BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçar! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Prokuroria, si avokat Bokaçia, tepër vonë apo më mirë vonë se kurrë!?   

Prokuroria, si avokat Bokaçia, tepër vonë apo më mirë

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ka firmosur më së fundi urdhrin që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj. Të dy këta persona të ndaluar, kanë pranuar të jenë të penduarit e drejtësisë. Vendimi është nënshkruar nga 3 prokurorët e dosjes Operacioni, “Plumbi i artë”,konkretisht nga prokurorët, D. Musabelliu, A. Dumani dhe B. Dibra. Përmes këtij urdhëri paralajmërohet se kush shkel këtë vendim, do të burgoset deri në 6 vite burg, siç e parashikon neni 295/a.Sipas këtij neni i cili thekson:"Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”. Një vendim i tillë ka ardhur pas publikimeve në media të dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhaj të cilët me anë të dëshmive të tyre kanë arritur që të zbardhin ngjarjet më të bujshme kriminale të 10 viteve të fundit. Megjithatë, duhet theksuar se kjo dosje ka rrjedhur në media nga vetë institucionet e drejtësisë, prej atyre që i kanë dosjet mbi tavolinat e punës.Dosjet nuk i kanë vjedhur ordinerët e rrugës Sekretet kanë dalë nga rjetat e “peshaktarëve’ të ligjit. Pikrisht nga ata që e kanë detyrë parësore ta mbrojnë dhe ruajnë sekretin e hetimit me fanatizëm.Ende nuk dihet se cili,me emër,mbiemër,adresë dhe funksionin që mbanë dhe pse ka bërë publike informacione që duhen mbyllur në njëqint çelasa pasi nuk janë për konsum të gjerë deri sa të zbardhen provat dhe të  ndalohen ata që dalin nga dëshmitë e dëshmitarëve të penduar të drejtësisë që shumë prej tyre enden nëpër rrugët e Shqipërisë ose janë tulatur deri sa të qetsohen ujërat e të frynë erërat e harresës,Si gjithënjë në këto tri dekada,më parë informacionet, top sekret të dëshmitarëve, provat, faktet, emrat e kriminelëve dhe vrasësve me pagesë apo për hakmarrje të vjetra e të reja, larje hesapesh,prishje të pazareve të drogës apo inate të hershme,dalin në pazar,marrin dhenë, bëhen virale, publike, shfaqen në dritë të diellit, se sa debatohen në sallat e gjyqësorit nga togat e zeza. Po si rjedh ky informacion edhe pse ka ligje dhe kritere që vënë para përgjegjësisë cilindo që hap deriçkën  e kasafortës dhe lë të rjedhin innformacine të rezervuara me të cilat tirren në mjedise që nuk i lidh asgjë me informacionet që dalin nga ata që e kanë për detyrë ti ruajnë si të shenjta deri sa të përfundojnë çështjet dhe të vihet ligji në vend? Logjika të thotë se bëhen pazare. U jepet kohë të largohen të nominuarit. Ikin prapa diellit në cepat e  globit, ata që duhet të jenë në sallat e gjyqit, para trupit gjykues dhe ricikohen në akte të rënda kriminale. Po nuk është vetëm kjo. Më  i rrezikshëm është fakti që dëshmitë e dëshmitarëve të drejtësisë nxisin krimin dhe hakmarjen, ashpërsojnë konfliktet që në botën e krimit janë baraz me marrje jete.Po si dalin këto sekrete dhe cilat janë mekanizmat e padukshëm që hapin shtigjet nga rjedh ky informacion që e dinë shumë pak veta? Kush e ka privilegjin të ketë informacione të tilla të cilat konsiderohen të klasifikuara dhe mbyllen në njëqint kasaforta e nuk dalin për vite të tëra në dritë të diellit?Jo për mungesë transparence, po pikërisht për të ruajtur dëshmitarët dhe mos cënim të prceseve gjyqësore të cilat shumë herë dështojnë, thjesht prej rjedhjes së informacioneve që janë eksluzivitet vetëm i trupave,të prokurorëve, policisë dhe  oficerëëve të policisë gjyqësore. Dhe këto rjedhje sekretesh ndodhin deri në shkallët më të larta të prokurisë pasi behët fjalë për krimin e organizuar që për tri dekada ka shuar famije dhe jetë të shumta njerëzore. Ligji njeh  të drejtën që të ndaluarit në procedim penal të bëhen dëshimtarë të penduar të drejtësisë pasi kanë informacione  që i shërbejnë zbulimit të çështjeve të rëndsishme.Këtu nuk ka pse të vihet gishti mbi median që i bën publike dëshmitë e rezervuara dhe që janë sekret të hetimit.Ajo është hallka e fundit e publikimit të sekreteve.Media bën lajmësin. Dhe dihet vlera e sensacionit në media.Lakmi paguhet!  Së pari fajtorët e vërtetë janë ata që e zotrojnë këtë informacion që nuk është publik, është vetëm për një rreth shumë të ngusht prokurorësh apo gjyqtarësh. Në këtë mënyrë urdhëri më i fundit i prokurorëve, kërcënimi me burg, është në tallje me atë që ka ndodhur,jo sot po që në krye të herës. Hetime bëhen në të gjitha sistemet. Të tilla për çështje të rëndomta e serioze, bëheshin edhe në sistemin që përmbysëm. Po cili do gjente qoft edhe një rast të vetëm që një hetues apo prokuror në dikaturë të nxirrte në mejdan fakte dhe prova nga dëshmitë e dëshmitarëve apo atyre që jepnin infomacione të fshehta. Askush! Kjo ishte herezi. Dhe diktatura të këpuste kokën.Të fuste shtatë pashë nën dhe.Po sot? Rjedhja e informacioneve nga ata që e kanë detyrë numër një mbrojtjen e tyre tek ne ka fituar të drejtën e qytetarisë.Gardianët e sekreteve i mbajnë linjat e komunikimit me ekspertët e gazetarisë invesigative të çelura njëzetë ekatër orë. Mburren se zotrojnë sekrete të mëdha. Janë individ të rëndësishëm. Dhe në këtë mënyrë në tri dekada demokraci, portat e prokurorisë janë shqyer dhe çelast janë hedhur në det. Sekreteve u ka mbetur vetëm jehona. Prokurorë e të ngarkuar me ligj më shpejt e shfaqin dosjen në media sa e lexojnë për vete.Në rrethana të tilla, media nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse i ka prezantuar ato përpara publikut, për një ngjarje me interes të lartë.  Ata që duhet ta ruajnë sekretin e hedhin në erë atë. Dihet që ka masa të rrepta ndaj kujdo që guxon të kryej akte të tilla dekonspirimi. Po kjo është kthyer tanimë në modë. Është bërë virale. Llafazanëria, shitet e blihet me pesë pare. Ndodh një arrestim në mëngjes dhe në mbrëmje mbushen ekranet me shifra, emra,bëma, adresa, lagje, numra telefoni, vendndodhje të kriminelëve,  e fakte tronditëse që mbjellin pesimizëm tek qytetarët dhe entusiazëm të kriminelët. Mburren gazetarët e sekreteve, invesitigativët e famshëm që bëjnë sikur dinë më shumë se vet ata që i kanë dosjet. Në këto kushte të parët që duhen dënuar janë kolgët e urdhërit më të fundit. Në se ata nuk hapin qesen dhe nuk i nxjerrin petët lakrorit, zor të rjedhin informacione të tilla që trondisin tërë shoqërinë dhe ricklojnë krimin. Të parët që meritojnë dënime, jo gjashtë vite, po burg  të përjetshëm,janë ata që shteti u ka besuar  sekrete të rëndësishme. Po sekretet nuk lëshohen badiava. Shumë herë shiten si frëngu pulën për të ushqyer sensacionet e për të bërë lajme bombastike. Kështu ka ngjarë qëmoti. Tridhjetë vjet me radhë.Kjo është hera e n-të. Është seriale, Pa limit. Deri sot askujt nuk i ka ndodhur asgjë. Ata, rujatsit e thesareve të sekreteve të mëdha as qerpiku nuk iu është dredhur. Tani me urdhërin më të fundit ka ndodhur si me avokat Bokaçen në Sarandën e viteve pesëdhjetë. Avokati i njohur ishte në hall dhe priste të futej në tualetin e vetëm të qytetit.Po dera nuk hapej. Koha kalonte dhe sikleti e shtërngonte deri sa e bëri në pantallona. Dhe në fund kur dera u hap, qytetari që kishte mbaruar punë dhe e njihte avokatin i kërkoi ndjesë dhe i tregoi derën e hapur.E ke radhën avokat, i tha me ngadal. Po avokati, vuri buzën në gaz dhe iu drejtua me fjalët që kanë mbetur emblematike për më shumë se shtatëdhjetë vite kur është fjala për zgjidhje të vonuara, kur e ka marë ferra uratën ose hidhen ca pushkë pas dasme.Vonë, tepër vonë biri im, i tha avokati. Gjithëçka kishte përfundur në pantallona. Kështu edhe me urdhërin më të fundit sikur është një shpikje e madhe. Mos vallë prokuroria jonë shkon pas proverbës së njohur: “Më mirë vonë se kurrë” Po tani prokurorëve  i ka ndodhur  si me avokat Bokaçen. Tepër vonë. Shumë, shumë vonë. Po nejse ka një ngushëllim. Më mirë vonë se kurrë dhe prokuroria u bë më në fund superburrë!