
E qëlloi me pistoletë në sy të fëmijës, dalin pamjet nga sherri që solli dy viktima në Kavajë

A po e dëmton Alibeaj Partinë Demokratike? Analisti komenton situatën para zgjedhjeve: Berisha ka supërmacinë, por del i humbur se…

Analisti i njohur tregon "puçin" me të cilin mund t’ja marrë Alibeajt vulën dhe logon e PD-së: Ja kush është shpëtimi i Berishës

Kreshnik Spahiu plas deklaratën e fortë: Ja pse Berisha do braktisi partinë

Gazetari Hoxha parashikon çfarë do të ndodh me kandidatin e PD, Roland Bejko

Kreshnik Spahiu tregon arsyen e fortë: Ja pse largohen kandidatët nga Alibeaj

Gara për Tiranën në 14 maj, analisti zbulon sekretet në fushatën e Këlliçit

Kreshnik Spahiu flet me emra: Këta dy politikanë të fuqishëm do bashkohen në një parti pas 14 majit

Prognozat e ardhshme të Rusisë pas erës “Putin”

Shkruar nga Nga Dr. Elton Demollari 15 Mars 2023

Vladimir Putin dhe shpura e tij politike e kishte imagjinuar luftën në Ukrainë shumë të lehtë dhe një lloj “Blitz-Krieg” modern. E them këtë, sepse taktikisht Moska ndoqi të njëjtën formë, sikundër e sulmoi Gjermania naziste Bashkimin Sovjetik gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kievi do të binte sa hap e mbyll sytë. Qeveria e Zelenskyt do të rrëzohej shumë shpejt dhe do të vendosej një qeveri – kukull sipas dëshirave të Kremlinit. Por realiteti tregoi, se Ukraina nuk ishte një kafshatë e lehtë për t`u gëlltitur, sepse luftimet në front kanë treguar të kundërtën dhe ato kanë hyrë në një fazë tepër intensive. Nga njëra anë kemi ushtrinë ukrainase, morali i së cilës është tepër i lartë dhe ushtarët ukrainas kanë një vetëbesim të jashtëzakonshëm tek forcat e tyre, sepse lufta po merr një kthesë, të cilën e kanë dëshiruar që në fillim të gjitha fuqitë perëndimore. Nga ana tjetër kemi ushtrinë ruse, morali i së cilës po prek fundin dhe besimi tek ushtarët rusë është në nivelin zero. Kjo po tregon dalëngadalë, që llogaritë Putini, politikanët rusë dhe gjeneralët e lartë ushtarakë u kanë dalë nga shinat. Sipas gjasave kjo luftë ka për të zgjatur më shumë nga sa është menduar në fillim. Pra, nuk duket se do të ketë një fund në horizont për momentin. Sipas ekspertëve ushtarakë të njohur në këtë fushë, ata e shikojnë Rusinë si një humbëse të luftës dhe nga ana strategjike ajo po e humbet vendin e saj në arenën e përgjithshme ndërkombëtare. Dhe parashikimi më befasues nga ana e këtyre ekspertëve është që Rusia do të kthehet në “një vend në zhvillim". E pabesueshme, por gjasat të çojnë drejt kësaj pike. Sepse para Rusisë shtrohen vetëm dy alternativa: E para, Rusia të tërhiqet me turp duke humbur para Ukrainës, pra humbja është një mënyrë për t'i dhënë fund luftës. E dyta, Rusia duhet të hyjë me çdo kusht në tratativa për armëpushim në fillim dhe më pas negociata për të arritur marrëveshje paqeje përfundimtare me Ukrainën për të mos i rënduar edhe më tepër humbjet njerëzore dhe humbjet e armatimeve ushtarake dhe moralin e ushtrisë së “famshme” ruse. Sepse situata e tanishme në fushëbetejë po tregon dy tablo të ndryshme nga njëra tjetra. Nga njëra anë rezervat ruse po shkojnë drejt shterimit, sepse sipas tyre Rusia po humbet çdo ditë pesë tanke dhe gjashtë transportues të blinduar të personelit, duke mos llogaritur humbjet në forcat e saj ushtarake. Dhe nga ana tjetër Ukraina do të vazhdojë të ketë mbështetjen në shkallë të gjerë nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtetet e tjera. Shumë ekspertë ndërkombëtarë prognozojnë, se Putini dhe ushtria e tij do të bjerë në muajin tetor të këtij viti. Më pas Rusia do të bëhet stacioni, ku Kina do ta blejë karburantin me çmimin më të lirë, deri sa të thahet dhe më pas Kina ta hedhë në kosh të plehrave (E ardhmja do të tregojë këtë pikëpamje, sa e vërtetë do të jetë.) Dhe fundi për Putinin do të jetë i hidhur. Ai do ta lërë Rusinë me një ekonomi të shkatërruar dhe të rrënuar totalisht. Pakënaqësia popullore do të arrijë kulmin. Do të ketë një papunësi të madhe. Por ajo, që do të ketë më shumë rëndësi dhe do të zërë një vend shumë të rëndësishëm, është fakti, se kush do të jetë pasuesi i tij politik. Sepse precedentët e deritanishëm në Irak, Egjipt, Libi, etj kanë treguar, që pasiguria dhe kaosi politik, ekonomik dhe shoqëror post-revolucionar në këto vende vazhdon ende sot e kësaj dite. Në këto vende ka luftë civile. Vendet janë ndarë në zona influence të grupeve të ndryshme ushtarake. Prandaj frika dhe ankthi për vazhdimësinë politike në Rusi në vendet evropiane dhe SHBA ekziston jashtëzakonisht fort, sepse nuk duan të përsëriten gabimet e mëparshme. Në rastin më të keq, Rusia do të kaplohej nga një luftë e brendshme politike dhe ushtarake shumë e ashpër, ç`ka do ta çonte vendin drejt konflikteve dhe shpërbërjes totale. Kjo do të sillte gjithashtu luftën civile midis dhjetrave kombeve të ndryshme, që jetojnë aktualisht në Federatën Ruse. Prognoza e dytë post-Putin do të ishte gradimi i një personi tepër të besuar nga rrethi i ngushtë i Putinit dhe mundësitë më të mëdha i ka Nikolai Patruschew, i cili është influencuesi numër 1 i Putinit dhe këtë e përforcon edhe fakti, që ata të dy njihen që prej viteve `70, që kur ishin agjentë të KGB-së, pavarësisht, se në pjatën politike janë përfshirë edhe disa emra të tjerë, si Medvedev, i cili shihet nga amerikanët dhe evropianët më i pranueshmi, megjithëse në deklaratat e tij të fundit shihet si një politikan më radikalist, ndryshe nga çfarë ai ka qenë dhe e ka treguar veten. Nuk mund të lihen në harresë udhëheqësi çeçen Kadirov, i cili ëndërron të krijojë një shtet islamist radikal, shefi i “Wagner” Jevgeni Prigoschin, i njohur si “kuzhinieri i Putinit”. Por nuk përjashtohen edhe figura të tjera nën hije, që kanë një profil të ulët politik dhe publik. Megjithatë prognoza më e madhe është, që Patrushev të bëhet lideri i ri Rusisë për shkak të eksperiencës së madhe drejtuese, që ai ka. Prandaj SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhen të shqetësohen më shumë për ardhmërinë e lidershipit rus dhe të ardhmërisë së Federatës Ruse, sepse, nëse ata fokusohen sot për sot vetëm tek fitorja e Ukrainës ndaj Rusisë dhe harrojnë vazhdimësinë e mëtejshëm të udhëheqjes ruse, ky do të ishte gabimi më fatal, që mund të kishte pasoja katastrofike për ecurinë e marrëdhënieve ndërkombëtare midis Fuqive të Mëdha.
Më të lexuarat


Pse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?

Kush janë fitimtarët dhe humbësit e vërtetë të luftës?

Të gjithë që “shohin në ëndërr” pushtetin, premtojnë parajsën!

Bëju ballë forcave të liga frymore!

Antikomunizmi dhe viktimat e tij!

Integriteti si kapital politik

A po zhduket profesioni i mësuesit?

Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!
