BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Opinion / Editorial

Prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politike pa kurajo dhe ne jo seriozë me demokracinë!

Prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politike pa kurajo dhe ne

Në intervistën e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, tashmë është e qartë se politika e State Department dhe në përgjithësi ajo amerikane, e di mjaft mirë kush janë fajtorët e mëdhenj që Shqipëria është pikërisht në ditët e tilla! Kjo intervistë është saktësisht ajo që duhet të jetë dy javë para zgjedhjeve dhe nuk ka rëndësi që dikush e interpreton si “opozitë” dhe dikush nuk “kujtohet” si pozitë. Në fakt, intervista e saj ose përgjigjet janë plotësisht në linjë të qartë mbi fajtorët e situatës prej 30 vitesh në post komunizëm dhe ato që mendojnë se Kim apo SHBA është me këtë apo atë, gabojnë, sepse lidershipi i botës demokratike nuk është kurrë me miqtë “me atë ose më këtë”! Pyetjes: Çfarë mungon? Zonja Kim i përgjigjet në mënyrë serioze kështu: Ajo që mungon është (të jem e ndershme) është kurajo. Dhe mendoj se kemi pasur raste kur është treguar kurajo. Mendoj se duhet të shohim më shumë. Kam besim që investimi i Amerikës tek reforma në drejtësi, tek SPAK, do t’ia vlejë, por ky është një moment i vështirë. Siç e them shpesh, reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, e lehtë, apo e përsosur, por po fillojmë të shohim rezultate - citim nga gazeta SOT! Zonja ambasadore tashmë respekton ligjin e dekriminalizimit, por në atë ligj seriozisht mungon Zvicra si vend krimi e droge për shqiptarët, që pastaj i ngjishen partive për t’u bërë deputetë dhe po ashtu dhe Kosova! Prandaj duhet amenduar. Ajo tha: do të kthehemi tek reforma në drejtësi dhe rezultatet. Dua të marr pak minuta të tjera për zgjedhjet. Shqipëria ka një nga ligjet më të ashpra të dekriminalizimit, por ka opinione dhe përpjekje, përfshi deputetë nga kjo legjislaturë, që ligji duhet amenduar që të përfshijë persona që kanë kryer dënime në vende si Zvicra, Kosova, për të mos përmendur listën e zezë të SHBA. Zonja Kim i bën të qartë për shumë herë se “ata persona që ju ndalohet hyrja në SHBA” do të thotë se janë fajtorë të mëdhenj dhe të vërtetuar nga State Department e institucionet e sigurisë së SHBA-ve! Biles dhe ka fakte plot që mund të serviren dhe disa akoma më të rëndësi që janë jo të servirshëm, por që duhet kuptuar se janë dashur mund dhe vite për t’u siguruar! Ajo thotë se: Ka mjaft boshllëqe dhe mendoj se votuesit shqiptarë janë të mençur. E dinë se kush bën dhe çfarë. Kur kërkoni ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ju kemi treguar qartë se kush nuk duhet të jetë në Parlament, kush nuk duhet t’ju përfaqësojë. Ky person është dikush të cilit i ndalohet të hyjë në Shtetet e Bashkuara, në të gjithë vendin, nga Sekretari i Shtetit, për korrupsion madhor, ndaj mendoj që kjo ka më shumë peshë se çfarëdo fatura dyqanesh që paguan, çfarëdo fature spitali që ka paguar. Fakti që vjen në dasmën e vajzës tënde nuk do të thotë se është njeri i mirë. Dakord? E kjo është një nga denoncimet më të mëdha që zonja Kim, bën për persona tashmë të qartë dhe sigurisht tërheq vëmendje për shqiptarët që nuk duhet të respektojnë me votë të fortët dhe kriminelët pse bëjnë ndonjë të mirë elektorale! Ajo vazhdon se: ndaj, mendoj se votuesit duhet ta mendojnë këtë. Duhet të vrasin mendjen, kur kriminelët dhe të tjerët vijnë tek ata për t’iu blerë votat… Pse i quaj kriminelë? Sepse përpjekja për të blerë vota është një krim ndaj jeni një kriminel. Nëse përpiqeni të blini një votë, jeni një kriminel. Për votuesit, duhet të vendosin. Do ta shes pushtetin që kam? Do ta shes dinjitetin? Do ta shes të ardhmen e fëmijëve? Mendoj se përgjigja duhet të jetë: Jo. Nëse dikush s’ka bërë asgjë për ty, përveç gjërave të tmerrshme, duke vjedhur nga publiku për 4 vjet apo sado gjatë dhe pastaj para zgjedhjeve vjen dhe paguan faturat e tua, ose të jep një iPhone të përdorur, e dini, ju vleni më shumë se kaq. Shqipëria vlen më shumë se aq. Fëmijët e Shqipërisë vlejnë më shumë se aq, prandaj ky është një çast i vërtetë. Mos e merrni lehtë; mos shisni votën; mos u përpiqni të blini një votë dhe nëse e blini, duhet të shkoni në burg dhe shpresoj se prokurorët kudo në vend do t’i marrin detyrat e tyre seriozisht. E di që ka shumë ankesa nga zgjedhjet e fundit, që njerëzit që qartësisht kryen krime nuk u ndoqën penalisht. Nuk mendoj se duhet të ndodhë edhe këtë herë. Kjo është një situatë ku mendoj se njerëzit kanë të drejtë të jenë të inatosur; kanë të drejtë të jenë të pakënaqur dhe kanë të drejtë të kërkojnë drejtësi dhe të kërkojnë llogari. E sigurisht akuza është akoma më e fortë kur ambasadorja thotë: kemi institucione apo prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politikë që nuk kanë kurajë dhe duket se shpresa juaj e fundit më e mirë janë votuesit shqiptarë? Po pra po shqiptarët, por dhe shqiptarët sikur nuk e kanë kaq seriozisht me demokracinë. Prandaj ajo (zonja Kim) për të treguar se shqiptarët, i ankohen apo ankohen në përgjithësi se tashmë ju ka ardhur në majë të hundës me kriminelët dhe vazhdojnë po t’i shikojnë në lista t’i votojnë – thotë: Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në Parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë ua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Më qartë se sa kaq me shqiptarët nuk mund të shprehej askush dhe me sa duket SHBA-të dhe politika e saj, nuk ka më dorashka me vetë popullin shqiptar që ankohet dhe pastaj nuk e ka seriozisht me demokracinë që kur voton dhe pranon kriminelët! Zonja Kim dhe SHBA-të nuk kanë të preferuar, sepse sigurisht një komb dhe shtet i tillë mik i joni nuk ka veçmas partner dhe miq preferencialë te populli shqiptar prandaj ajo tha: A kemi një kandidat të preferuar? Jo, nuk kemi. Nuk është ky pozicioni i Shteteve të Bashkuara. Ajo për të cilën vrasim mendjen janë institucionet dhe proceset. Dhe, prandaj nuk flas për këtë kandidat apo atë kandidat, këtë apo atë parti, por flas për rëndësinë, rëndësinë kritike që ka që të sigurohemi që rregullat dhe proceset janë të ndershme, janë transparente, që fusha e lojës është e njëjtë për të gjithë dhe që rregullat të zbatohen edhe në kohë, që të gjithë të kenë të njëjtat shanse. Kjo është ajo për të cilën kemi interes. Prandaj është e qartë se SHBA-të e dinë se “kemi prokurorë të ndrojtur, udhëheqës politikë pa kurajo dhe ne ose populli si jo serioz me demokracinë që kur votojmë apo shitemi te kriminelët e votës dhe të krimit në përgjithësi”! E sigurisht që ka të drejtë.