BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Projekt-lufta” civile, pjesë e ëndrrës ushtaraketë “Sali babës” me 400 e ca hajdutë

“Projekt-lufta” civile, pjesë e ëndrrës

Është një plan i hollë, i detajuar me imtësinë më të madhe, i cili parashikon destabilizimin e Shqipërisë, për të arritur qëllimet e tyre afatgjata. Por planet e brendshme, asnjëherë nuk janë të shkëputura nga interesat gjeo-strategjike të fuqive të mëdha dhe shpesh ato ndodhin në hallkën më e dobët të situatës politiko-ekonomike të një vendi apo dhe rajoni.

Të dalësh hapur për realizimin tyre është disi e vështirë, por kancelaritë e interesave politike në bashkëpunim me zyrat shërbimeve sekrete duke studiuar dhe analizuar situatat që kalon një vend, në momente të caktuara, kur krijohen kushtet dhe premisat, i hedhin ato në qarkullim nëpërmjet subjekteve politike të një vendi të caktuar, të cilat edhe ato, për interesa të tyre i shfrytëzojnë duke tundur e brohoritur me banderola në duar. Aktualisht e njëjta situatë po ndodh dhe te ne, nga ku sipas skenarëve të caktuar nga e ashtuquajtura “Këshilli i ndrikullave” duke parakaluar me flamurin tonë kombëtar të rrethuar me më shumë flamuj amerikanë e evropianë nga ku në emër të “lirisë e demokracisë”, të shtetit të së “drejtës”, në emër të partneritetit dhe “integrimit” e deri te lufta kundër “oligarkëve”, nanurisin dhe ekzaltojnë shtresa të caktuara të popullit tonë duke sakatuar edhe unitetin e shqiptarëve si komb. Në fakt për hir të së vërtetës, që mbas vdekjes së legjendarit Enver Hoxha por dhe të tradhtisë së madhe me në krye renegatin R. Alia, ky unitet nuk ekziston më. 
Në kushtet e vendit tonë, qysh mbas sabotimit të socializmit, përgjatë tre dekadave “Baballarët e rinj të kombit” (Ndryshe nga ballistët klasikë me qylafë e dyfek në krah) u pasuruan aq shumë nëpërmjet vjedhjeve, aferave, allish-verisheve ku të fshehta e ku të hapura fare (bile edhe para kamerave) sa që do të habiteshin edhe vetë manjatët dhe bossët euro-amerikanë e deri te sheikët arabë, që nuk kishin qylaf me zhgabë si tanët, por nga një çallmë të bardhë përreth koke. Globi po ngelej me gisht në gojë nga aventurierët e mafies politike shqiptare, sikurse dhe më keq akoma me mafien e zakonshme të baronëve të drogës “Made in Albania”që kanë pushtuar kontinentet.

Ishte e kuptueshme, se asnjë masë parandaluese nuk do të kishte efekt nëse “Pastrimi” nuk do të fillonte nga sistemi i drejtësisë dhe me rradhë sipas një rendi të caktuar në të gjitha institucionet.
Kjo situatë do ti alarmonte aq shumë kriminelët e politikës, nga ku një pjesë e tyre ishin implikuar dhe në vjedhje e vrasje masive, sa që shpëtimin e tyre tani e shikojnë vetëm te destabilizimi i vendit.
Nëse hidhemi e shohim regjistrat e “të dhënave sinoptike” të shkuara do vërejmë se Presidenti Meta gjashtë muaj më parë kërkonte amnisti politike. Mirë por për cilët? Populli shqiptar si i i ndarë në simpatizantë të PS, PD, PR, PSD, PBDNJ apo dhe LSI-së nuk bëjnë politikë. Atëhere, për cilët do ishte kjo amnisti?! Kuptohet lehtë, do ishte për kriminelët dhe kupolat e këtyre partive të veshur me petkun e politikanit apo dhe të pushtetit. Krerët e partive me përjashtime shumë të rralla, janë pasanikë të mëdhenj dhe Presidenti ynë nuk ish aq budalla, sa t’ja linte partinë, psh L. Ramës apo P. Vasilit dhe jo rastësisht ja la trashëgimi Monit, sepse aty buron “Money-money”. Disa nga krerët e opozitës aktuale, sëbashku me disa aleatë të saj, kanë qenë vazhdimisht në bankën morale të të akuzuarit dhe po kjo opozitë sot mbrohet duke sulmuar, sepse dihet edhe nga pikëpamja ushtarake që mbrojtja më e mirë është sulmi dhe “Babë Sala” (që disa “të poshtër” i thonë Bam-bab- Sala) këto parime i njeh mirë, si luftëtar kundër popullit të vet dhe ideatori, apo dhe vënësi në praktikë për herë të parë, i luftës civile në Shqipëri e cila pati pasoja të tilla që do mbahet mend gjatë në memorien e këtij populli si Neroni i romakëve të lashtë që i vuri zjarrin Romës së tij.
Në kushte të tilla të krijuara dhe sajuara , shpejtësia marramendëse e vjedhjeve banditeske dhe vrapi i kriminalitetit të tyre ish aq e madh e galopant, sa që dhe vetë Evropa e Amerika po e kuptonin se kjo situatë domosdoshmërisht të çon në konfrontime sociale, sikurse qe ajo që pat ndodhur në vitin e mbrapshtë të ’97-tës, kështu që për ta kufizuar këtë fenomen, do t’u duheshin disa masa aq më tepër që dhe interesat e Rusisë në Ballkan janë të mëdha për shkak se një përqindje jo e vogël e këtyre vendeve janë “sllavfolës”, duke shfrytëzuar kështu me efikasitet, interesat etnike dhe prekur ndenjën nacionale të popujve, të këtij rajoni. Me këtë rast, Perandoria ruse e carëve të rinj të Kremlinit kërkojnë që edhe ata të shtyjnë dhe shtrijnë kufijtë e tyre në tërë gadishullin e Ballkanit. Për këtë qëllim, ata futen në tratativa të fshehta politike nëpërmjet zbulimeve të fshehta duke subvencionuar e financuar po fshehtas elementë të veçantë e struktura të caktuara politike, të cilat shiten dhe shesin veten e tyre për interesa pushteti.
Po si është e mundur, kur populli ynë ende në kushtet e varfërisë së madhe, në kushtet e një papunësie drejtvizore të njëtrajtshme, e pagave e pensioneve të ulëta, e pasigurisë për të ardhmen ekonomike dhe të jetës personale, të amullisë në prodhim dhe uljes së standardit të jetesës, duke braktisur çdo ditë e më shumë Atdheun (gati 1,5 milion të larguar) të shkojë i qorollepsur me “hosanra e ditirambe”partive e sidomos atyre partive, që i kanë dhënë provat si parti “neo-fashiste”? Pikërisht nisur edhe nga niveli i ulët i kuptimit të situatave, “atrofizimi i mendimit” në kusht të tilla, është i lehtë, sepse këto masa dhe shtresa të caktuara të popullit, besojnë verbërisht në sloganet mikluese të tyre të cilat sheqerosen me propagandën e tipit gebelsian duke u premtuar lumturinë por që në fakt ato... kurrë dhe për asnjë moment nuk mendojnë për aspiratat e popullit, por dhe as të simpatizantëve dhe elektoratit që kanë mbështetës.

Ato kanë qenë e ngelen, një mashtrim i madh me statut e me parime të cilat mendojnë e punojnë vetëm për shtresën e tyre, duke bërë kështu polarizimin e skajshëm të shoqërisë në të pasur e në të varfër. Aq sa të paskrupullt e të paprincipë por dhe të pacipë tregohen me njeri tjetrin në momente kur u preken interesat, po aq dashamirës e dashnorë të zjarrtë tregohen kur sinkronizohen në aleancat e pista me njëri tjetrin në grykësinë dhe etjen për pushtet me qëllim që këtë të fundit ta përdorin si instrument, për tu krijuar favore në drejtim të pasurimit të tyre të mëtejshëm. Çdo aleancë e tyre e re që ngrihet dhe çdo shkatërrim i aleancave të vjetra të tyre, në themel nuk ka çështjen e popullit, por shtypjen dhe shfrytëzimin e tij.
Situatat aktuale kanë një karakteristikë tjetër, të ndryshme, sepse Evropa dhe Amerika këmbëngulin në pastrimin e aparateve shtetërore nga”kusarokracia”. Ata e dinë fort mirë, se me kalimin e kohës nëse do të vazhdohej kështu, kjo do të revoltonte të gjithë popullin si në krizën e ’97-tës dhe që “Sali bam-bam-bambi” i mashtroi me rrezikun e rebelimit komunist. Po është e vërtetë që i mashtroi një herë, por nuk i mashtron dot për herë të dytë edhe pse Meta ish betuar se do ja ngjishte vetes me kobure për hir të vatanit që po i shkon drejt katastrofës. Të jetë kjo arsyeja apo është vetë ajo “kusarokracia” që si minjtë në anije e parandiejnë mbytjen e saj dhe kërkojnë të shpëtojnë qoftë edhe duke u kapur mbas shtizës së flamurit. 
“Projekt lufta civile” e gatur në kuzhinën Sali Babës me 400 e më shumë hajdutë, është e ka për të mbetur pjellë e imagjinatës së tij të sëmurë. Ethet e gjakut atë mund ta kapin përsëri, por popullin nuk e kapin. Mund t’i organizojë falangat e tij në emër të mbrojtjes së demokracisë, por gjithsesi Shqipëria dhe populli i saj s’mund të mbahet peng. Ajo do të dijë ti ruaj bijtë e vet për të mos i përdorur si mish për top për, të ruajtur intimet “Big Berish Family”, “Golden Meta”, “Dog wars of Medi Gërdeci”, “Money-Mony” etj.
Megjithatë koha do të tregojë përsëri se aleanca të tjera do krijohen e të vjetra do të prishen. Ata që pështynin në surrat njeri tjetrin, së afërmi nuk është çudi t’i shohim të përqafuar . Me sa duket jo vetëm që korrupsioni do goditet me granata sfungjeri, por dhe hierarkët e lartë do “vrasin veten” me thika llastiku që përdor kinematografia. Evropa e Amerika do ti falë duke u thënë: Qafira mos vidhni më! Ikni tani, se s’ka as burg që mëkatet tuja i nxë! (Jo që do të duheshin aq shumë burgje)! Sala do jetë plakur, do jetë kërrusur por me shikimin e ujkut sykuq do përjetojë me ankth të nesërmen. Vallë e kanë me të vërtetë ndërkombëtarët apo tallen me mue?! Basha e ka më mirë nga të gjithë po ja hodhi dhe kësaj here, do kandidojë si Saliu dikur Kryeministër dhe po qe se nuk bëhet dot kryeministër i Shqipërisë, meqënsë ka dhe pasaportën holandeze, nuk është çudi që të kandidojë atje bile dhe për kryeministër. Me atë rast besoj se Luli do e ndihmojë Shqipërinë (Apo jo Lul?!..). Po Rama?! Rama do gëzojë se ja hodhi! I thanë ik e ai nuk iku. Sala bam- bam- bam..e ai tutje! Ai do t’i bëjë përsëri miq e po t’i jepet rasti do t’i propozonte për President boll të ruaj karrigen për “sumatriçen”, dhe oborrin e tij qeveritar. Në konfidencë ka për t’u thënë: Jo mor burrë se unë nuk desha t’ju dënoja po çfarë me i bo Evropës e Amerikës! Hajt mo se kshuna e ka kjo punë, llogje Kavoje!

Nga Ylli MEÇE