e fillimeve të Demokracisë në `90-`91 `E duam Shqipërinë si gjithë Europa`, duhej të kishte qënë parrullë sa për sy e faqe – duke parë gjuhën e urrejtjes midis drejtuesve të këtyre partive shqiptare. Por ideatori i gjuhës së Dhunës dhe Urrejtjes brënda vëndit, përçarsëi i shqiptarëve si jugorë e veriorë ishte vetë Profeti i Demokracisë shqiptare-Berisha. Sa herë që humbiste, gjuha e tij aspak etike dhe e moralshme kalonte në ekstrem për dy qëllime:

-Për të çfajësuar veten nga dështimet përballë popullit

-Për të krijuar destabilitet për të rimarrë pushtetin e humbur

Kur kjo nuk solli dobi, Profeti i Rremë  përdori një djallëzi tjetër, u tërhoq nga drejtimi i Partisë dhe ja dha një të riu si Basha, por përsëri ai drejtonte nga skalioni i dytë. Gabimet dhe budallallëqet e bëra pas vitit 2013 e këndej nuk kanë të sosur, që nga bojkoti  që e la vëndin pa opozitë madje edhe sot e kësaj dite,  e deri tek  përplasja dhe mallkimi që i bëri Bashës si bashkëpuntor i Ramës, gjë që shaktoi shkatërrimin e Partisë demokratike dhe zgjidhjen e këij problem me gjykatë e cila nuk e ka dhën verdiktin akoma. Sigurisht Profeti i Rremë deklaron që do të fillojë protestat me 7 korrik për të rrëzuar qeverinë legjitime me pretekstin se ka krim, korrupsion, institucione të paafta, emigrim i të rinjve, etj, të cilat nëse do të ishte një person tjetër në drejtim të protestave, ato do të mund të justifikoheshin. Sigurisht gjëndja e Shqipërisë pas 2013 e deri më sot është përmirësuar dukshëm por pushteti I zgjatur shkakton padyshim probleme si korrupsion, koncesione të dyshimta, pakënaqësi , të cilat maxhoranc përpiqet ti rregullojë por vështirësitë kanë qënë edhe për shkak edhe të problemeve të Emergjencave kombëtare si: tërmeti i 2019, Pandemia e 2020, lufta në Ukrainë që ka vështirësuar drejtimin ekonomik të vëndit tonë nga ana e Maxhorancës por edhe se probleme të tilla janë fare të zakonshme në sistemin kapitalist, sistem i cili ashtu siç ka thënë dhe ish Drejtori i Bankës Botërore Camdessy- `nuk është system i mirë por nuk ka system tjetër më të mrë alternativ`. Profeti i Rremë i demokracisë shqiptare është shpallur edhe non gratta për shkak të zullumeve që ka bërë në të kaluarën dhe nuk ka qënë ndëshkuar, por tani kërkon patjetër një post drejtues të Opozitës shqiptare që të mbrohet nga ndëshkimi ligjor që do të vijë. Për këtë arësye ky Profet i Rremë kërkon të mbulojë zullumet antiligjore, korrupsionin, pa-aftësinë në drejtim, me protesta dhe me përpjekje për destabilizim duke përdorur të njëjtën metodë si udhëheqësi i tij shpirtëror diktatori Hoxha, i cili u kërkonte vartësve të tij që të kritikonin dhe sulmonin e shanin cfarëdo lloj inisjativash apo punësh qofshin ato të mira apo të këqija që bënte kundërshatri apo kundërshtarët e tij politikë. Rëndësi ka, thoshte Diktatori, që në sy të popullit kundërshtari të dërmohet me çdo lloj mënyre, ndryshe ..na marrin pushtetin… Po kështu vepron Profeti i Rremë i Dmokracisë shqiptaredje dhe sot: shaj, kritiko, përdhos çdo gjë që thotë kundërshtari (pra Maxhoranca në fuqi). Flet për rrugët që po ndërtohen? Shaji dhe përdhosi ato si të këqija me korrupsion etj, Bën punë kundërshtari për të reformuar ndarjen administrative, punon për të rregulluar qytetet, bën punë për të rregulluar pagat? Bën punën për të mposhtur Pandeminë, dëmet nga tërmeti, ngritjen e çmimeve? Shaji, nënvlerësoje, kritikoji, gulçon Profeti i Rremë. Përpiqet rivali i tij kryesor për Ballkanin e Hapur, përpiqet rivali i tij kryesor për të hapur rrugën e integrimit në BE? Përpiqet rivali i tij kryesor për të rregullar punët me Kosovën duke hequr doganën dhe duke bërë marëveshje, duke rritur numrin e turistëve të huaj, duke fituar simpatizantë për Shqipërië? Profeti i Rremë shan , kritikon, ndot, çdo gjë që bëhet për të mirën e Shqipërisë. Dhe për këtë ka dhe një grup djajsh analistë, tv, media të cilat nxijnë dhe sterrosin çdo gjë të mirë për vëndin tonë. Por Populli ynë i cila do feje apo tradite qoftë e ka kuptuar thënien e Biblës e cila shprehet se: `Do të vijnë në këtë periudhë të errët shumë profetë të rremë të cilët do të bëjnë edhe `mrekulira`, por ju mos i besoni se kur të vijë Ai,  do të vijë papandehur. Prandaj rrini zgjuar`. Ky individ e bëri punën e tij të mirë a të keqe, e ka mbaruar detyrën e caktuar nga Diktatura, për ta bërë Shqipërinë çorap e për të krijuar në popull idenë se kapitalizmi është i keq kurse socializmi ishte i mirë…. Sot ai duhet ti lërë vëndin të tjerëve dhe të lërë Shqipërinë rehat sepse edhe SHBA  e ka konstatuar dhe dënuar si non-gratta. Këmbëngulja e tij për të qënë udhëheqës i Opozitës së sotme do ti sjellë Shqipërisë veç të këqija, përçarje, sherr, urrejtje ndaj njëri tjetrit, si dhe një përshtypje të keqe në botën e Demokracisë perëndimore.