BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e ndërtimit dhe veçanërisht për Institutin e Ndërtimit...

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e

Duke marrë shkasë nga zjarri i ndodhur në një pallat në Tiranë... Zjarri ishte kryesisht në sipërfaqen e jashtme (fasadë) dhe në dy tre hyrje edhe brenda.... Këto të dhëna nga informacionet e institucioneve përkatëse. Pse ka ndodhur zjarri ?! Sipas gjykimit tim, si specialist mbi 40-vjeçar i plastikës, nuk mund të rri indiferent, duke dhënë kështu mendimin tim... Pallati është veshur me kapotë polistiroli dhe i suvatuar me shtresë inerte nga jashtë. Polistiroli i ekspanduar (në formë shkume) quhet dhe stiropor. Në terma kimike polistiroli është një hidrokarbur me zinxhir të gjatë atomesh karboni që u bashkëngjiten grupet fenilike. Formula kimike është (C8H18)n, pra është një hidrokarbur aromatik që digjet duke dhënë monoksid karboni dioksid karboni dhe ujë (avuj).... Polistiroli është i ndezshëm dhe klasifikohet sipas DIN 4102 si një produkt me simbolin "B3" që do të thotë ekstremisht i ndezshëm... Edhe pse është një izolant efikas optimal, falë strukturës së tij me celula të mbyllura, ku 98 % është boshllëk, përdorimi i tij është i ndaluar në çdo instalim të ekspozuar në ndërtimin e ndërtesave, nëse materiali nuk është i pandezshëm, gjë që realizohet duke shtuar gjatë polimerizimit, shtesa kimike që shuajnë flakët. Në rast se polistiroli nuk mbart këtë veti specifike atëherë panelet e ekspozuara prej tij, duhet të fshihen midis ose prapa fletëve metalike apo blloqeve të betonit, mureve të tullave dhe midis shtresave të tarracave... Materialet e fryra prej polistiroli janë ndezur aksidentalisht duke shkaktuar zjarre të mëdha, siç është rasti në aeroportin ndërkombëtar të Dusseldorfit. Meqenëse polistiroli ka një vlerë të lartë kalorifike dhe krahasohet me qymyrin dhe petrolin, mbetjet e tij janë problem në gjithë botën, prandaj ato digjen duke dhënë energji termike dhe elektrike... Gjithçka e thënë më sipër, lidhur me polistirolin bazohet në studime e kërkime, që kanë bërë me kohë eksperimentues e shkencëtarë të tjerë për izolueshmërinë e djegshmërinë e polistirolit, të dhëna këto të ngurtësuara në Normativa Europiane, siç është dhe CE 1935/2004. Këto mendime e vlerësime modeste duhet të kihen parasysh nga të gjitha Bashkitë e vendit që jo vetëm lejojnë, por edhe stimulojnë pagesën 50% të kostos për veshjen e pallateve. Edhe firmat e ndërtimit të mos luajnë rolin e të paditurit, por të ndalohen e të ndërgjegjësohen për rreziqet që mund të shkaktohen me zjarret. Nuk duhet lënë jashtë vëmendjes Instituti i Ndërtimit, i cili duhet të përfshihet seriozisht duke vënë vija kufizuese të përdorimit dhe kushtet teknike duke krijuar kështu bazën për vendime nga institucionet përkatëse.